21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6542

Haskuka e quan Thaçin analfabet

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, duke iu referuar presidentit, Hashim Thaçi ka shkruar se t’i thuash demarkacionit dhe 8200 hektarëve “politike ditore” është analfabetizëm.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Sllovenia dhe Kroacia për disa hektarë nuk kanë përfunduar demarkacionin qe 25 vite dhe janë në arbitrazh ndërkombëtar. Këto shtete janë në Bashkimin Evropian ngase presidentët e kriminalizuar i kanë fut në burg e jo për shkak të demarkacionit.

Lirohet Artan Abrashi

0

Është liruar nga paraburgimi anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi.

“Po, para dy ore jam liruar”, ka konfirmuar Abrashi për “PrizrenPress”

Abrashi ishte arrestuar një muaj më parë në pikën kufitare në Vërmicë.

Lëvizja Vetëvendosje! arrestimin e Abrashit e pat vlerësuar politik./PrizrePress.com/

Vehapi priti basketbollistët e Rahovecit

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, sot priti në një takim basketbollistët dhe anëtarët e bordit të KB Rahoveci.

Ai gjatë takimit i ka uruar basketbollistët dhe stafin menaxhues për sukseset e arritura duke e fituar Kupën e Ligës së parë dhe për hyrjen në Superligën e basketbollit të Kosovës.

“Suksesi i juaj afirmoi Komunën e Rahovecit dhe është kënaqësi, që kemi një klub të organizuar mirë, dhe të përgatitur për të bërë gara në superligën e basketbollit të Kosovës”, u shpreh Vehapi.

Ndërkaq, kryetari i bordit të KB Rahoveci, Bekim Hoxha, e njoftoi kryetarin Vehapi për planet e këtij klubi i cili nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në Superligën e Kosovës.

“Nevojë të madhe KB Rahoveci ka, për rregullimin e palestrës sportive dhe kërkoj nga kryetari që të bëhet presion në MKRS-në, që kjo palestër të përfundohet sa me shpejtë që është e mundur”, tha Hoxha.

KB Rahoveci kampionatin në Ligën e Parë e kanë përfunduar me 22 fitore dhe asnjë humbje, kurse në play-off kanë fituar 2 me 1 kundër KB Drita nga Gjilani. /PrizrenPress.com/

Haxhi Avdyli pyetje për Ramadan Mujën

0

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli, kërkon të dijë nga kryetari i Komunës Ramadan Muja, pse nuk ka përfunduar në muajin prill rruga “Tranziti i vjetër”. Ai thotë se në këtë rrugë janë investuar miliona eruo, ndërkaq që ende nuk është funksionalizuar.

“Si kryetar i Degës së LDK-së, por edhe si qytetar i bëj pyetje Kryetarit Muja, nëse tani e din kohën e përfundimit të kësaj rruge, pasi që muaj prilli ishte premtuar si afat i fundit”, thotë Avdyli transmeton PrizrenPress.

“Rruga “Tranziti i vjetër ” ende nuk shihet se do të merr fund”.

Avdyli thotë se kjo rrugë, po vazhdon të mbetet peng i moszgjidhjes me kohë të problemeve pronësore dhe menaxhimit të keq punës .

“ A duhet të ketë përgjegjësi dikush për këto dështime të vazhdueshme të projekteve kapitale?”, pyet Avdyli./PrizrenPress.com/

Kujdesi për fëmijët kushton më shumë sesa qiraja

0

Shkruan: Hillary Clinton

Duhen politika më të mira shëndetësore

Shumë gra nuk paguhen as edhe për një ditë të vetme të pushimit të lehonisë

Jemi ekonomia e vetme e përparuar në botë që nuk ofron pushim të lehonisë me pagesë

Jennifer jeton në Loudoun Kaunti. Ajo ka tre djem të vegjël. Ajo paguan 2,500 dollarë në muaj për kujdesin e fëmijëve. Kjo i kushton më shumë se qiraja.

Këtë muaj në Virxhinian Veriore kam takuar disa nëna dhe baballarë që më kanë treguar gjëra të ngjashme.

Në secilin shtet në SHBA, kujdesi për dy fëmijë tani kushton më shumë sesa qiraja mesatare. Po, e keni lexuar mirë – kujdesi për fëmijët kushton më shtrenjtë se vendbanimi. Dhe, në shumë shtete, është edhe më i shtrenjtë sesa pagesat për kolegj.

Për prindërit të cilët duhet të punojnë, kjo është më shumë se shqetësim. Është një krizë.

Kjo gjë është më urgjente në Distrikt, që tani është tregu më i shtrenjtë i kujdesit për fëmijët në Amerikë.

Një studim nacional i realizuar së fundmi tregon që më shumë se tri të katërtat e nënave dhe gjysma e baballarëve thonë se është dashur t’i lëshojnë mundësitë e punësimit, t’i ndërrojnë vendet e punës ose ta lënë punën, pasi që nuk kanë pasur rrugë tjetër për ta paguar kujdesin për fëmijët e tyre. Mirëpo, zvogëlimi i orëve të punës ose largimi nga puna mund të ketë pasoja më afatgjate për të ardhurat e familjeve.

Shumë punëtorë nuk kanë pushim të lindjes

Mungesa e kujdesit cilësor për fëmijët mund të jetë i rrezikshëm, gjithashtu. Në vitin 2014, nëntë fëmijë në Virxhinia kanë vdekur në qendrat e palicencuara për kujdes ditor. Guvernatori Terry McAuliffe së fundmi ka nënshkruar një faturë për përmirësimin e standardeve të sigurisë në këtë vend, mirëpo, pa financim federal, shtetet nuk është se mund të bëjnë shumë në këtë drejtim.

Duhet ta shndërrojmë investimin në kujdesin për fëmijët një prioritet nacional, sidomos për prindërit e rinj në moshë, të cilët mundohen t’i paguajnë huat studentore.

Më kujtohet se sa vështirë ka qenë kur është lindur Chelsea. Kam qenë një avokate e re në Arkansas që mundohesha ta nisi karrierën. Bill-i punonte shumë gjatë gjithë kohës. Kemi bërë gjithçka që kemi mundur që vajza jonë të ishte prioritet dhe i kemi pasur të gjitha përparësitë e mundshme, që shumë familje nuk i kanë. Prapë, ka qenë shumë e vështirë.

Familjet e sotme e kanë edhe më të vështirë. Kostoja e kujdesit për fëmijët, kolegjit dhe qirave janë rritur dukshëm, ndërsa pagat pothuajse fare. Nuk kanë ndryshuar as politikat e vendeve të punës, ndonëse gratë po fitojnë më shumë se dikur dhe burrat po bëjnë një punë të madhe në kujdesin për fëmijët dhe prindërit e moshuar.

Shumë punëtorë nuk kanë pushim të lindjes. Shumë gra nuk paguhen as edhe për një ditë të vetme të pushimit të lehonisë. Presioni është aq i lartë saqë punëtoret shqetësohen që marrja e një dite pushim, ndonëse shumë e merituar, mund të duket si një dëshirë për të mos punuar.

Ndonëse nuk pritet që të jetë e lehtë, kjo gjë nuk duhet të jetë kaq e vështirë.

Si presidente, do të punoja për të siguruar çerdhe cilësore dhe të përballueshme për të gjitha familjet.

Jam e përkushtuar në ngritjen e investimeve federale dhe në stimulimin e shteteve në mënyrë që asnjë familje të mos jetë e detyruar të paguajë më shumë se 10 për qind të të ardhurave për çerdhe. Kjo është një ide e madhe dhe unë jam e përkushtuar që të punoj në këtë drejtim.

Programi për Partneritet në Kujdesin Shëndetësor

Le t’i dyfishojmë investimet në programet në zhvillimin e të cilave kam ndihmuar si zonja e parë: ‘Early Head Start’ dhe Programi për Partneritet në Kujdesin Shëndetësor. Këto programe sjellin një plan-program të bazuar në prova për kujdesin ndaj fëmijëve dhe sigurohen që fëmijët kanë fillimin më të mirë të mundshëm të jetës së tyre, pa marrë parasysh sa para kanë familjet e tyre.

Lë t’ua lehtësojmë barrën studentëve të kolegjit (një e katërta e tyre janë prindër) duke u siguruar bursa deri në 1500 dollarë në vit për kujdes për fëmijët.

Dhe, meqë asnjëra prej këtyre nuk është e mundur pa profesionistë të talentuar dhe punëtor, lë t’i paguajmë edhe ata me paga meritore, gjithashtu.

Përveç çerdheve të përballueshme, prindërit që punojnë meritojnë ta kenë sigurinë që nuk do t’i humbasin të ardhurat – ose vendet e tyre të punës – vetëm pse kujdesen për vete ose për të dashurit e tyre. Një baba në Virxhinia më ka thënë që për të qenë në gjendje të qëndrojë në shtëpi në ditët e para pasi që i ishte lindur djali, ai ishte detyruar t’i bashkonte ditët e pushimit mjekësor me ditët e pushimit vjetor. Shumë njerëz nuk mund ta bëjnë as këtë.

Jemi ekonomia e vetme e përparuar në botë që nuk ofron pushim të lehonisë me pagesë. Për këtë arsye e mbështes fuqishëm propozimin për pushim të lehonisë me pagesë, të cilin po e kërkon Këshilli i Uashingtonit. Ne duhet t’i inkurajojmë shtetet dhe komunitetet lokale që të veprojnë, nëse Kongresi refuzon.

Me planin tim, amerikanët që punojnë do t’i fitonin deri në shtatë ditë pushim mjekësor çdo vit. Ata do t’i kishin të garantuara deri në 12 javë të pushimit familjar ose mjekësor me pagesë për t’u përkujdesur për fëmijët ose anëtarët tjerë të familjes, që mund të jenë të sëmurë, ose për ta marrë veten pas ndonjë sëmundje ose lëndimi. Dhe, i gjithë ky program mund të financohet duke kërkuar nga amerikanët më të pasur që ta paguajnë proporcionin meritor të taksave.

Çështjet e tilla shumë lehtë tejkalohen në politikën tonë. Mirëpo janë të rëndësishme për familjet. Janë të rëndësishme për fëmijët. Ato kanë qenë puna që kam bërë gjithë jetën.

Andaj, deri sa nënat dhe baballarët e Amerikës mund të flenë më lehtë, nuk do të ndalim së punuari për këto çështje.

(Hillary Clinton është kandidate për presidente të SHBA-së. Ajo dikur ka qenë sekretare e shtetit dhe senatore nga Nju-Jorku)

Varroset veterani i UÇK-së Xhelal Krasniqi

0

Veterani i UÇK-së Xhelal Krasniqi është varrosur sot në fshatin e lindjes, Landovicë. Ai ndërroi jetë pas një sëmundje të shkurtër në moshën 52 vjeçar.

Bashkëluftëtari Osman Qerreti,tha se e ka të vështirë të gjejë fjalë për largimin e parakohshëm nga jeta të Xhelal Krasniqit.

Ndërkaq, djali i xhaxhait të të ndjerit, Avdullahu, tha se familja e ka të vështir të pajtohet me vdekjen e Xhelalit.

“ Jeta dhe veprimtaria e tij atdhetare, na bën të ndjehemi krenar që e kemi pas një familjarë të tillë”, theksoi ai.

Xhelal Krasniqi, gjatë luftës nën e emblemën e UÇK-së ka qenë pjesëtar i Brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut./TV Prizreni/

Skandali seksual, Familja e vajzës kërkon mbrojtje amerikane

0

Aqif Alla i ka bërë thirrje ambasadës amerikane që ta marrë nën mbrojtje familjen e ti, pasi shteti nuk po e mbron. Ai është babai i 20 vjeçares, Anisa Alla që filmoi Shukri Xhelilin, ish-kreun e bashkisë Dibër duke i kërkuar favore seksuale.

Dy javë pas publikimit të kësaj video në Oranews, familja e të resë thotë se ndihet e kërcënuar dhe nuk del nga shtëpia.

