24.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 6593

Një zbulim i bujshëm mbi paraardhësit e njerëzve

0

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re të ngjashme me njerëzit në një sistem shpellash në Afrikën e Jugut.

Zbulimi i 15 skeletëve të pjesshëm është më i madhi i këtij tipi në Afrikë.

Sipas BBC, shkencëtarët thonë se ky zbulim do ndryshojë idetë tona në lidhje me paraardhësit e njerëzve.

Studiuesit thonë se të dhënat tregojnë se këta individë ishin në gjendje për sjellje rituale.

Ata ende nuk mund të përcaktojnë se sa gjatë kanë jetuar këto krijesa, por udhëheqësi i ekipit, profesor Lee Berger tha për BBC se mendohet se ata mund të jenë të parët e llojit tonë (genus Homo) dhe mund të kenë jetuar në Afrikë rreth 3 milionë vjet më parë.

Të quajtur “naledi”, këto krijesa mund të jenë ajo që quhet edhe lidhja e munguar, ose ndryshe ‘ura’ mes primatëve primitivë dhe njerëzve.

Profesor Chris Stringer nga “Natural Histori Musem” thotë se ky zbulim është i një rëndësie të jashtëzakonshme.

“Ajo që ne po shohim është se ka gjithmonë e më shumë specie që sugjerojnë se natyra po eksperimentonte se si të evoluonte njerëzit, duke rritur disa krijesa të ngjashme me njerëzit, në mënyrë paralele, në vende të ndryshme të Afrikës. Vetëm një linjë mbijetoi përfundimisht, duke sjellë rritjen tonë,” tha ai.

Homo naledi nuk janë si të tjerët njerëz primitivë të gjetur në Afrikë.

Ata kanë një tru të vogël, sa i një gorillë, dhe legen e shpatulla primitive.

Por kanë një kafkë më të avancuar, dhëmbë relativisht të vegjël, këmbë të gjata karakteristike dhe shputa moderne.

Eshtrat e zbuluara janë në gjendje shumë të mirë, ndërsa për të hyrë në ‘dhomën’ ku ishin varrosur u desh të përdoren gra me trup të vogël.

Jahjaga pritet me nderime të larta në Shqipëri

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nisi vizitën zyrtare në Tiranë, ajo mbërriti në Presidencë në orën 10:00, ku u prit me një ceremoni zyrtare.

Pas ceremonisë së mirseardhjes Presidentja e Kosvës nisi një takim kokë më kokë me presidentin Bujar Nishani pa praninë e medias, ndërkohë që edhe delegacionet do të kenë një takim në orën 10:30. Në orën 11:20 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp.

Ndërkohë mësohet se pas takimit me Nishanin Kryetarja e shtetit të Kosovës do takohet me kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta.

Filmat më të mirë të vjeshtës 2015

0

Aksione, drama, komedi dhe filma romantikë; vjeshta e 2015 sjell disa nga filmat më të bukur të këtij viti.

Everest

A mund të jetë ky “Gravity” i këtij viti? Një triller 3D për aventurën dhe shkatërrimet, “Everest” është vendosur jo në hapësirë, por në një mal të lartë. Bazuar në një incident real të vitit 1996, kur një përpjekje për të ngjitur malin Everest përfundoi në katastrofë, filmi mban regjinë e Baltasar Kormakur. Në të përshkruhen përpjekjet e dëshpëruara për të mbijetuar të dy grupeve të alpinistëve. Ai do të dalë në kinema më 18 shtator.

The Martian

Një tjetër film hapësinor i Ridley Scott, por kësaj here frymëzuar nga një roman i Andy Weir, “The Martian”, ka në qendër të tij aktorin e njohur, Matt Damon. Ai luan rolin e një astronauti që mbetet në Mars dhe duhet të përdorë çdo aftësi të tijën për të mbijetuar. Me aktorë të tjerë si Jessica Chastain, Chiwetel Ejiofor, Kristen Wiig dhe Jeff Daniels, filmi premton më shumë sesa thjesht një argëtim të vetëm një protagonisti. Premiera botërore e filmit do të jetë festivali në Toronto.

