Erdogan kap ‘skuadrën e rrëmbimit’ dhe revoltohet me Gjermaninë

Një grup ushtarësh, që dyshohej se do të kapnin presidentin Erdogan gjatë grushtit të shtetit në Turqi, janë arrestuar.

Mediat thonë se të arratisurit janë kapur nga forcat speciale në një zonë pyjore.

Mes ushtarëve dhe forcave speciale ka pasur shkëmbim zjarri, por asnjë të lënduar.

11 persona janë arrestuar.

Erdogan ishte me pushime në një hotel luksoz, kur ndodhi grushti i shtetit.

Ndërkohë të dielën, të paktën 35 mijë persona dolën në një tubim pro-Erdogan në Këln të Gjermanisë.

Por Turqia u zemërua pasi një gjykatë gjermane nuk lejoi që Erdogan të përshëndeste tubimin me anë të një video-link.

“Ky është një turp për demokracinë gjermane,” bëri të ditur Ankaraja zyrtare.

Gjykata gjermane deklaroi se mesazhet e Erdogan mund të krijojnë tension mes 3 milionë turqve që jetojnë në Gjermani.

Ndërkohë në Këln pati edhe një anti-miting kundër Erdogan, me një pjesëmarrje shumë të vogël.

Nga ana e saj, e përditshmja Bild i është përgjigjur deklaratave të Ankarasë për demokracinë gjermane, duke kujtuar se në Gjermani lejohet të protestosh kundër qeverisë, lejohet liria e medias dhe e lëvizjes, por mbi të gjitha pranohet historia.

“Në Gjermani, mohimi i Holokaustit është vepër penale. Në Turqi dënohesh nëse e quan genocid vrasjen e një milion armenëve”, shkruan gazeta.

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit