Koncerti i Dua Lipës, të martën nis shitja e biletave

Kanë mbetur rreth tri javë para se kur këngëtarja e re kosovare Dua Lipa, që po ndërton karrierën e saj në Britani të Madhe e Amerikë, të kthehet në qytetin e saj të origjinës, në Prishtinë, me një koncert për adhuruesit e saj në parkun e Gërmisë.

Kompania organizative e këtij koncerti, Republika Marketing Communications Agency, njofton se biletat e koncertit të 9 gushtit, që kushtojnë 10 dhe 15 euro, do të jenë në shtije nëpër Kosovë nga dita e marte (26 korrik).

Rikujtojmë se ky koncert ka karakter bamirësie dhe se i gjithë fitimi nga shitja e biletave do të shkojnë në fondacionin e saj të bamirësisë SunnyHill Fundation.

Të interesuarit mund t’i gjejnë biletat në të gjitha pikat e Z Mobile nëpër Kosovë dhe në lokalet specifike në qytete të ndryshme siç janë “Bon Vivant”, “Soma”, “CheBar”, “Guest”, “Matisse”, “Lulu’s”, “Morena Bar”, “Papillon”, “Lounge i Vogël” dhe “Bukatore Dita” në Prishtinë, “Soho” dhe “Dio” në Pejë, në “Fellaz”, “Kafiq”, “Kinezi” dhe “Qarshia” në Prizren, në “Cacoo” dhe “Del House” në Gjakovë, në “Check-in” dhe “Bar Code” në Mitrovicë, në “Imprevu”, “Tribeca”, dhe “Taboo Bar” në Gjilan dhe në “Coco Lounge” dhe “French Lounge” në Ferizaj.

Të interesuarit që ndodhën jashtë Kosovës mund t’i sigurojnë biletat përmes RaveTravel.

Pas koncertit në Prishtinë, Lipa do të udhëtojë për në Tiranë, ku do të prezantojë një koncert të hapur në sheshin “Nënë Tereza”, më 10 gusht. / KosovaLive

Më Shumë

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit