19.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Ambasadori Jean-Claude Schlumberger vizitoi Rahovecin

Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë ambasadori Jean-Claude Schlumberger sot ka vizituar komunën e Rahovecit.

Ambasadori u prit nga kryetari i komunës, Idriz Vehapi. Ai tha se bashkëpunimi me stafin e OSBE-së si në nivelin lokal e po ashtu edhe në atë regjionalë është shumë i mirë dhe ky bashkëpunim i mirë do të vazhdoj edhe me tutje.

Ndërkaq, ambasadori Jean-Claude Schlumberger u shpreh i kënaqur me angazhimin e kryetarit me qytetarët e komunës së Rahovecit, përfshirë këtu edhe komunitetet jo shumicë.

Jean-Claude Schlumberger dhe Vehapi e vazhduan vizitën e tyre të përbashkët në zyrën e kontaktit të OSBE-së e cila gjendet në lagjen e epërme të qytetit të Rahovecit, ku mbajtën takimin me përfaqësuesit e komunitetit serb, romë, ashkali dhe egjiptian. Arsyeja e takimit me komunitetet e sipërpërmendura ishte që t’i dëgjojnë brengat e banorëve të kësaj pjese të qytetit dhe ta shqyrtojnë mundësit e zgjidhjes së tyre.

Kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë ambasadori Jean-Claude Schlumberger bashke me nënkryetari i komunës së Rahovecit Xhemali Haxhimustafa vizituan fshatin Hoçë e Madhe ku u takuan me anëtarët e posa emëruar të këshillit të këtij fshati.

Gjatë takimit u diskutua rreth funksionalizimit dhe nevojës për përkrahje të këtij këshilli nga komuna. Ndërkaq, pjesëmarrësit në takim shprehen nevojën të forcojnë kapacitetin e këshillit si dhe gjetjes së mënyrave dhe mjeteve për funksionalizimin e këtij institucioni të posa formuar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

AAK-ja zgjedh kryesinë e re në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka zgjedhur kryesinë e re të degës, pas aprovimit unanim nga Këshilli Drejtues. Lajmin e ka bërë...

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të...

Lajmet e Fundit