Shqetësohen prindërit: Çantat e nxënësve, të mbingarkuara

Këshilli i Prindërve ka falënderuar MASHT-in për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, lehtësim ky financiar për prindërit, por njëkohësisht kanë shprehur brengën e madhe lidhur me çantat e mbingarkuara të nxënësve.

Në një komunikatë për media, thuhet se prindërit mbesin të shqetësuar me peshën e rëndë të çantave, veçanërisht për nxënësit e shkollave fillore, nga klasa e parë deri në pestën, ku pesha e çantave është rreth 20% e peshës trupore të fëmijëve.

Ndërkaq, me standardet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit, parasheh që ngarkesa fizike te fëmijët nuk guxon të kalojë 10 përqindëshin e peshës trupore të fëmijëve.

Edhe prindërit janë të vetëdijshëm që plan-programet aktuale të cilat i ka hartuar Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë parashohin të gjitha ato tekste, por vlerësohet se është momenti i fundit që Qeveria dhe Komunat e Kosovës urgjentisht të trajtojnë këtë problem mjaft shqetësues i cili ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e fëmijëve. (Kosova Sot)

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Lajmet e Fundit