The Intern

Aktorja e njohur nga “Djalli vishet me Prada”, Anne Hathaway, është në filmin e ri të regjisores Nancy Meyers, një drejtoreshë e një kompanie online mode. Një praktikant i ri në eksperiencë, por i vjetër në moshë, pranë kësaj firme është Robert De Niro. Ky i fundit fillon të përshtatet me modën e re dhe mënyrën aktuale të funksionimit të gjërave. Filmi do të dalë në SHBA më 25 shtator.

Burnt

Bradley Cooper shfaqet kësaj here si një shef kuzhine me shumë pikëpyetje. Nën një dramë romantike, ndaj tij ekziston presioni për t’u bërë një nga kuzhinierët më të mirë në botë. Në film luajnë emra të njohur si Sienna Miller, Uma Thurman, Alicia Vikander dhe Emma Thompson. Premiera do të jetë më 23 tetor.

By the Sea

Ndryshe nga dy filmat e mëparshëm të regjisores Angelina Jolie, këtë herë ajo edhe aktron në realizimin më të ri dhe të shumëpritur. Filmi është një bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Brad Pitt, plot 10 vjet pas filmit aksion Mr & Mrs. Smith. Historia e një çifti që kalon vështirësi gjatë pushimeve në Maltë do të shfaqet në kinema më 13 nëntor.

Star Wars: The Force Awakens

Një super realizim me regji të J. Abrams, filmi i ri “Star Wars” do të përmbajë çdo aktor të shumëpaguar të Hollivudit. Nga Harrison Ford te Carrie Fisher dhe Mark Hamill, si dhe fytyrat e reja si John Boyega, Adam Driver, Oscar Isaac dhe Lupita Nyong’o, filmi premton të marrë vëmendje maksimale nga adhuruesit. Në kinema nga 18 dhjetori.

Grandma

Lily Tomlin po shijon një karrierë të re falë serive televizive në Netflix nën titullin “Grace and Franki”. Filmi tregon jetën e një poeteje lezbike që udhëton me mbesën e saj adoleshente për të mbledhur fonde për abortin e kësaj të fundit. Ky është roli i parë protagonist i Tomlin pas 27 vjetësh, shkruar për të nga regjisori Paul Weitz. Ajo madje nget makinën e saj, një Dodge Royal të vitit 1955. Në kinema nga 11 dhjetori.

The Good Dinosaur

Një film vizatimor nga Pixar, “The Good Dinosaur” do të jetë i dyti për këtë vit pas “Inside Out”. Filmi tregon aventurat e një dinozauri dhe një fëmije, të cilët miqësohen së bashku nën frymën e natyrës. Një realizim mjaft i arrirë që pritet të tërheqë vëmendjen e fëmijëve nga e gjithë bota. Në kinema më 25 nëntor.

Black Mass

Me lojën e veçantë të një aktori shumë të kërkuar si Johnny Depp, filmi “Black Mass” i tejkalon rolet e tij dhe e vë atë në ekranet botërore si një gangster irlandez-amerikan që kërkon të ngjitet në botën e krimit të Bostonit. Një realizim origjinal dhe shumë i veçantë, filmi i Scott Cooper do të dalë në kinema më 18 shtator.

Carol

Një film i mrekullueshëm dhe shumë sensual, “Carol” është përshtatja e regjisorit Todd Haynes nga romani i vitit 1952, “Princi i Kripës”. Historia tregon dashurinë midis një shitëseje në dyqan dhe ndihmëses së saj, luajtur nga Cate Blanchett. Marrëdhënia e tyre bëhet shumë e vështirë dhe e dhimbshme, aq sa tensioni bëhet i padurueshëm. Luajtur me mjeshtëri aktori dhe nën sfondin e viteve të shkuara, filmi rikthen histori të parrëfyera. Premiera e tij do të jetë data 20 nëntor.

Hunger Games: Mocking jay 2

Nën të tjera aventura, aktorja e njohur, Jennifer Lawrence, nën rolin e Katniss shkakton një revolucion të thellë në radhët e qeverisjes autokratike të vendit të saj. Një film që mezi po pritet nga audienca dhe të cilin do ta ndiqni në kinema më 20 nëntor. Burimi: “Guardian”. /Gazetashqip.com/

Shkollat e Prizrenit, mbushen me sekretaresha

0

Kuvendari i PDK-së Naser Berisha, kërkon që të publikohen emrat e personave që janë punësuar në pozitën e sekretareshës në shkollat e Prizrenit. Ai thotë se nëse Drejtoria e Arsimit nuk publikon emrat e sekretareshave që janë punësuar kohët e fundit nëpër shkollat e Prizrenit, atëherë një gjë të tillë do të bëjë personalisht në Kuvend.

“Unë kërkoj nga drejtori i Arsimit në Prizren, që të bëjë publikimin e emerave të sekretareshave, që janë punësuar nëpër shkolla dhe njëkohësisht të tregojë motivimin pse i kanë pranuar ato në punë”, thotë Berisha.

Sipas tij, nëse drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, nuk e bënë një gjë të tillë, “atëherë personalisht unë do t’i publikojë në seancën e radhës në Kuvend”.

“Nuk kam frikë nga askush, por as të tjerët të mos ken frikë nga unë”.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit, Nexhat Çoçaj thotë se sekretareshat nëpër shkolla nuk janë punësuar nga drejtoria që e drejton.

“Sekretarët e shkollave nuk janë pranuar nga Drejtoria e Arsimit. Siç e dini ekziston një paqartësi ligjore se kush ka të drejtë të zgjedhë sekretarët e shkollave dhe me këtë çështje është duke u marrë Ministria e Arsimit”, thotë Çoçaj./PrizrenPress.com/

VV: Universiteti s’mund të ndahet etnikisht

0

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës ndodhi edhe një bllokim i ri nga Ministrat e Listës Serbe. Projektligji për Arsimin e Lartë në Kosovë me gjithë vërejtjet apo sugjerimet lidhur me të përkufizon institucionet e arsimit të lartë që veprojnë në vendin tonë.

Vetëvendosje thekson se këto institucione pra, kolegjet dhe universitetet janë të Kosovës dhe për qytetarët e Kosovës.

Ato nuk mund të ndahen dhe kategorizohen brenda ligjeve tona sipas etnisë. Sidomos universitetet karakteri i të cilëve është universal dhe lidhet me dijen e dobinë shoqërore.

”Bllokimi i miratimit të këtij projektligji në Qeverinë e Kosovës nga ana e Ministrave të Listës Serbe me kërkesën për futjen në ligj si kategori e veçantë e Universitetit të Mitrovicës së veriut dhe financimit të tij nga Serbia është kërkesë për ta etnizuar sistemin universitar në Kosovë.”

”Universiteti në fjalë është i rregulluar në normativët e pushtetit komunal meqenëse paraprakisht Kosova ka bërë lëshime që këto Komuna më shumicë të popullsisë serbe të kenë hapësira për shkollim universitar specifik”, thekson VV.

Por Listës Serbe kjo nuk i mjafton. Ata kërkojnë që ta mbajnë të izoluar këtë universitet nga pjesa tjetër e Kosovës dhe ta kategorizojnë brenda ligjit si Universitet të një etnie.

Bllokimi e kërkesat e tyre, njëjtë si me ndërmarrjet publike dhe me çështjen e Forcave të Armatosura të Kosovës, po shkojnë në të njëjtin drejtim me atë të marrëveshjes për “Zajednicën”, pra ndarjes etnike të Kosovës në çdo zonë të rregullimit shtetëror e shoqëror.

VV i bën thirrje profesorëve e studentëve të ngrenë zërin për mos ta lejuar këtë kërkesë që shkon në kundërshtim me çdo parim të funksionimit të universiteteve, shoqërisë dhe republikës sonë. /PrizrenPress.com/

Thaçi falënderon Orën, Muratin e Mulën për UNESCO-n

0

Shefi i diplomacisë kosovare , Hashim Thaçi i në një postim në Facebook ka falënderuar të famshmit shqiptarë të cilët po lobojnë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Falënderoj Nobelistin shqiptar Dr. Ferid Muratin, Ambasadoren e Nderit Rita Orën dhe sopranon e famshme Inva Mulën që u bashkëngjitën me ndihmën e tyre të drejtpërdrejtë në lobim për anëtarësinë e Kosovës në UNESCO. “Thyerja e izolimit tonë shumëshekullor është betejë e përbashkët”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

Shqetësohen prindërit: Çantat e nxënësve, të mbingarkuara

0

Këshilli i Prindërve ka falënderuar MASHT-in për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, lehtësim ky financiar për prindërit, por njëkohësisht kanë shprehur brengën e madhe lidhur me çantat e mbingarkuara të nxënësve.

Në një komunikatë për media, thuhet se prindërit mbesin të shqetësuar me peshën e rëndë të çantave, veçanërisht për nxënësit e shkollave fillore, nga klasa e parë deri në pestën, ku pesha e çantave është rreth 20% e peshës trupore të fëmijëve.

Ndërkaq, me standardet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit, parasheh që ngarkesa fizike te fëmijët nuk guxon të kalojë 10 përqindëshin e peshës trupore të fëmijëve.

Edhe prindërit janë të vetëdijshëm që plan-programet aktuale të cilat i ka hartuar Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë parashohin të gjitha ato tekste, por vlerësohet se është momenti i fundit që Qeveria dhe Komunat e Kosovës urgjentisht të trajtojnë këtë problem mjaft shqetësues i cili ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e fëmijëve. (Kosova Sot)

Problemi dhe respektimi i ligjit në Kosovë

0

Ali Hertica

Antirealizmi moral është ajo ide ku veprimi,në vetvete nuk përshkruhet si bartës i së mirës dhe së keqës.Nuk dallohet ndonjë gjë e veçantë, për shembull në mosmbajtjen e premtimit që të tregojë se është keq të mos e mbash premtimin ashtu siç e bejnë liderët e politikës së Kosovës dhe qeveritarët,dhe që të vëresh se njerëzit faktikisht zhgënjehen nga fjala e një lideri të politikës së Kosovës në ditët e lodhura .Ku fyn dhe inatoset kur nuk mbahen premtimet e dhanura.Korsgaardi është kundër realizmit moral ku ai mendon se morali ka një burim subjektiv i së keqës apo së mirës tek njeriu apo lideri politik.

Veprimet janë të mira ose të këqija sepse siç thotë edhe Hamleti mendimet tona i bëjnë të tilla.Mos do të thotë kjo se njerëzit shikojnë vegime ,kur formojnë pikëpamjet morale.Njerëzit mendojnë se është me vend të pysësh për të mirën dhe të keqën..Formimi i mendimeve morale,është shprehje e nevojës së natyrshme për të gjykuar veprimet e vetes dhe të tjerëve në mënyrë refleksive.Për më tepër shumica e njerëzve janë në gjendje të mendojnë për problemet morale në mënyrë të përsëritur dhe i shohin më sy kritik pikëpamjet që dalin prej tyre.

Megjithëse jemi të prirur për të besuar se është mirë të bësh një veprim të caktuar dhe megjithëse e ndjejmë veten të motivuar për ta bërë këtë veprim,gjithmonë kemi mundësi për t’u vënë pikëpytje pikëpamjeve dhe motiveve tona politike në shoqërinë kosovare.

Ne do të reflektojmë për të gjetur a ka ndonjë provë që filozofët e quajnë ,,reflecitve endorusement”apo miratim të ndjenjave refleksive.Të shiqojmë problemin e respektimit të ligjit,në vend që të studiojmë thyrjen e ligjit në mbrendësi ,të shqyrtojmë se çfarë cilësish objektive kanë në vetvete veprimet e paskrupullta të liderëve politik të partive në Kosovë.Të kthejmë vështrimin brenda nesh dhe të studiojmë mendimet e bëra dhe bindjet tona.Ndonjë mendon se të gjithë e kanë për detyrë që të respektojnë ligjin, në qoftë se jo ,thyrja e ligjit që sjell të mira për veten tënde dhe ndonjë gjë për veten e kjo është tek liderët dhe qeveritarët e politikës kosovare.Të përgjigjësh në këtë mënyrë është do të thotë ta vësh veten dhe ndonjë që është ofër teje,përpara të tjerëve dhe shoqërisë.

Mirëpo të mendosh në këtë mënyrë është njerëzore,ka njerëz që kapen nga mosbesimi ,ku dëgjojnë mendime,porse prirjet njerëzore janë ndryshe nga forca fizike e natyrës .Nuk ka ndonjë shkak që të pysësh a është e fortë apo e dobët forca tërheqëse e tokës ,por ka shkaqe për të bërë pyetje të njëjta për prirjen njerëzore,të problemit dhe respektimit të ligjit në Kosovë.

Gjykata në Prizren me shumë lëndë të pazgjidhura

0

Qindra mijëra lëndë të pazgjidhura vazhdojnë të qëndrojnë në sirtarët e gjykatave kosovare. Pos lëndëve të “vjetra”, gjykatat dita-ditës po ngarkohen edhe me lëndë të reja. Kjo po ndodh për shkak të një problemi të moçëm – mungesës së numrit të gjyqtarëve.

Gjykatat themelore në shtatë qytete të Kosovës janë gjykatat e shkallës së parë, në të cilat dërgohen të gjitha rastet penale dhe civile.
Gjykata me më së shumti lëndë të pazgjidhura është Gjykata Themelore në Prishtinë me degët e saj, mirëpo në këtë drejtim hiç më mirë nuk qëndrojnë as gjykatat në Gjakovë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë e Gjilan.

Ndonëse llogaritet si gjykata me numrin më të madh të lëndëve dhe gjyqtarëve, Gjykata Themelore në Prishtinë, pavarësisht pritjes së gazetës “Zëri” për më shumë se dy javë nuk ka qenë në gjendje që të ofrojë statistika për numrin e lëndëve të pazgjidhura. Përderisa gjashtë gjykatat e tjera kanë në sirtarë mbi 200 mijë lëndë, të cilat presin epilogun./zeri/

Haradinaj paralajmëron protesta

0

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që të protestojë kundër Qeverisë “Mustafa” dhe vendimeve që po merr kjo e fundit. Sipas AAK-së vendimet e tilla janë në dëm të vendit.

Këtë e ka bërë të ditur të mërkurën kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

Sipas Haradinajt, arsyet e protestimit kanë të bëjnë me nivelin e lartë të korrupsionit në Qeveri, mungesës së zhvillimit ekonomik dhe marrëveshjet e fundit me vendet fqinje. Megjithatë, Haradinaj nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të nisin protestat, ndërsa ka sqaruar se nuk bëhet fjalë vetëm për protesta klasike, por, sipas tij, ato do të jenë në forma të ndryshme.

Lideri i AAK-së ka thënë se situata është shumë më serioze sesa në protestat e janarit kur u protestua kundër ish-ministrit, Aleksandar Jabllanoviq../zeri/