21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

AAK: Demarkacioni të rinegociohet në Bruksel

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë me një propozim lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi.

Në një deklaratë për media, partia e Ramush Haradinajt ka kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Isa Mustafa që çështja e demarkacionit të rihapet në Bruksel, në një raund bisedimesh me palën malazeze, në mënyrë që të mënjanohen gabimet e bëra, e pastaj të ratifikohet në Kuvend.

“Demarkacioni me Malin e zi, është bërë keq dhe në dëm të Kosovës. Ata që e kanë futur Kosovën në këtë telashe të madhe, duhet të japin përgjegjësi edhe para popullit edhe para ligjit.”

“Përpjekja e Qeverisë për ta shndërruar demarkacionin në pengesë për procesin e Liberalizimit të vizave, është një tjetër gabim i rëndë i lidershipit institucional të Kosovës.”

“Deklaraimet e qeveritarëve se Demarkacioni mund të ratifikohet dhe mëpastaj të korrigjohet, janë jo vetëm qëllimkëqija por edhe të rrezikshme”.

“Gatishmëria e palës malazeze për të përmirësuar gabimet eventuale, e ka zhvlerësuar çdo insistim të Presidentit dhe të Kryeministrit, se ky proces është i pastër.”

“Prandaj kërkojmë nga Presidenti dhe Kryeministri dhe gjithë vartësit e tyre, që çështja e Demarkacionit të rihapet në Bruksel, në një raund bisedimesh me Palën Malazeze, në mënyrë që të mënjanohen gabimet e bëra, dhe mëpastaj Demarkacioni të ratifikohet në Kuvend. AAK-ja është e gatshme të marrë pjesë në çdo proces, që për qëllim ka zgjidhjen e kësaj çështje kaq të ndieshme.”

“Çdo rrugë tjetër, mund të ketë pasoja afatgjate edhe për Kosovën edhe për Malin e Zi”, thuhet në deklaratën e AAK-së.

Më Shumë

Mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit në LDK, vjen reagimi i Selmanajt: Nuk kisha kohë të merrem me zhvillimet nacionale

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka votuar unanimisht propozimin që Vjosa Osmani t’i prijë listës së kësaj partie në zgjedhjet e...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit