Home Blog Page 67

Policia në Prizren hap dyert për nxënësit, ligjërohet për sigurinë në trafik

0

Stacioni Policor Prizren-Veri ka mirëpritur sot një grup nxënësish nga një kolegj i qytetit, në kuadër të aktiviteteve edukative për rritjen e ndërgjegjësimit mbi sigurinë në trafik.

Në këtë vizitë morën pjesë 47 nxënës, të shoqëruar nga dy mësuese, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me punën dhe angazhimet e Policisë së Kosovës.

“Gjatë vizitës, nxënësit u informuan mbi rregullat e trafikut dhe rëndësinë e respektimit të tyre për sigurinë e përgjithshme. Po ashtu, u mbajt një prezantim mbi temën ‘Siguria në trafik’, duke theksuar rolin e edukimit të hershëm në parandalimin e aksidenteve dhe krijimin e kulturës së qarkullimit të sigurt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve për sigurinë rrugore, afrimin e tyre me institucionet e rendit dhe nxitjen e respektimit të rregullave të trafikut që nga mosha e hershme.

“Policia e Kosovës vlerëson bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe do të vazhdojë të organizojë aktivitete të ngjashme për edukimin e gjeneratave të reja mbi sigurinë në trafik”, thuhet më tej në njoftim./PrizrenPress.com/

Policia në Prizren koordinon masat e sigurisë me Këshillat Lokale (KLSP)

0

Komandanti i Stacionit Policor Prizren, Kapiten Haxhi Kabashi, priti sot në një takim pune anëtarët e Këshillave Lokale për Siguri në Bashkësi (KLSP), për të diskutuar mbi zbatimin e “Strategjisë së Policimit të Udhëhequr nga Inteligjenca”.

Në këtë takim, ku morën pjesë përfaqësues nga dy KLSP-të e këtij sektori, u shqyrtuan shqetësimet dhe problematikat specifike të identifikuara në zonat e tyre të përgjegjësisë. Takimi shërbeu si platformë për harmonizimin e veprimeve mes policisë dhe këtyre strukturave lokale.

Kapiten Haxhi Kabashi vlerësoi rolin e KLSP-ve

“Bashkëpunimi me KLSP-të është shtylla e strategjisë sonë për një ambient të qetë. Ne i kemi dëgjuar me vëmendje çështjet e ngritura dhe policia do të ndërmarrë masa konkrete për adresimin e tyre, ndërsa çështjet që nuk janë në kompetencën tonë do t’i përcjellim menjëherë te institucionet përkatëse”, tha ai.

Ata  u zotuan për vazhdimin e këtij angazhimi të përbashkët, duke e vlerësuar takimin si një hap të frytshëm drejt rritjes së sigurisë në të gjithë rajonin e Prizrenit-Veri./PP/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Akademik e autor i mbi 30 librave – kush ishte Rexhep Qosja?

0

Rexhep Qosja, i cili vdiq sot në moshën 90-vjeçare, ishte një ndër personalitetet më të rëndësishme të letërsisë, kritikës letrare dhe mendimit intelektual shqiptar. Ai ka qenë profesor dhe drejtues studimesh në Fakultetin Filologjik të Prishtinës. Ishte edhe drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981.

I lindur në vitin 1936 në Vuthaj të Malit të Zi, Qosja arsimin fillor e nisi në vendlindje dhe e vazhdoi në Guci. Në vitin 1959 përfundoi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa një vit më vonë u regjistrua në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku diplomoi më 1964. Rruga e tij akademike vazhdoi me angazhimin në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku u pranua si asistent në vitin 1967 dhe më pas u ngrit në nivelet më të larta shkencore.

Gjatë viteve 1967–1968 u specializua për shkencën e letërsisë në Universitetin e Beogradit, ndërsa në vitin 1971 mbrojti doktoratën mbi jetën dhe veprën e poetit Asdreni. Pas kësaj, ai u bë bashkëpunëtor i lartë dhe këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik, si dhe profesor në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Nga viti 1972 deri më 1981 drejtoi Institutin Albanologjik, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e studimeve albanologjike.

Qosja ishte autor i mbi tridhjetë librave që përfshijnë studime letrare, kritikë, romane, tregime, drama dhe publicistikë. Ndër veprat e tij më të njohura janë “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Anatomia e kulturës” dhe romani “Bijtë e askujt”, për të cilin u nderua me çmimin “Pjetër Bogdani” në vitin 2010. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe kanë qenë objekt studimi në qarqe akademike.

Për kontributin e tij të çmuar, ai u nderua me shumë çmime, përfshirë çmimin “Nderi i Kombit” nga Republika e Shqipërisë në vitin 2000. Përveç veprimtarisë shkencore e letrare, ai ishte i angazhuar edhe në jetën politike të Kosovës, duke drejtuar një parti në periudhën 1998–2000.

Biografia

Lindi më 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Katër klasat e para të fi­llores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmë­maturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gju­hës dhe të Letërsisë Shqipe të Fa­kultetit Filozofik të Prishtinës, ku u diplomua më 1964. Në vitin 1967 u pranua asistent në Institutin Albano­logjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/68 specializoi shkencën e le­tërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Univer­sitetit të Beogradit. Më 1969 u zgjodh bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Pas doktorimit, më 1972, u zgjodh, një herë bashkëpunëtor i lartë e pastaj, këshilltar shkencor në Institutin Al­banologjik, si dhe profesor inordinar dhe profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981, shef shumëvjeçar i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik dhe, gjatë viteve 1974-1975, kryeredaktor i jashtëm i revistës letrare Jeta e Re.

Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar shumë recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me: Shpër­blimin e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë – “7 Korriku”, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, etj. Është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”.

Bibliografia

Vepra në gjuhën shqipe:

Episode letrare, Rilindja, Prishtinë, 1967.

Dialogje me shkrimtarët, Rilindja, Prishtinë, 1968.

Kritika letrare, Rilindja, Prishtinë, 1969.

Antologjia e lirikës shqipe, Rilindja, Prishtinë, 1970.

Kontinuitete, Rilindja, Prishtinë, 1972.

Asdreni – jeta dhe vepra e tij, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1972.

Panteoni i rralluar, Rilindja, Prishtinë, 1973.

Vdekja më vjen prej syve të tillë, Rilindja, Prishtinë, 1974.

Shkrimtarët dhe periudha, Instituti Albanologjik, Prishitnë, 1975.

Anatomia e kulturës, Rilindja, Prishtinë, 1976.

Mite të zhveshura, Rilindja, Prishtinë, 1978.

Prej tipologjisë deri te periodizimi, ASHAK, Prishtinë, 1979.

Morfologjia e një fushate, Instituti Albanologjik,Prishtinë, 1980.

Nocione të reja albanologjike, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1983.

Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi I-II-III, Rilindja, Prishtinë, 1984-1985.

Antologjia historike e letërsisë shqipe. Poezia dhe Proza, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1985.

Porosia e madhe, Prishtinë, 1986.

Populli i ndaluar, Prishtinë, 1990.

Fjalori demokratik, Prishtinë, 1997.

Çështja shqiptare, Historia dhe politika, Prishtinë, 1998.

Ligjërime paravajtëse, Prishtinë, 1998.

Strategjia e bashkimit kombëtar, Prishtinë, 1998.

Paqja e përgjakshme, Konferenca ndërkombëtare për Kosovën, Prishtinë, 1999.

Tronditja e shekullit I, Tiranë, 2001.

Tronditja e shekullit II, Tiranë, 2001.

Një dashuri dhe shtatë faje, roman, bot. Toena, Tiranë, 2001.

I ringjalluri i penduar, tregim satirik. Toena, Tiranë, 2002.

Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne – Shkrimtarë dhe periudha, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2006.

Ideologjia e shpërbërjes, trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Toena, Tiranë, 2006.

Realiteti i shpërfillur, Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar, Toena, Tiranë, 2006.

Të vërtetat e vonuara: përgjigje e dytë në polemikat e Ismail Kadaresë dhe të bashkëmendimtarëve të tij, Toena, Tiranë, 2006.

Rilindja e dytë, Toena, Tiranë, 2007.

Nata është dita jonë, Toena, Tiranë, 2007.

Bijtë e askujt, I dhe II, Valdoli, 2010.

Në vitin 2010 Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi kompletin e veprave në 29 vëllime, i cili në pesë cikle përmban këto vepra: I. Veprat historiko-letrare: 1. Vazhdimësi, 2. Panteoni i rralluar, 3.Asdreni – jeta dhe vepra, 4. Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, 5. Anatomia e kulturës, 6. Nocione të reja albanologjike, 7. Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 1, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 2, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 3, 8. Porosia e madhe, 9. Tri mënyra të shkrimit shqip, 10. Semantika e ndryshimeve historiko-letrare. II. Veprat letrare: 11. Antologjia e lirikës shqipe, 12. I ringjalluri i penduar, 13. Mite të zhveshura, 14. Vdekja më vjen prej syve të tillë, 15. Një dashuri dhe shtatë faje, 16. Nata është dita jonë, 17. Bijtë e askujt 1, Bijtë e askujt 2. III. Veprat historike dhe historiko-dokumentare: 18. Çështja shqiptare – historia dhe politika, 19. Programet serbe për shpërnguljen e shqiptarëve, 20. Paqja e përgjakshme, 21. Tronditja e shekullit 1, Tronditja e shekullit 2, 22. Rilindja e dytë. IV. Veprat publicistike: 23. Populli i ndaluar, 24. Strategjia e bashkimit shqiptar, 25. Ligjërime paravajtëse, 26. Fjalor demokratik, 27. Demokracia e shpërdorur, 28. Intelektualët, etika dhe politika. V. Veprat polemike: 29. Morfologjia e një fushate, Ideologjia e shpërbërjes, Realiteti i shpërfillur, Të vërtetat e vonuara.

Drenoci në përgatitje për 26 Prillin, ditën e daljes publike të UÇK-së

0

Në Drenoc të Rahovecit po vazhdojnë përgatitjet dhe mirëmbajtja e hapësirave publike në kuadër të shënimit të 26 Prillit – ditës së daljes publike të UÇK-së.

