Shkollat e Prizrenit, mbushen me sekretaresha

Kuvendari i PDK-së Naser Berisha, kërkon që të publikohen emrat e personave që janë punësuar në pozitën e sekretareshës në shkollat e Prizrenit. Ai thotë se nëse Drejtoria e Arsimit nuk publikon emrat e sekretareshave që janë punësuar kohët e fundit nëpër shkollat e Prizrenit, atëherë një gjë të tillë do të bëjë personalisht në Kuvend.

“Unë kërkoj nga drejtori i Arsimit në Prizren, që të bëjë publikimin e emerave të sekretareshave, që janë punësuar nëpër shkolla dhe njëkohësisht të tregojë motivimin pse i kanë pranuar ato në punë”, thotë Berisha.

Sipas tij, nëse drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, nuk e bënë një gjë të tillë, “atëherë personalisht unë do t’i publikojë në seancën e radhës në Kuvend”.

“Nuk kam frikë nga askush, por as të tjerët të mos ken frikë nga unë”.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit, Nexhat Çoçaj thotë se sekretareshat nëpër shkolla nuk janë punësuar nga drejtoria që e drejton.

“Sekretarët e shkollave nuk janë pranuar nga Drejtoria e Arsimit. Siç e dini ekziston një paqartësi ligjore se kush ka të drejtë të zgjedhë sekretarët e shkollave dhe me këtë çështje është duke u marrë Ministria e Arsimit”, thotë Çoçaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit