Shkelet me veturë fëmija 7 vjeçar në Prizren

Sot rreth orës 13:00, ka ndodhur një rast i rëndë me ç’rast është shkelur nga një veturë një fëmijë i moshës rreth 7 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Uilliam Uoker” në afërsi të Njësisë së Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren.

Sipas disa qytetarëve të cilët qëlluan në vendngjarje dhe nuk deshën të prononcohen para kamerës, ngasësi i veturës pasi kishte goditur fëmijën, është ndalur dhe menjëherë e ka dërguar në spital viktimën, i cili sipas dëshmitarëve ndodhej në gjendje të rëndë, transmeton TV Prizreni.

Televizioni pas marrjes së informacionit, ka kontaktuar përgjegjësit e repartit të Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, të cilët bën të ditur se pas tretmanit mjekësor fëmija është liruar për në shtëpi, pasi që ai kishte pësuar lëndime sipërfaqësore në kokë.

Qytetarët apelojnë tek organet kompetente që të angazhohen maksimalisht në lirimin e hapësirave nëpër trotuare, sepse një gjë e tillë po rezulton edhe me ngjarje të ngjashme, pasi që ata po pengohen të lëvizin lirë nëpër trotuare nga parkimi vend e pa vend i veturave.

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit