Haradinaj paralajmëron protesta

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që të protestojë kundër Qeverisë “Mustafa” dhe vendimeve që po merr kjo e fundit. Sipas AAK-së vendimet e tilla janë në dëm të vendit.

Këtë e ka bërë të ditur të mërkurën kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

Sipas Haradinajt, arsyet e protestimit kanë të bëjnë me nivelin e lartë të korrupsionit në Qeveri, mungesës së zhvillimit ekonomik dhe marrëveshjet e fundit me vendet fqinje. Megjithatë, Haradinaj nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të nisin protestat, ndërsa ka sqaruar se nuk bëhet fjalë vetëm për protesta klasike, por, sipas tij, ato do të jenë në forma të ndryshme.

Lideri i AAK-së ka thënë se situata është shumë më serioze sesa në protestat e janarit kur u protestua kundër ish-ministrit, Aleksandar Jabllanoviq../zeri/

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit