Noel Malcolm u shpall qytetar nderi i Prizrenit

Historiani Noel Malcolm u shpall sot qytetar nderi i Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, vlerësoi lartë figurën e Malcolmit për afirmimin ndërkombëtar të historisë së shqiptarëve dhe mbështetjes së madhe të shtetit të Kosovës .

Ndërkaq Noel Malcolm tregoi se në Prizren kishte ardhur për herë të parë në vitin 1989 në rrethana krejt tjera.

“Nuk kam menduar se pas 27 vitesh do të nderohem me këtë çmim”, tha ai.

Noel Malcolm është shkrimtar, historian, poliglot dhe gazetar britanik. Ka lindur në vitin 1956 26 Dhjetor. Ka studiuar në Kembrixh, dhe është një nga analistët më të mirë britanikë në çështjet e Ballkanit. Ka qenë drejtor i revistës politike “The Spectator” dhe komentuar i gazetës “Daily Telegraph”. Ka punuar gjatë për

“British Helsinki Human Rights Group”, i njohur edhe në Shqipëri.

Librat e tij mbi Kosovën (“Kosovo: A Short History” (1998) dhe Bosnjën, gjithashtu një histori e shkurtër, kanë pasur sukses të madh në perëndim dhe janë të referueshme për të gjithë studiuesit e çështjeve ballkanike. Sidomos libri për Kosovën ka pasur sukses më të madh, edhe pse është sulmuar ashpër nga qeveria dhe studiuesit pro-qeveritarë serbë. Ai është dekoruar edhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artë të “Lidhjes së Prizrenit”.
Gjithashtu u dekorua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Lajmet e Fundit