22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Yasmine Hamdan mbyllë DokuFestin

Kur kanë mbetur pak javë para se në Prizren të fillojë edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër e Dokumentar, DokuFest, organizatorët kanë filluar të shpalosin surprizat e këtij viti.

Përmes një kumtese për media bëhet e ditur se programi muzikor i këtij festivali, DokuNights, do të mbyllet me koncertin e këngëtares Yasmine Hamdan, më 13 gusht në Lumëbardhë.

E zjarrtë dhe avangarde, artistja libaneze doli në skenë me grupin e saj “Soap Kills”, i cili konsiderohet të jetë një nga bendet më të mira alternative elektronike në gjithë Lindjen e Mesme.

Zgjedhja për të kombinuar ndikimet muzikore arabe me melodi joshëse ka hasur në audiencë botërore, ku shumica e njohin nga performanca e saj në filmin e Jim Jarmusch-it “Only Lovers Left Alive”.

Hitet si “Hal”, “Nediya”, “Samar”, “La Mosh Ana” dhe “Beirut” e forcuan pozitën e saj në skenën e muzikës. Se fundi, ajo qëndron dhe vepron në Paris, pasi që është në kërkim të sfidave të reja.

Pas tri albumeve me Soap Kills dhe një me duon muzikore elektronike “Y.A.S.”, ajo vazhdoi të performojë nën emrin e saj dhe lansoi albumin “Ya Nass”.

Rikujtojmë se sivjet DokuFest mbahet mes datave 5-13 gusht. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

Lajmet e Fundit