Sipas komunës, aktivitetet në terren po zhvillohen me qëllim rregullimin dhe përgatitjen e hapësirave publike për këtë ngjarje përkujtimore, e cila shënohet në fshatin Drenoc.

“Vazhdon përkushtimi për mirëmbajtjen e hapësirave publike, në kuadër të përgatitjeve për 26 Prillin – ditën e daljes publike të UÇK-së në Drenoc.”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizreni shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës me mbjellje fidanësh në “Dardani”

0

Komuna e Prizrenit ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës përmes një aktiviteti simbolik të mbjelljes së fidanëve në parkun e ri që është duke u rregulluar në lagjen “Dardania”.

Aktiviteti është zhvilluar në rrugën “Rrustë Kabashi”, ku në hapësirat e reja gjelbëruese janë mbjellë dhjetëra fidane. Në këtë nismë kanë marrë pjesë nxënës nga shkollat “Nazim Kokollari” dhe “Ma’arif”, si dhe fëmijë nga kopshti parashkollor “Nëna Kabrini”.

Sipas njoftimit të komunës, parku i ri modern në këtë zonë pritet të shërbejë si hapësirë për rekreacion dhe pushim për qytetarët, ndërsa aktivitete të tilla synojnë rritjen e sipërfaqeve të gjelbra në të gjithë territorin e komunës dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arbnor Rifati flet pas përfundimit të sezonit: kërkon Superligë me 10 ekipe

0

Ka përfunduar edicioni për Proton Cable Prizrenin, ndërsa pas mbylljes së sezonit në Ligën e parë, ka reaguar trajneri i ekipit Arbnor Rifati me një deklaratë publike, duke bërë një përmbledhje të rrugëtimit të skuadrës dhe duke dhënë një mesazh të qartë për të ardhmen.

Rifati theksoi se në vitin jubilar të klubit është bërë një riorganizim i brendshëm, me synimin kryesor rikthimin e ekipit në nivelin që i takon. Edhe pse objektivat nuk u arritën plotësisht, ai u shpreh krenar me grupin e lojtarëve dhe punën e bërë gjatë gjithë sezonit.

Një element që ai e veçoi ishte fakti se në fazën e “play-off”-it skuadra u paraqit vetëm me lojtarë vendorë, duke e konsideruar këtë si dëshmi të potencialit dhe përkushtimit që ekziston brenda ekipit.

Rifati gjithashtu falënderoi të gjithë ata që kontribuuan gjatë edicionit, duke përfshirë lojtarët, stafin teknik dhe atë mjekësor, si dhe udhëheqësinë e klubit për organizimin gjatë sezonit.

Në deklaratën e tij nuk mungoi edhe urimi për KB Dritën dhe Dritero Sefajën për inkuadrimin në Superligë, duke u dëshiruar suksese në elitën e basketbollit kosovar.

Në fund, Rifati pati një mesazh të drejtpërdrejtë për drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke kërkuar zgjerimin e Superligës në 10 ekipe. Sipas tij, ekipe si Proton Cable Prizreni dhe Vëllaznimi kanë kapacitetin dhe organizimin për të qenë pjesë e elitës, ndërsa një vendim i tillë do të sillte më shumë konkurrencë dhe do të shmangte monotoninë e ligës aktuale me tetë skuadra.

Deklarata e tij vjen në një moment kur pritet të ketë diskutime rreth formatit të garave për sezonin e ardhshëm.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arrestohen dy persona në Prizren, iu gjet kokainë, para e armë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi dyshohen për shitje dhe shpërndarje të kokainës.

Ata janë prangosur, pasi paraprakisht janë zhvilluar kontrolle në në një shtëpi dhe në dy lokale, ku janë gjetur e sekuestruar sasi të konsiderueshme të kokainës, para, armë, si dhe gjësende të tjera.

Sipas raportit 24-orësh, ky rast ka ndodhur pas një hetimi disamujor.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një motoçikletë, dy telefona mobil, një çelës me dy hallka, kartëmonedha në vlerë rreth 45 euro, 13 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 336.92 gram, dy qese të zbrazëta me mbetje të substancës narkotike të llojit kokainë, një kavanoz e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 115.15 gram, dy foli, një palë gërshërë, një thikë, dy kartëmonedha 2×200, një peshore digjitale, një pistoletë me një karikator të zbrazët, një pistoletë me pjesë të çmontuara pa karikator, dhe një shishe çelqi me substancë të lëngshme të dyshuar për tretës”, thuhet në raport.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vlera monetare e substancave narkotike, sipas raportimit, arrin në vlerë rreth 30 mijë euro.

Të dyshuarit janë arrestuar  dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Vjedhje në një shkollë në Sallagrazhdë, dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt

0

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë në fshatin Sallagrazhdë të komunës së Suharekës.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 21 prill 2026 rreth orës 14:30, ndërsa një ditë më pas janë shoqëruar dy persona të dyshuar.

“Me 22.04.2026 janë shoqëruar dy të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit përmes dritareve të shkollës janë futur në objekt dhe në çantën e viktimës kanë vjedhur para të gatshme dhe disa mjete didaktike”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit në koordinim me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit