11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 636

Nait Hasani flet për takimin e tij të fundit me Adem Jasharin

0

Nait Hasani në “DPT te Fidani” ka treguar se kur ishte hera e fundit që kishte takuar komandantin legjendar, Adem Jasharin.

“Me Adem Jasharin jam taku në fund të vitit 1994 dhe në vazhdimësi deri kur kam ra në burg, data e fundit ka qenë më 17 janar të vitit 1997 bashkë me Rexhep Selimin. Jemi taku pas shpërthimit të bombës në Prishtinë, kemi diskutu se cilat hapa të mëtutjeshëm me i marrë”, tha Hasani, transmeton Klankosova.tv

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/951142360419670

Ndërkaq, Hasani tha posahtu se vdekja për luftëtarët ishte asgjë.

“Kam hy në luftë, në luftë nuk dihet kush del i gjallë, as që e kam mendu që muj me shpëtu, e kam mendu qe në çdo vend muj me u vra. Kam qenë në të gjithë territorin e Kosovës, natën vetëm”, tha ai.

 

Goditi policin me motoçikletë, arrestohet një person në Prizren

0

Një polic është goditur me motoçikletë në Prizren

Personi që kreu aktin është arrestuar.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

I dyshuari akuzohet për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar./GazetaSinjali/

Dragashi shënon 17-vjetorin e Pavarësisë me homazhe dhe aktivitete festive

0

Në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Dragashit organizoi një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe festive, nën patronatin e kryetarit të Komunës, Bexhet Xheladini.

Ceremonitë nisën me një Seancë Solemne në sallën e Kuvendit Komunal, e udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj. Në këtë seancë morën pjesë përfaqësues të ekzekutivit dhe legjislativit lokal, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, institucioneve të sigurisë, fetare, arsimore, partive politike, mediave dhe qytetarë.

Në fjalën e saj, Arijeta Skeraj theksoi rëndësinë e kësaj date historike dhe uroi qytetarët, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Kryetari Bexhet Xheladini, në emër të qytetarëve të Dragashit, vlerësoi sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për shtetësinë e Kosovës.

Me fjalë përshëndetëse iu drejtuan të pranishmëve edhe nënkryetari për Komunitete, Fejsal Halilovic, përfaqësuesi i OVL të UÇK-së, Salih Shala, dhe përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve, Ymridin Gërdellaj.

Pas seancës, përfaqësuesit institucionalë dhe qytetarët bënë homazhe te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe Buqe, si dhe te pllaka përkujtimore e dëshmorit turk, Husein Kutlu.

Aktivitetet përfunduan me një program artistik të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës në Dragash, ku artistë vendas performuan këngë dhe poezi të dedikuara Pavarësisë së Kosovës./PrizrenPress.com/

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Durrësin për të festuar Ditën e Pavarësisë

0

Durrësi nuk është vetëm një destinacion veror, por një vend ku shqiptarët e Kosovës ndihen si në shtëpinë e tyre. Për këtë arsye ata kanë zgjedhur që ditën e Pavarësisë ta festojnë në Durrës. Arsyet se përse një numër i madh qytetarësh nga Kosova zgjodhën Durrësin, i tregojnë vetë ata.

“Na pëlqen Shqipëria, ne jemi të dhënë pas Shqipërisë, e ëndërrojmë të vijmë të bëjmë një pushim këtu, kënaqemi në të dy vendet, por ne llogarisim që Shqipëria është nëna jonë, motra me nënën janë bashkë, prandaj kemi ardhur këtu”, thotë një grua.

“Janë disa arsye pse zgjedhim Durrësin, së pari ofertat e volitshme, afërsia që kemi me Shqipërinë, Kosovën e kemi aty, Durrësin e shfrytëzojmë për festa, është e disata herë që vijmë këtu.”

“Është bukuri e Shqipërisë, mikpritja është e bukur, është hera e parë që e festojmë Pavarësinë në Durrës, u kënaqëm këtu, tani shkojmë e festojmë në Kosovë”, shprehet një burrë.

Shqiptarët e Kosovës njihen për besnikërinë të tyre për të pushuar në Shqipëri. Prurjet turistike këtë vit kanë qenë të larta, sidomos gjatë festës së Pavarësisë duke mbushur njësitë akomoduese dhe restorantet e Durrësit.

“Këtë vit ka pasur një prurje shumë të madhe turistësh nga Kosova, ky vit ka mbushur rivierën e të gjithë rivierës së Durrësit plot. Pavarësia e Kosovës në Durrës ka një rëndësi të veçantë, festohet në të gjithë hotelet e Durrësit, festohet me të njëjtin ritëm si të ishte Pavarësia e Shqipërisë. Organizimi që bëhet me muzikë, gatimet kosovare dhe shqiptare. Festa ka rastisur në një fundjavë të gjatë, kanë qëndruar 3-4 ditë në Shqipëri”, tregon Blerim Norja, operator turistik.

Durrësi vazhdon të mbetet një destinacion i dashur për shqiptarët e Kosovës. Jo vetëm për bukurinë natyrore dhe ofertat e tij turistike, por mbi të gjitha, për ndjenjën e përkatësisë që ky vend u ofron./Euronews Albania/

Muzeu “Nënë Tereza” hap dyert në Prizren si simbol i humanizmit dhe trashëgimisë

0

Në një atmosferë solemne dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe personaliteteve të shquara, sot u hap zyrtarisht Muzeu “Nënë Tereza” në Prizren. Ky moment historik u zhvillua në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke i dhënë kësaj dite një domethënie të veçantë, përcjell PrizrenPress.

Muzeu, i dedikuar jetës dhe veprës së shenjtores shqiptare, përmban dokumente dhe fotografi që pasqyrojnë humanizmin dhe përkushtimin e Nënë Terezës ndaj njerëzimit. Si një institucion kulturor, ai synon të bëhet një qendër inspirimi dhe reflektimi për brezat e ardhshëm.

Përurimi i Muzeut “Nënë Tereza” jo vetëm që pasuron trashëgiminë kulturore të Prizrenit, por gjithashtu e bën atë një pikë tërheqëse për studiuesit, turistët dhe admiruesit e figurës madhështore të Nënë Terezës. Ky muze pritet të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave humanitare dhe shpirtërore të saj./PrizrenPress.com/

Malisheva shënon 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

0

Në Malishevë janë zhvilluar sot aktivitetet zyrtare për shënimin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Këto aktivitete, të cilat kishin nisur disa ditë më parë nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, kulmuan me mbajtjen e një mbledhjeje solemne të Kuvendit të Komunës dhe me homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit.

Në mbledhjen solemne, përveç anëtarëve të Kuvendit, morën pjesë edhe familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë. Fjalimet e rastit u mbajtën nga kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, kryesuesi i Kuvendit, Argjend Thaçi, dhe përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Feriz Krasniqi.

Në fjalën e tij, kryetari Kastrati vlerësoi lart sakrificën e popullit shqiptar për liri, e cila kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008. Ai theksoi se dëshmorët janë më meritorët për këtë arritje dhe shtoi se angazhimi për realizimin e aspiratave kombëtare, përfshirë anëtarësimin në BE dhe NATO, do të vazhdojë.

Kryesuesi i Kuvendit, Argjend Thaçi, foli për sakrificën e brezave të tërë për liri, duke nënvizuar kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për pavarësinë. Ai theksoi se rruga e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike mbetet synim kryesor.

Në emër të OVL të UÇK-së në Malishevë, Feriz Krasniqi uroi popullin shqiptar për Ditën e Pavarësisë dhe rikujtoi përpjekjet e vazhdueshme për liri, të cilat kulmuan me luftën e UÇK-së.
Të gjithë folësit shprehën edhe njëherë pakënaqësinë e tyre për faktin që, tash e disa vite, Dita e Pavarësisë po shënohet pa praninë e krerëve të luftës, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë.
Pas mbledhjes solemne, vijuan homazhet dhe nderimet te varrezat e dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe në kompleksin memorial në Prekaz./PrizrenPress.com/

Numërimi i votave arrin 73.23% – procesi përfundon në 19 komuna

0

Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), deri në përfundim të ditës së diel, 16 shkurt, janë numëruar 73.23% e vendvotimeve, përkatësisht 1,855 nga 2,533 vendvotime në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

“Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 19 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, thhuhet në njoftimin e KQZ-së.

Ndërkohë, procesi i numërimit do të vazhdojë ditën e martë në 19 Qendra Komunale të Numërimit, për të përmbyllur fazën e llogaritjes së votave të kandidatëve për deputetë./PrizrenPress.com/

Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

0

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, bashkë me zyrtarë komunalë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe qytetarë, kanë zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.

Gjatë ceremonisë përkujtimore, u vendosën kurora lulesh në nderim të atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e shtetësinë e Kosovës, për të mos harruar të kaluarën e lavdishme dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt e të zhvilluar.

Lavdi dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë!/PrizrenPress.com/

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Me seancë solemne, Kuvendi i Komunës së Prizrenit shënoi 17-vjetorin e Pavarësisë

0

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mbajti sot seancë solemne me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, familje të dëshmorëve, shoqata të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë.

Në këtë ditë të rëndësishme historike u rikujtua me krenari sakrifica e dëshmorëve dhe e gjithë atyre që kontribuan në rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit, përpjekjet e brezave të mëparshëm dhe rezistenca e popullit të Kosovës, e cila kulmoi me shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Urime përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës!/PrizrenPress.com/

Rita Ora: Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim

0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka uruar adhuruesit e saj kosovarë.

“Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim”, ka shkruar ajo.

Ora ka ndarë edhe një video të shkurtër ku shihet duke kërcyer kur ishte fëmijë.