Arrihet marrëveshja për reformën në drejtësi

Mazhoranca dhe opozita i kanë mbyllur me sukses negociatat e stërzgjatura sa i përket reformës në drejtësi. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë për medie dhe ka konfirmuar arritjen e një marrëveshje për reformën në drejtësi.

Bëhet fjalë për një marrëveshje të bazuar mbi propozimin hibrid, me dy çështje të dakordësuara me komisionarin për Zgjerimin, Johanes Hahn. Basha ka thënë se PD-ja e fitoi betejën e saj, duke shtuar se tashmë janë gati për t’i bashkuar votat për kalimin e reformës.

“Jam për ta ndarë lajmin e mirë. Është rënë dakord që roli i misionit ndërkombëtar do të jetë rekomandues dhe vendimmarrja i mbetet institucioneve kombëtare. Asnjë qytetar shqiptar nuk do të përjashtohet nga konkurrimi mbi bazën e opinioneve, por vetëm mbi fakte sipas ligjit. Konkludimi i këtyre çështjeve është dhe konkludimi me sukses i betejës së PD-së për draftin. PD-ja është e gatshme që nesër që t’i bashkojë votat për miratimin e reformës”, ka thënë Basha.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit