16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

AAK e Nisma të gatshëm për rinegociim të Asociacionit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën e përbashkët me liderin e partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limajn janë shprehur këmbëngulës në kërkesat e tyre dhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në këtë konferencë për gazetarë, ata folën edhe për protestën e 14 majit, të cilën e quajtën si një mbështetje të qytetarëve në kauzën e tyre.

Numri një i AAK-së tha se dy temat që po e rëndojnë Kosovën më së shumti janë ndërhyrja e Serbisë dhe keqqeverisja.

Ndërsa, lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sipas liderëve të këtyre dy partive, kanë thënë se kjo çështje duhet të rinegociohet, pasi gjykata Kushtetuese e ka gjetur shkalje, duke ndryshuar kështu qëndrim nga koha kur koalicionin opozitar ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje, kur ishin kategorikisht kundër këtij asociacioni.

“Janë dy tema që e rëndojnë Kosovën, ndërhyrja e Serbisë në Kosovë dhe keqqeverisja. Protesta e 14 majit dëshmoi mbështetjen e qytetare kundër këtyre dy gjërave”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.

Në takimin me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, ai tha se ka propozuar që marrëveshja për Demarkacionin të negociohet në Bruksel, por se nuk ka marr ndonjë përgjigje lidhur me këtë propozim.

Ndërsa, kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka insistuar se zgjidhja më e mirë të gjitha problemeve, vazhdon të jetë organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Do të vazhdojmë kundërshtimin e kësaj qeverie dhe jemi duke punuar që të shpalosim alternativat tona. Ne mendojmë se e vetmja zgjidhje për të dal nga kriza janë zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë Limaj.

Më Shumë

Kryeministri Kurti për Asociacionin: Është larg asaj që ka kërkuar Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me ç’rast ka thënë se gjithçka duhet të jetë në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit