15.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

Dy ministri rikthejnë në rishqyrtim vendimet e Kuvendit të Prizrenit

Të hënën është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa të Kuvendit të Prizrenit, ku janë përcaktuar pikat e rendit të ditës për seancën e radhës së organit më të lartë legjislativ të komunës.

Pas mbledhjes së KPF-së, në të cilën mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Ramadan Muja.

Para medieve ka folur kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, i cili ka bërë të ditur se ndër pikat që më së shumti janë debatuar në takim, kanë qenë ato që kanë të bëjnë me kërkesën e MAPL rishqyrtimin e vendimit të të datës 24 maj të vitit 2016, për dhënien në shfrytëzim të pronës për KRU “Hidroregjioni jugor” për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Vlashnje, rishqyrtimin e vendimit të datës 28 prill 2016, për lejimin e hartimit të hartave zonale të komunës, si dhe kërkesa e MAPH për rishqyrtimin e vendimit po të datës 28 prill 2016 nga Kuvendi i Prizrenit, për ndryshimin dhe plotësimin e Planit Rregullues Urban të Hollësishëm “Qendra e Re”.

Pikërisht për kërkesat për rishqyrtim të vendimeve nga Kuvendi ka pasur vërejtje anëtari i KPF-së nga LVV, Artan Abrashi, i cili kritikoi në radhë të pushtetin lokal të Prizrenit për mungesë të komunikimit të duhur me ministritë respektive të Qeverisë së Kosovës.

Në seancën e Kuvendit të Prizrenit, e cila është caktuar për ditën e mërkurë, pritet të debatohet edhe për pikën e rendit të ditës që ka të bëjë me shqyrtimin e Propozimvendimit për lejimin e debatit publik të Propozim-Rregullores për Orarin e Punës së subjekteve afariste Tregtare, Hoteliere, Zejtare dhe Shërbyese në komunën e Prizrenit./TV Prizreni/

Më Shumë

Trepça apo Ylli – Të enjten nis ‘beteja’ për titullin kampion

Të enjten zyrtarisht fillon ‘beteja’ mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit për titullin kampion. Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione. Ndeshja e...

Ballkani mban kreun

Pa shumë telashe dhe shpejt, Ballkani ka shënuar dy gola sot në portën e Dukagjinit, për të shkuar rehat në fitore komode me tre...

Lajmet e Fundit