11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 665

Hidhet shorti i Champions-it: City sfidon Realin

0

Në Nyon të Zvicrës të premten është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e Kampionëve.

Skuadrat e renditura nga pozita 9 deri në 24 mësuan kundërshtarët e tyre drejt kualifikimit në 1/8 e finales së garës më të madhe në Evropë.

Padyshim se kryesfida do të luhet mes dy gjigantëve evropiane, Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Juventus-PSV është një tjetër sfidë interesante që do të luhet në këtë rreth të garave në elitën e futbollit evropiane, derisa PSG pritet të ketë punë më të lehtë pasi që do të ballafaqohet me Brest.

Çiftet:

Club Brugge – Atalanta

Sporting – Borussia Dortmund

Manchester City – Real Madrid

Celtic – Bayern Munich

Juventus – PSV

Feyenoord – Milan

Brest – PSG

Monaco – Benfica

Ndeshjet e para luhen më 11 dhe 12 shkurt, kurse ato të kthimit një javë më pas.

 

Vihet gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës në Mamushë

0

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Ministrisë për Zhvillim Rajonal të Kosovës, sot në Mamushë u vu gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës.

Në këtë ceremoni morën ministri ? Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka dhe kryetari i Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniç, së bashku me shumë të ftuar të tjerë. Mamusha për herë të parë do të ketë qendër të kulturës./rtk/

Marketing

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Prizren në fazën e fundit të përgatitjeve për zgjedhje

0

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) në Prizren i ka bërë përgatitjet teknike për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen me 9 shkurt 2025.

Pos disa procedurave të vonuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, sipas zyrtarëve përgjegjës nuk është hasur në vështirësi të tjera, ndërkohë që edhe fushata parazgjedhore ka rrjedhur pa telashe.

Sipas drejtuesit të KKZ-së në Prizren, Nysret Bytyqi në këtë komunë janë 76 qendra të votimit me 236 vendvotime dhe aktualisht pritet certifikimi i Këshillave të Vendvotimeve.

“Komuna e Prizrenit i ka përfunduar të gjitha përgatitjet teknike. Në Komunë të Prizrenit janë 76 qendra të votimit me 236 vendvotime. Nominimi për anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve nga subjektet politike është kryer para datës 18 janar 2025. Jemi në pritje të certifikimit të Këshillave të Vendvotimeve. Shpresojmë që gjatë këtij vikendi të fillojmë edhe me pjesën e trajnimeve”, ka thënë Bytyqi për Telegrafin.

Ai ka theksuar se nuk ka sfida të theksuara sa i përket këtij procesi, pos vonesës së KQZ-së me ca procedura.

“Sfida nuk ka për momentin. Vetëm pak ka vonesa nga KQZ-ja lidhur me disa procedura. Përndryshe ne me pjesën teknike jemi të gatshëm. Në momentin që i marrim të gjitha materialet e duhura që na nevojiten për trajnerë e për anëtarët e Këshillave të vendvotimit menjëherë do të fillojmë me përgatitjet domethënë me trajnime”, është shprehur Bytyqi.

Në të njëjtën kohë ka vlerësuar se fushata parazgjedhore deri më tani ka rrjedhur pa ndonjë incident.

“Fushata ka shkuar në mënyrë shumë të rregullt. Subjektet politike kanë ardhur të gjitha me rregull i kanë bërë paraqitjet në zyrën e KKZ-së. I kemi në formë tabelare ku i bëjmë verifikimet e të gjitha tubimeve që ata i paraqesin në mënyrë që mos të kenë kundërshti mes vete dhe hapësirat e lejuara. Kështu që çdo gjë ka shkuar në rregull. Nuk kemi pasur informatë se ndonjë subjekt ka pasur ndonjë incident gjatë fushatës. Çdo gjë deri tani ka shkuar në rregull”, ka deklaruar Bytyqi për Telegrafin.

Ai është shprehur optimist se edhe zgjedhjet më 9 shkurt do të jenë të të lira, të drejta dhe demokratike.

“Po shpresojmë se tani janë bërë edhe forma të digjitalizimit, ka me pas kamera në vendvotime, po ashtu në pjesën e qendrës komunale të numërimit do të bëhet numërimi i votave të kandidatëve në Qendrën Sportive, të gjitha me kamera, dhe shpresoj që çdo gjë do të jetë transparente dhe do të ketë më pak ankesa nga subjektet sepse të gjitha kanë mundësi me i pa rezultatet e tyre”, ka pohuar Bytyqi.

Për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, KQZ ka certifikuar 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat të pavarur. /Telegrafi/

Policia shqiptoi 2185 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2185 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 12 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 34 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 11 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

 

Vranët dhe me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.

IHK njofton se në mëngjes do të ketë kushte për mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 10°C deri në 12°C.

Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2 m/s.

Ambasadori britanik viziton Dragashin, vlerëson tolerancën dhe bashkëjetesën ndëretnike

0

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot Komunën e Dragashit, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, së bashku me përfaqësues të tjerë institucionalë.

Kryetari Xheladini i uroi mirëseardhje ambasadorit dhe e falënderoi për vizitën, duke e informuar për organizimin politik dhe administrativ të Komunës. Ai theksoi se Dragashi është “shembull në Kosovë për kulturën e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve”.

Nga ana e tij, ambasadori Hargreaves shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe siguroi për vazhdimin e mbështetjes britanike për qytetarët e Kosovës.

“Përfaqësuesit e Britanisë së Madhe në Kosovë do të jenë gjithmonë përkrah qytetarëve tuaj”, tha ai.

Pas takimit në Zyrën e Kryetarit, ambasadori britanik dhe përfaqësuesit komunalë vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku u njohën nga afër me punën e stafit mjekësor dhe shërbimet që ofrohen për qytetarët./PrizrenPress.com/

 

Kurti premton ndërtimin e rrugës Rahovec-Xërxë në vlerë 8 milionë euro

0
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë tubimit elektoral më qytetarët e Rahovecit, ka thanë se Lëvizja Vetëvendosje do të angazhohet të mbështesë Rahovecin duke premtuar atyre investime në infrastrukturë, sport e kulturë.

“Po e mbështesim Rahovecin me afër 8 milionë euro për ndërtimin e rrugës Rahovec-Xërxë, rrugë me katër korsi. Me 4 milionë euro për ndërtimin e Stadiumit në Rahovec. Më 2.5 milionë euro ndërtimin e Qendrës së Kulturore multifunksionale. Në mandatin e ardhshëm do ta përfundojmë rrugën Prizren – Tetovë, autostradën Prishtinë-Gjilan deri te Dheu i Bardhë, rrugën Dollc-Gjakovë, Kijrvë-Zahaqsi dhr rrugën e Dukagjinit”, tha ai. Kurti premtoi edhe investime miliardëshe për prodhim, bujqësi e turizëm.

Ndërkaq, kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci premtoi investime në fushën e Arsimit.

“Ju e keni ndjerë dorën e shtetit në mandatin tonë. Qeveria Kurti, ka luftuar korrupsionin, Investoi në fëmijë e të rinj.  Kemi mbështetur studentët e fermerët, kemi përmirësua infrastrukturën për fëmijë me 4 milionë euro. Jemi në proces të përfundimit edhe të një çerdhe tjetër në Rahovec. Do të vazhdojmë me bursa në mandatin tjetër për studentë ku do të kemi së paku edhe 10 profile të reja në të gjitha shkolla e Kosovës si dhe në Rahovec”, tha ajo.

Nagavci shtoi se do të punojnë edhe në edukimi e hershëm të fëmijëve si dhe në profilizimin e universiteteve publike.

Marketing

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj: Rogova mirëpret nesër kryeministrin e ardhshëm Lumir Abdixhikun

0

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, ka qëndruar sot në nëndegën e kësaj partie në Rogovë të Hasit.

Ai është njoftuar për përgatitjet e tubimit ku pritet të marrë pjesë edhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Takim i frytshëm me kryesinë e nëndegës së Rogovës së Hasit – angazhim dhe përkushtim pa ndal! Faleminderit për entuziazmin tuaj të jashtëzakonshëm,” shkruan ai. “Rogovë, shihemi nesër në ora 16:30, ku së bashku do të mirëpresim kryeministrin Lumir Abdixhiku!”

124 LDK
97 Xhavit Ukaj

Marketing

Bashkimi mposht Vëllaznimin, kalon në finale të Kupës së Kosovës në basketboll

0

Palesta “Sezai Surroi” në Prizren ka qenë nikoqire e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, ndeshje në të cilën janë përballur Bashkimi dhe Vëllaznimi, dhe përmes rezultatit 89 – 73, skuadra nga Prizreni, ka arritur të bëhet finalistja e dytë e Kupës së Kosovës.

Ndeshjen më mirë e nisën skuadra nga Prizreni, e cila pati një seri prej 9-0, por në fund pas një loje të mirë nga skuardra e Vëllaznimit, çereku i parë arriti të mbyllej ne rezultat të barabartë 20 – 20.

Edhe çereku i dytë nisi më mirë nga skuadra e Bashkimit, por loja më e mirë e Vëllaznimit dhe efikasiteti i kësaj skuadre bëri që pjesa e parë e kësaj ndeshjeje të mbyllet me rezultatin 35 – 41.

Në fillim të çerekut të tretë Vëllaznimi arriti që epërsinë e tyre ta dërgojë deri në 7 pikë, 40 – 47, por me anë të dy tresheve të shënuara nga Green, ky çerek u mbyll në të mirën e skuadrës nga Prizren, 60 – 57.

Deri në 10 pikë arriti epërsia maksimale e Bashkimit kur kishin kaluar vetëm tre minuta lojë në çerekun e fundit, dhe efikasiteti i lartë i skuadrës nga Prizreni vazhdoi deri në fund, duke arritur që këtë ndeshje ta mbyllë me fitore me rezultat 90 – 73, duke kaluar kështu në finalen e Kupës së Kosovës në Basketboll, aty ku do të përballet me skuadrën e Trepçës.

Më efikasi tek skuadra e Bashkimit ishte Lejson Zeqiri, i cili shënoi 22 pikë, pati 5 kërcime, dhe një asistim.


Ndërsa me 22 pikë, pesë kërcime dhe 3 asistime, më efikasi tek Vëllaznimi tregua Jericole Hellems.

Finalja e kupës së Kosovës, zhvillohet me datë 12 shkurt në Palestrën e Sporteve në Prishtinë.

Ndahet nga jeta mjeku i QKMF-së në Prizren, Bajram Kryeziu

0

Mjeku i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, Bajram Kryeziu, është ndarë nga jeta.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga miqtë në rrjetet sociale.

Marketing