19.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

“Kodi i Da Vinçit”, me version të ri për të rinjtë

Një version i shkurtuar i librit më të shitur Dan Brown “Kodi i Da Vinçit” do të publikohet për të rriturit e rinj, ka bërë të ditur botuesi i tij.

Libri origjinal, i botuar në vitin 2003, u shit në 82 milionë kopje në mbarë botën dhe është bërë edhe film ku luan aktori Tom Hanks, duke pasur shumën e më shumë se 758 milionë dollarëve.

Përshtatja do të jetë për lexuesit e moshës mbi 13 vjeç dhe do të mbajë pjesën origjinale, e cila eksploron edhe temën e Jezusit.
Libri ka një dizajn të ri mbi të cilin është realizuar.

Brown ka thënë: “Shpresa ime është shpresa ime që përshtatja e ‘Kodit të Da Vinçit’ të nxitë te të rinjtë të njëjtën tronditje të zbulimit që unë kam ndjerë duke eksploruar historinë e fshehur dhe misteret e botës në të cilën jetojmë”.

Në origjinal “Kodi i Da Vinçit” ka kopertina të holla, ka 592 faqe, në krahasim me 768 faqet e librit “Harry Potter book, The Order of the Phoenix”.
Lisa Campbell, redaktore e lajmeve për revistën e industrinë e biznesit të librave “The Bookseller”, ka thënë për BBC-në: “Nga pika e parë tregtare, tregu i fëmijëve dhe librat për të rinjtë janë një zonë e gjallë dhe në rritje të industrisë botuese, kështu që ka kuptim për të Dan Brown që të zgjerohet si një thirrje ndaj këtyre lexuesve”.

“Plus, paraqiten njerëz të rinj në veprën e tij përpara se të dalë filmi për librin e tij të vitit 2013, ‘Inferno’, pasi adhuruesit e tij mezi po e presin librin e tij me ‘Robert Langdon’, për të cilin Dan Brown ka thënë se ishte duke punuar në nëntor të vitit 2014, por që ende nuk ka dalë në dritë”.

“The Bookseller” tregon se librat e botuar për fëmijë (që përfshijnë edhe shitjen e librave edhe për të rinj) është në rritje për 7,45 për qind në 71.9 milionë dollarë për tremujorin e parë të vitit 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2015. Megjithatë, shifrat Nielsen BookScan tregojnë vetëm për shitjen e librave të botuar, dhe jo për librat që shiten online.

Versioni i ri i librit “Kodi i Da Vinçit” i Dan Brown do të dalë në shitje në Britani të Madhe më 8 shtator të këtij viti dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dalë në shitje më 13 shtator

Më Shumë

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër nga kryeministri...

Lajmet e Fundit