Blushi: Kam marrë mesazhe kërcënuese

Deputeti socialist, Ben Blushi, denoncoi sot në Kuvend fyerjet që sipas tij kryebashkiaku i Kavajës i bën duke i dërguar mesazhe.

Në fjalën e tij në seancën e sotme, Blushi tha se Elvis Roshi i kishte dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese.

“Kam marrë sms nga Elvis Roshi. Më ka dërguar disa mesazhe kërcënuese në telefon”, tha Blushi.

Duke u drejtuar nga kryeministri Rama, Blushi tha se Roshi ka mbrojtjen e tij.

“Roshin e mbron ti, ndaj ai guxon. Mbi çfarë kriteresh mbahen në punë personazhe të tilla? Pse ia nxin faqen këtij vendi? Pse i mbledh vendit kaq të paaftë?”, tha Blushi.

“Kush është ky? Elvis Roshi apo Ervin Roshi? Kur kam qenë i vogël, nëpër lagjet e Tiranës kam parë plot si ai”, tha Blushi.

Pas kësaj deklarate, nga salla reagoi deputetja Jozefina Topalli, e cila nguli këmbë që kryeministri Rama të jepte shpjegim lidhur me këtë. Topalli ka akuzuar kryeministri Rama se ka futur në administratë të inkriminuar, ndërsa deputeti Sali Berisha u ngrit për të dalë në foltore.

Kjo shkaktoi konfuzion në sallë dhe kryetari i Kuvendi njoftoi për një ndërprerje disaminutëshe.

Më Shumë

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Arbër Prekazi zyrtarizohet te Liria

Liria ka prezantuar zyrtarisht futbollistin Arbër Prekazi si përforcimin më të ri të skuadrës në prag të sezonit të ri. Klubi prizrenas bëri të ditur...

Lajmet e Fundit