Sipas Aqif Allës, Shukri Xhelili i ka bërë gjithë të zezat. Babai i del në krah së bijës, duke thënë se nuk do e pengonte për veprimin që bëri duke e filmuar, edhe sikur ajo t’i kishte treguar më parë.

Pjesë nga intervista e tij në News 24

Unë bashkë me tre fëmijët jemi mbyllur në shtëpi. Vajza është shumë sëmurë, është në depresion dhe ne nuk dalim në shtëpia. Videon vajza e bëri se prej kohësh Shukriu e ka përndjekur rëndë. Vajza nuk ka marrë asnjë kacidhe për videon. Kryebashkiaku na ka kërcënuar dhe ia nxirë jetën vajzës. Shukri Xhelili meriton përgjigje sipas Kanunit, por nuk dua t’i lë fëmijët jetim.

AAK: Demarkacioni të rinegociohet në Bruksel

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë me një propozim lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi.

Në një deklaratë për media, partia e Ramush Haradinajt ka kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Isa Mustafa që çështja e demarkacionit të rihapet në Bruksel, në një raund bisedimesh me palën malazeze, në mënyrë që të mënjanohen gabimet e bëra, e pastaj të ratifikohet në Kuvend.

“Demarkacioni me Malin e zi, është bërë keq dhe në dëm të Kosovës. Ata që e kanë futur Kosovën në këtë telashe të madhe, duhet të japin përgjegjësi edhe para popullit edhe para ligjit.”

“Përpjekja e Qeverisë për ta shndërruar demarkacionin në pengesë për procesin e Liberalizimit të vizave, është një tjetër gabim i rëndë i lidershipit institucional të Kosovës.”

“Deklaraimet e qeveritarëve se Demarkacioni mund të ratifikohet dhe mëpastaj të korrigjohet, janë jo vetëm qëllimkëqija por edhe të rrezikshme”.

“Gatishmëria e palës malazeze për të përmirësuar gabimet eventuale, e ka zhvlerësuar çdo insistim të Presidentit dhe të Kryeministrit, se ky proces është i pastër.”

“Prandaj kërkojmë nga Presidenti dhe Kryeministri dhe gjithë vartësit e tyre, që çështja e Demarkacionit të rihapet në Bruksel, në një raund bisedimesh me Palën Malazeze, në mënyrë që të mënjanohen gabimet e bëra, dhe mëpastaj Demarkacioni të ratifikohet në Kuvend. AAK-ja është e gatshme të marrë pjesë në çdo proces, që për qëllim ka zgjidhjen e kësaj çështje kaq të ndieshme.”

“Çdo rrugë tjetër, mund të ketë pasoja afatgjate edhe për Kosovën edhe për Malin e Zi”, thuhet në deklaratën e AAK-së.

NISMA: Ratifikimi i demarkacionit, shkakton krizë të sigurisë në vend

0

Përveç Lëvizjes Vetëvendosjes edhe partia tjetër opozitare Nisma për Kosovën, do ta kundërshtojë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Kjo parti është në pritje që mazhoranca e tanishme politike ta pranojë se kanë bërë gabim dhe ta shpallë këtë marrëveshje të pavlefshme në mënyrë që të hapet rruga dhe të fillohet një proces i ri për një marrëveshje të re.

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë për Indeksonline se ratifikimi i kësaj marrëveshje do ta thellonte krizën politike në përmasa të një krize të sigurisë në vend.

“Do të bënin gabim të rëndë, sepse konsideroj që ratifikimi i kësaj marrëveshje krizën politike do ta thellonte në përmasa të një krize të sigurisë së vendit. Cilat do të jenë mënyrat e kundërshtimit do t’i bëjmë publike në kohën e duhur”, ka thënë Sherifi.

Sipas tij, demarkacioni sigurisht që do të bëhet, por jo ashtu siç është bërë me këtë marrëveshje. Ndërsa asnjë arsye nuk ekziston që vizat të ndërlidhen me demarkacionin.

Arrestohet dhe burgoset një person në Prizren

0

Policia ka bërë me dije se ka arrestuar një person në rrugën “De Rada” në Prizren. I dyshuari është dërguar në burgun e këtij qyteti.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull k/shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/