9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 640

“Shën Valentini pa ty” – Çfarë kishte shkruar Gjesti për ish-të dashurën

0

Një ditë më parë, Gjesti i shkroi një dedikim ish-të dashurës së tij Diellzës, por nuk e lexoi para banorëve.

Ndërkohë përmbajtja e saj është bërë publike në rrjetet sociale. Sikurse shihet, Gjesti shpreh mungesën dhe dhimbjen pas ndarjes.

Letra e Gjestit:

E dashur ishe D.

Oj drita jem, kallxom natën ku po flen

O bebi jem, kallxom n’cilin krah po flen

O drita jem, Shën Valentini pa ty po m’xën

O bebi jem, kush po t’bjen lule n’venin tem?

Ti s’mundesh me kon e tjetër kujt, ti je e jemja

Ti je my bebim, je my shpirt, je my zemër

Prej meje mund të ikë trupi, e jo nuk të ik menja

Ti s’mund me m’harru kurrë, hala për mu t’rreh zemra.

A m’ke harru be?

A m’ke harru bre?

Sa herë flej e çohna, nuk po mund pa t’kujtu bre.

Veç ty jom ka t’du,

Veç ty jom ka t’du bre

Sa herë flej e qohna nuk po mujna pa tkujtu bre

Ah, ata lot e tu…

Ah, lot e tu bre…

Shumë t’kan piku gjatë kohës kur s’je kon me mu.

Numërimi i votave të kandidatëve në Prizren, deri tani 28 kuti të përpunuara nga 236 sosh

0

Koalicioni vendor i organizatave jo-qeveritare kosovare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka raportuar se aktualisht në Qendrën e Numërimit në Prizren janë procesuar 28 kuti votimi nga 236 sosh sa i ka kjo komunë.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1317998586110973

Ismet Kryeziu nga DnV përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se gjatë ditës ka realizuar vizitë në Qendrën e Numërimit në Prizren.

“Deri tani janë numëruar 28 kuti votimi nga gjithsej 236 sa ka Prizreni. Duket se procesi i numërimit po ecën ngadalë, por me përkushtim nga Kryetari i KKZ, trajnerët, komisionerët dhe vëzhguesit, të cilët po punojnë për të garantuar transparencën dhe integritetin e zgjedhjeve, duke u siguruar që çdo votë të numërohet saktë dhe drejt për secilin kandidat”, ka bërë të ditur Kryeziu.

Ai ka vlerësuar se në këtë rast bëhet fjalë për një proces të gjatë, por që sipas tij është “i domosdoshëm për transparencë dhe besueshmëri!”.

Në Komunën e Prizrenit në zgjedhjet e 9 shkurtit kanë qenë të hapura 76 qendra të votimit me 236 vendvotime.

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë sipas KQZ-së në Komunën e Prizrenit ka filluar më 13 shkurt 2025. /Telegrafi/

 

Numërimi i votave të kandidatëve përfundon në 5 komuna dhe vazhdon në 29 të tjera

0

Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës.

KQZ ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte (14 shkurt) procesi i numërimit të votave të kandidatëve ka filluar edhe në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Dragash, Istog, Rahovec, Pejë, Podujevë, Klinë, Malishevë dhe Graçanicë. Gjithashtu, gjatë ditës së premte ka përfunduar procesi i numërimit në QKN-të e komunave: Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh, Ranillug dhe Junik.

“Numërimi në komuna ka filluar sipas këtyre datave:
• 11 shkurt 2025 – Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh;
• 12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit;
• 13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik”, thuhet në njoftim.

Në QKN-të e komunave Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mamushë, nuk ka filluar ende numërimi, por për këtë do të ketë njoftim me kohë.

Komuna e Malishevës nis shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

0
Komuna e Malishevës me orën letrare, të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me grupin letrar të SHML, Gjimnazit `Hamdi Berisha`, si dhe të Shoqatës për Kulturë dhe Letërsi, `Tafil Kelmendi, filluan shënimin për 17 -vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/669854102389111

Sipas njoftimit të kësaj komune, ky aktivitet dhe aktivitetet e ditëve në vijim, mbahen nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Fjalën përshëndetës për nxënësit, mësimdhënësit, drejtuesit e shkollës, poetët dhe pjesëmarrësit tjerë, në emër të të parit të komunës e përcjelli, zyrtari për kulturë, Mehdi Krasniqi.

“’Sot bëhen 17 vjet Pavarësi të Republikës së Kosovës dhe 26  vite liri, e ne  dhe ju  të dashur nxënës e mësimdhënës, poetë e pjesëmarrës, kemi obligim dhe përgjegjësi, jo vetëm t’i kujtojmë dëshmorët e kombit, vlerat e UÇK, historinë,  por edhe të angazhohemi në dhënien e kontributit, ju me arsim cilësor e vlera kulturore, ne në zhvillimin e shtetit dhe mirëqenies së njerëzve tanë, prandaj gjithë së bashku e bëjmë Kosovën më të bukur’, Gëzuar!”,  thuhet në njoftim.

Me përshëndetje dhe urime pjesëmarrësve të orës letrare  të Pavarësisë, ju drejtuan edhe, zëvendësdrejtori i shkollës, Argjend Morina, kryetari i SHKL ‘Tafil Kelmendi’, Fadil Javori, Komandanti i stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, kurse në pjesën e dytë lexuan poetët poezitë e tyre.  Në fund bibliotekës së shkollës ju dhuruan katër vepra të autorit, Tafil Kelmendi.

 

Dy persona të plagosur në Prizren, policia kërkon Veton Hoxhën për tentativë vrasjeje

0

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Veton Hoxhën, i lindur më 6 gusht 1992 në Prizren, si të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur më 29 janar 2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Transiti i Ri” në Prizren. Gjatë incidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Policia ka sekuestruar tre armë pistoleta dhe ka arrestuar të gjithë të përfshirët në ngjarje, përveç të dyshuarit Veton Hoxha, i cili është ende në arrati, përcjell PrizrenPress.

Në kuadër të hetimeve dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta lokalizuar dhe arrestuar atë.

“Kërkojmë që nëse keni çfarëdo informate apo dini diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportoni Policinë në Prizren në numrin 192, apo në cilin do stacion të Policisë në Kosovë”, apelon PK-ja.

Policia siguron se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë./PrizrenPress.com/

Konfirmimi i aktakuzës: Audio-incizimet nga vizitat e Thaçit në Hagë tregojnë udhëzimet që dha për dëshminë e Remit, Zyrapit e tjerëve

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është bërë publik versioni i redaktuar i vendimit të konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, i cili përmban informacione se si u koordinuan për udhëzimet e dhëna për mënyrën e dëshmisë së dëshmitarëve, duke përfshirë Rrustem Mustafën dhe Bislim Zyrapin.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/669854102389111

Në vendimin e 21 nëntorit 2024, i cili konfirmon akuzat e ZPS-së nga gjyqtarja Marijore Massleot, e i cili u bë publik më 12 shkurt 2025 përshkruhen faktet për të cilat flet aktakuza, duke përfshirë edhe transkriptat e audio-incizimeve të nxjerra gjatë vizitave të Thaçit me të pandehurit dhe persona të tjerë gjatë një periudhe midis 12 prillit dhe 2 nëntorit 2023, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas një transkripti të vizitës së 2 korrikut 2023, Thaçi e kishte konsideruar dëshminë e Remit si vendimtare për rastin e tij dhe dha udhëzime që të minimizonte diçka që kishte të bënte me UÇK-në dhe të përqendrohej në diçka tjetër.

“Sa i përket përmbajtjes së dëshmisë së (atëhershme) të ardhshme në rastin 06, Transkripti i Vizitës së 2 Korrikut 2023 tregon se Z. Thaçi, i cili e karakterizoi dëshminë e Dëshmitarit 1 si “vendimtare” për rastin e tij, dha udhëzimin që Dëshmitari 1 të minimizonte [REDAKTUAR] Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”), dhe të përqendrohej në [REDAKTUAR]”, thuhet në vendimin për konfirmimin e aktakuzës.

Sipas transkriptit që është pasqyruar në këtë vendim, Thaçi kishte udhëzuar që Remi t’i mohonte disa fakte lidhur me një çështje që në vendim është e redaktuar. E po ashtu, është redaktuar edhe pjesa tjetër se çka kishte udhëzuar Thaçi që të thoshte dhe çka mos të thoshte.

Veç kësaj, Thaçi thuhet se kishte udhëzuar që Remi të dëshmonte shkurt dhe sipas asaj që thuhet në transkript ‘të mos filozofonte”.

“Sa i përket mënyrës së dëshmimit, sipas Transkriptit të Vizitës së 2 Korrikut 2023, Z. Thaçi udhëzoi që Dëshmitari 1 të dëshmonte shkurtimisht, duke “e mbajtur të shkurtër” ose “përgjigjur shkurt” që Dëshmitari 1 të mos “rrëshqasë” dhe të mos “filozofojë” ose “japë një opinion””, thuhet në vendim.

 

Komuna e Prizrenit publikon agjendën festive për 17 shkurtin

0

Komuna e Prizrenit të premten ka publikuar agjendën për kremtimin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, programi festiv nis me 14 shkurt nga ora 13:00 në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

Numri më i madh i aktiviteteve do të realizohen të hënën, me 17 shkurt 2025, në 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, raporton Telegrafi.

Kjo ditë nis me mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, vazhdon me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, pastaj me program kulturor e sportiv dhe përmbyllet me koncertin e pavarësisë me këngë dhe valle popullore në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

“Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ju ftojmë ta festojmë së bashku këtë ditë historike, në të cilën u kurorëzua ëndrra dhe sakrifica e brezave të tërë për liri dhe shtetësi. Le ta shënojmë këtë përvjetor me krenari, unitet dhe gëzim, duke nderuar të kaluarën dhe ndërtuar të ardhmen e Kosovës!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Suharekë

0
Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Suharekë të enjten.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të gjitha njësitet policore, si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas mjekut  trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ambasadori i Turqisë viziton KDTP-në në Prizren, diskutohen zhvillimet aktuale

0

Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunç Angil? ka vizituar selinë e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) në Prizren.

Sipas njoftimit të KDTP-së, ambasadori Ang?l? gjatë kësaj vizite është informuar mbi rezultatet e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës si dhe për zhvillimet aktuale.

“Gjatë takimit, janë diskutuar hapat që do të ndërmerren në përputhje me të drejtat dhe interesat e komunitetit turk në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit shoqëror”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, KDTP ka bërë të ditur se së shpejti do të vazhdohet puna bashkë me pjesëmarrjen e kryetarit të përgjithshëm dhe ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Gjykata Themelore e Prizrenit, ditë më parë, ka njoftuar se ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj kryetarit të KDTP-së dhe ministrit të MZHR-së, Fikrim Damka dhe nipit të tij, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprat penale sulm dhe kanosje.

“Falënderojmë ambasadorin për vizitën e tij të përzemërt”, përfundon njoftimi i KDTP-së.

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prizren, dyshohet për dhunim

0
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren nën dyshimet për dhunim.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 9 shkurt.

 “Me vendim të prokurorit,  viktima femër kosovare është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.