Vehapi priti basketbollistët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, sot priti në një takim basketbollistët dhe anëtarët e bordit të KB Rahoveci.

Ai gjatë takimit i ka uruar basketbollistët dhe stafin menaxhues për sukseset e arritura duke e fituar Kupën e Ligës së parë dhe për hyrjen në Superligën e basketbollit të Kosovës.

“Suksesi i juaj afirmoi Komunën e Rahovecit dhe është kënaqësi, që kemi një klub të organizuar mirë, dhe të përgatitur për të bërë gara në superligën e basketbollit të Kosovës”, u shpreh Vehapi.

Ndërkaq, kryetari i bordit të KB Rahoveci, Bekim Hoxha, e njoftoi kryetarin Vehapi për planet e këtij klubi i cili nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në Superligën e Kosovës.

“Nevojë të madhe KB Rahoveci ka, për rregullimin e palestrës sportive dhe kërkoj nga kryetari që të bëhet presion në MKRS-në, që kjo palestër të përfundohet sa me shpejtë që është e mundur”, tha Hoxha.

KB Rahoveci kampionatin në Ligën e Parë e kanë përfunduar me 22 fitore dhe asnjë humbje, kurse në play-off kanë fituar 2 me 1 kundër KB Drita nga Gjilani. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit