Program i veçantë, me këngën e shpirtit në DokuFest

Pamela Cohn ka bërë një përzgjedhje për projektet filmike që sivjet vijnë në DokuFest në kuadër të programit “Sound of my soul”.

Përzgjedhja sjellë filmat që sfidojnë relacionin e gjuhës, tekstit dhe dialogut muzikor. Një miks i fiksionit, esesë, dokumentarit dhe filmave të gjatë eksperimentalë vijnë në “Sound of my Soul”, për të zbuluar më thellë diskursin filmik dhe atë gjuhësor.

Dokumentari i realizuar nga Vincent Moon – “Kangë e Defa”, me ndihmën e këngëtares Fatime Kosumi – është vetëm një prej filmave të përfshirë në këtë përzgjedhje. Vistas e Visões nga André Francioli, Liahona, Talena Sanders + Second Sighted nga Deborah Stratman, Swimming In Your Skin Again nga Terence Nance dhe të tjerë filma janë pjesë e seleksionit.

DokuFest sivjet nis me datë 8 gusht dhe zgjat deri me 16 gusht, në qytetin e bukur të Prizrenit. /KultPlus.com/

Më Shumë

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj mban mbledhje komemorative për mësimdhënësin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismet Reka

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj”, në objektin e ndarë në fshatin Gjonaj të Hasit, të mërkurën u mbajt mbledhje...

Lajmet e Fundit