NISMA: Ratifikimi i demarkacionit, shkakton krizë të sigurisë në vend

Përveç Lëvizjes Vetëvendosjes edhe partia tjetër opozitare Nisma për Kosovën, do ta kundërshtojë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Kjo parti është në pritje që mazhoranca e tanishme politike ta pranojë se kanë bërë gabim dhe ta shpallë këtë marrëveshje të pavlefshme në mënyrë që të hapet rruga dhe të fillohet një proces i ri për një marrëveshje të re.

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë për Indeksonline se ratifikimi i kësaj marrëveshje do ta thellonte krizën politike në përmasa të një krize të sigurisë në vend.

“Do të bënin gabim të rëndë, sepse konsideroj që ratifikimi i kësaj marrëveshje krizën politike do ta thellonte në përmasa të një krize të sigurisë së vendit. Cilat do të jenë mënyrat e kundërshtimit do t’i bëjmë publike në kohën e duhur”, ka thënë Sherifi.

Sipas tij, demarkacioni sigurisht që do të bëhet, por jo ashtu siç është bërë me këtë marrëveshje. Ndërsa asnjë arsye nuk ekziston që vizat të ndërlidhen me demarkacionin.

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit