QKK hapë konkursin për projekte filmike

Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur konkursin për mbështetjen e projekteve filmike për vitin 2016.

Këtë vit hapen këto konkurse: konkursi për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik, dokumentar dhe animacion, konkursi për film debutues të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për koproduksion minor për film të metrazhit te gjatë artistik, konkursi për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik si dhe konkursi për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.

Risi për vitin 2016 është aplikimi online i cili do të realizohet për herë të parë dhe do të jetë i gatshëm gjatë javës së ardhshme, gjithashtu sipas rregullores së re, në këtë konkurs mund të aplikohet edhe për postproduksion.

Afati i fundit për të aplikuar për mbështetjen e projekteve filmike është 10 korrik 2016. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit