20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Miliarderja Paris Hilton frikësohet nga ISIS

Trashëgimtarja e pasur, Paris Hilton, ka thënë se ka frikë që ajo mund të jetë shënjestra e radhës e ISIS-it, sepse është e pasur dhe e famshme. Duke folur për revistën spanjolle, Diario de Ibiza, ajo është ankuar se statusi i saj mund t’i kushtojë me jetë.

“Pas sulmeve në Francë dhe në Gjermani, vazhdimisht mendoj për veten. Kjo që ndodh është e tmerrshme. Më mundon kjo dhe jam e shqetësuar”.

“Udhëtoj shpesh dhe kam frikë kur mendoj për gjërat e këtilla. Shpesh lëviz nga një vend në tjetrin dhe jam personalitet i njohur, gjë që më bën shënjestër për sulm dhe më tmerron”, ka deklaruar Hilton.

Megjithatë, ajo është zotuar se nuk do të angazhojë truproja si personalitetet tjera të njohura.

“Kujdesem vet për veten. Gjithmonë shkoj vet, pa sigurim. Shumë të njohur kanë deri në 10 truproja, por mua më pëlqen të dal me miqtë e mi dhe të jem normale si krejt të tjerët”, ka shtuar ajo.

Më Shumë

Bashkimi nis serinë finale me humbje ndaj Trepçës

Bashkimi e ka nisur me humbje serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Trepça me rezultat 94:79 në palestrën “Minatori”...

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“V. Kryeziu” në Rahovec sjell zgjidhje moderne dhe profesionale për rregullimin e hapësirave tuaja të jashtme, me elegancë, cilësi dhe përkushtim në çdo detaj....

Lajmet e Fundit