Home Blog Page 6746

Digjet një lokal në Dragash

0

Është përfshirë nga zjarri një lokal në Dragash. Dëmi i shkaktuar në këtë lokal kapë vlerën në 5 mijë euro.

“Ankuesja femër K-Gorane ka raportuar se dyshohet për shkak te prishjes se instalimit elektrik është përfshirë nga zjarri lokali i saj”, njofton Policia e Kosovës .

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin”.

“Si pasojë e zjarrit, sipas ankueses vlera e demit të shkaktuar është rreth 5.000 euro”.

“ Nuk raportohet për te lënduar”/PrizrenPress.com/

Shpella e Shenjtë në Jeshkovë të Prizrenit, shëron “mësyshin” dhe gratë sterile

0

Shpella e shenjtë, që gjendet në Jeshkovë të komunës së Prizrenit, ruan në vete histori interesante, prandaj edhe sot e kësaj dite kjo shpellë vizitohet pothuajse për të njëjtat qëllime që vizitohej edhe më herët. Gratë që nuk lindin kërkojnë trashëgimtarë, edhe pse kjo traditë është zbehur me kalimin e kohës.

Nënlokja Sadbere Berisha, 86-vjeçare, nga Hoqa e Qytetit, mban mend mbi shtatë breza që e kishin treguar rëndësinë e Shpellës së Shenjtë që e kishin quajtur, shpellën e Jeshkovës e më vonë edhe “Guri i kalloxherit”, që mendohet se ka shëruar tri sëmundje.

“Nëse nuset s’kanë lindur, kur kanë ardhur këtu dhe i ka gëzuar Zoti. Nëse fëmijët apo nuset kanë pasur mësysh, këtu janë shëruar. Nëse qumështi i nënës ka ikur vetëm këtu është kthyer”, tregon ajo.

“Dikur moti vinin këtu nga Prizreni shumë qytetarë, të gjithë bashkë edhe myslimanë, edhe katolikë e besa edhe të tjerë. Këtu zinin një hallve, bënin gazmend, pastaj shpërndanin shumë ëmbëlsira, sepse këtu besonin se nuset që nuk lindnin, vinin këtu të flinin dhe mbesnin me barrë”, shprehet ajo.

“Kishte raste kur nuseve të reja u humbte gjiri vinin këtu bënin ndonjë “nezër”, edhe bënin ëmbëlsira dhe gjiri iu vinte. Nëse kishin fëmijë të bukur, atëherë vinin këtu zinin në sepet “shportë” me ve të ngjyrosura dhe shpërndanin dhe fëmijët i ruanin nga “mësyshi”. Dikur biro këtu “mësyshi” i mbyste fëmijët”, tregon për “Kosova Sot”, nënlokja Sadbere.

Historianët tregojnë për këtë vend duke thënë se njerëzit kanë krijuar kultin e besimit për shpellën, duke kaluar tri fazat e hershme të besimit pas paganizmit e këndej. Kështu në fillim ai ishte vend i shenjtë për ilirët, ortodoksët e besimtarët katolikë dhe së fundi edhe besimtarët islamë, këta të fundit e quajnë “Guri kalloxherit”.

Ëndrra e llahtarshme

Profesori i letërsisë, Shefajet Berisha, thotë se kjo shpellë është ndër historitë më të vjetra që ka dëgjuar. Lidhur me këtë pikë të lashtë të besimit e besëtytnisë, prof. dr. Nexhat Çoçaj thotë se në kohë të lashtë, pastaj si tek besimtarët ortodoksë, ashtu edhe katolikë ky ishte një vendshërim i njerëzve, duke shtuar se kjo pikë e lartë ka ajër të pastër. Shton se në kohën e krishterimit mori emrin “Shpella e shenjtë”, e cila pastaj shtyhet si pikë besimi edhe në kohën e besimit islam ku merr emrin “Guri i kalloxherit”. Ai tregon se njerëzit e vizitonin këtë gur, duke menduar se shëron shumë sëmundje.

Në një formë të njëjtë flet për gazetën edhe prof. dr. Mejdi Elezi.

“Ky gur e kjo shpellë ka edhe legjenda të tjera. Tregohet se si një djalosh ishte sëmurë rëndë dhe familjes, duke i ardhur keq se ai ishte çmendur, e dërgojnë në këtë shpellë më shumë ta lënë për të vdekur, ngase nuk e duronin. Mirëpo, pas tri ditësh djaloshi kthehet tërësisht në gjendje të rregullt mendore dhe fillon jetën. Flitet pastaj se ai njeri ishte ndër pasanikët e Prizrenit”.

Elezi tregon se në luftën fundit serbët me fanatizmin të madh e kanë ruajtur këtë pikë.

“Jo aq shumë për strategji sa e kanë ruajtur si pikë referente të serbëve dhe duke dashur që të rikthejnë, sipas tyre, këtë shenjtëri”. /Kosova Sot/

Aksident në hyrje të Malishevës

0

Në hyrje të Malishevës nga fshati Banjë një veturë ka humbur kontrollin dhe ka dalë përtej rrugës.

Arsye e aksidentit dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me rregullat e komunikacionit, por edhe për shkak se rruga është e rrëshqitshme për shkak të reshjeve të shiut.

Në veturë ndodheshin dy persona, të cilët janë lënduar lehtë, bëjnë të ditur burime të MalishevaPress nga vendi i ngjarjes/malishevapress/

Zvarritja e procesit të Ramadan Mujës, po e degradon Prizrenin

0

Sot bëhen 2 vjet që kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja është dënuar nga Gjykata Themelore për shpërdorim të detyrëszyrtare – korrupsion, mirëpo ky vendim ende nuk ka marrë formën e prerë. Në lidhej me këtë dhe me kalimin e kësaj lënde nga një gjykatë në tjetrën, “Qytetarët Aktiv për Prizrenin”,kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me sistemin kosovar të drejtësisë.

Në një komunikatë për media këta qytetarë thonë se për 2 vjet, ndoshta edhe më shumë, Gjykatat e shtetit të Kosovës qytetarëve të Prizrenit ua legjitimuan krimin, ua legalizuan kriminelët dhe ua degraduan institucionet publike, të cilat mbahen me paratë e tyre.Sipas kësaj komunikate zvarritja e këtij procesi gjyqësor po e tërheqzvarrë edhe qytetin e Prizrenit duke degraduararsimin, trashëgiminë, urbanizmin, kulturën, sportin dhe fusha të tjera.

Në këtë komunikatë, “ Qytetarët aktiv Për Prizrenin”, akuzojnë gjykatat eKosovës për krim në bashkëpunim, si pasojë e zvarritjes së procesit për Ramadan Mujën.

“Qytetarët Aktivë Për Prizrenin duan t’ia bëjnë me dije ‘drejtësisë kosovare’ se në shkatërrimin e Prizrenit, më nuk është autorë vetëm Ramadan Muja dhe vartësit e tij, për tërheqjen zvarrë të qytetit dhe mbajtjen peng të qytetarëve ata kanë edhe një mbështetës. 2 vjet zvarritje nën pushtetin e Ramadan Mujës për Prizrenin janë krim, madje krim edhe më i madh se ai që kishte kryer para 2 viteve, dhe këtë ata po e kryejnë në bashkëpunim me ju, ‘Gjykatat e Sistemit Kosovar të Drejtësisë!’”, thuhet në komunikatë.

Pas vendimit të gjykatës Themelore, që shpalli fajtor Ramadan Mujën për shpërdorin të detyrës zyrtare, lënda me 9 Korrik, 2014(5 muaj pas dënimit), u bart në Gjykatën e Apelit, për të vazhduar me 31 Gusht 2015, kuGjykata e Apelit dha aktvendimin e saj për ta kthyer në rigjykim këtë rast.Mirëpo, me 24 Dhjetor, 2015(6 muaj pas vendimit të Gjykatës së Apelit), Gjykata Supreme vendosi që kjo lëndë duhet të vendoset përsëri në Gjykatën e Apelit.

Ky pushtet amniston krimin e organizuar dhe korrupsionin

0

“ Në prokurori, polici dhe gjykata ka njerëz, që vijnë nga sistemet e kaluara nga ai i ish-socializmit jugosllav dhe serb, të cilët kanë një të kaluar jo të pastër, në kuptimin e mbrojtjes së të drejtës dhe realizimit të ligjeve në atë periudhë kohore, dhe duke e ditur pushtetarët se këta njerëz shumë lehtë mund t’i vënë në pozitën e presionit, i kanë futur në pozita të tilla të sistemit të drejtësisë”, shprehet profesori Muhamet Kelmendi.

Një ndër sfidat më të mëdha, me të cilat po përballet Kosova, mbetet pa dyshim shkalla e lartë e korrupsionit dhe krimit të organizuar, që tashmë thuajse këto dukuri negative kanë depërtuar në çdo segment dhe pore të shoqërisë, dhe për fat të keq edhe në instancat më të larta të shtetit. Derisa të gjitha shtetet, që sot janë apo pretendojnë të jenë demokratike, ku do të funksiononte sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës po e luftojnë këtë dukuri, tek ne mbetet e kundërta, pasi janë vetë pushtetarët dhe njerëzit e sistemit të drejtësisë ata, të cilët nuk po e lejojnë që t’i hapet rrugë kësaj lufte. Por, a shihen shenja pozitive, sidomos pas ardhjes së kryeprokurorit Aleksander Lumezit në krye të Prokurorisë së Shtetit, por a do të hetohen edhe të paprekurit e mafio-politikës? Profesori Riza Smaka në një prononcim për “Kosova Sot” thotë se korrupsioni ka kapluar çdo sferë të shoqërisë si administratën publike, ashtu edhe Prokurorinë e Gjyqësorin, teksa në anën tjetër, sipas tij, kemi një kastë personash, që është pasuruar në mënyrë të dyshimtë gjatë rrethanave të luftës për të vazhduar edhe në ditët e sotme.

Smaka thotë se në saje të kapitalit të bërë kanë krijuar edhe monopol dhe kartele në treg, po ashtu edhe konkurrencë jolojale, duke e shkatërruar kësisoj pos të tjerash edhe ekonominë. Tutje, Smaka shprehet se në këtë mënyrë kjo kastë e njerëzve krijon edhe pasuri marramendëse, me të cilën do të mund të korruptonte individë, madje edhe institucionet t’i paralizojë nga funksionimi. “Deri më sot krimi nuk është ndjekur fare nga organet kompetente, ku shumë lëndë kanë mbetur të pakryera, disa të tjera të parashkruara e plot lëndë të zhdukura që prapa tyre qëndron krimi i organizuar”, shprehet Smaka.

Smaka: Shkelës të Kushtetutës, udhëheqësit më të lartë

Smaka e inkurajon kryeprokurorin Lumezi që të bëjë ndryshime fillimisht në struktura, e më pastaj ta përtërijë strukturën e prokurorisë dhe të veprojë sipas Kodit të procedurës penale, sipas ligjit të aplikuar, pasi në këtë formë do ta ketë mbështetjen e gjerë të shoqërisë civile, pastaj opozitës parlamentare, të qytetarëve e të botës akademike, pavarësisht asaj se do të ketë rezistencë nga të gjitha strukturat e burokratizuara. “Ne kemi raste, kur presidentja e shkel Kushtetutën, kryetari i Kuvendit, po ashtu kryeministri, dhe vetë Gjykata Kushtetuese ka shkelur Kushtetutën, duke krijuar dispozita kushtetuese, që nuk i ka interpretuar ato dhe ka krijuar kundërshtime në dispozitat aplikative të Kushtetutës”, shprehet ai…/kosova sot/

51 vjet nga vdekja e Fan Nolit

0

Sot mbushën 51 vjet nga vdekja e diplomatit të përkryer, ekspertit të politikës ndërkombëtare, përkthyesit, priftit, poetit e historianit shqiptare dhe mjeshtërit të debatit, Fan S Noli.

Regjimi zogist i rikthyer me të ashtuquajturën Fitoren e Legalitetit më 24 dhjetor të vitit 1924, e dënoi atë me vdekje në mungesë. Programi i tij me njëzet pika për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, ndër të cilat edhe reforma agrare, ishte tejet i nxituar e idealist për një vend të prapambetur dhe pa tradita parlamentare.

Më vonë Noli i shkroi arsyet e dështimit të tij në një letër që ia drejtonte një mikut të tij anglez “Duke këmbëngulur tek reformat agrare, zgjova zemërimin e aristokracisë çifligare; duke mos i zbatuar reformat, humba mbështetjen e masave fshatare”.

Po ua sjellim edhe mendimet që i kish shprehur një herë Eqrem bej Vlorës: “Ky vend i çuditshëm nuk ka shok në botë. Këtu shpesh beu mund të jetë një fshatar, fshatari një patric, të gjithëve nën ato gunat e lypësit iu duket vetja kalorës i barabartë dhe madhështor sa tjetri. Këtu ndryshimi mid is të pasurit dhe të varfrit, midis të fortit dhe të dobëtit fshihet nga ndjesia e dinjitetit të barabartë apo të përshtatjes. Këtu është sinori midis mënyrës europiane dhe asaj aziatike të jetës, midis koncepteve sociale gjermanike dhe latine, midis etikës së krishterë dhe asaj myslimane, këtu është paleta ku ngërthehen të gjitha ngjyrat dhe dritëhijet, të gjitha refleksionet e së kaluarës dhe të tashmes.”

Ai u lind më 6 janar 1882 në ?briktepe (turqisht për Qytezë), një fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja. Si disa fshatra të tjerë të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe traditat e të parëve. Noli e konsideronte fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës.

I ati i tij, Stiliani, ndonëse trashëgoi tokë si pronë, nuk u mor me bujqësi, por shërbeu si psalt në kishën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake. Familja u shtua shumë dhe erdhi një ko hë që jetesa u bë e vështirë për të. Sa qe i mitur Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në gjuhën greke në Heybeliada, Stamboll. Gjithsesi, tek ai ndikoi më shumë krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip kundrejt ndikimit të mbrapshtë politik që donte të kishte Patriarkana Ortodokse tek ortodoksët e kombësive të ndryshme, veçanërisht shqiptarët.

Në vitin 1900 shkoi në Greqi me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belge, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. Por nuk i eci mbarë, dhe as studimet nuk i kreu.

Atëherë u hodh në punë të tjera si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatrale shëtitëse që shfaqej dhe në skelën e Galatës. Tek punonte atje, iu ngjall dëshira për t’u marrë me dramaturgji duke shkruar dramën “Zgjimi”, në greqi sht, (e cila u ndalua të shfaqej sepse aludonte për lëvizjen shqiptare për liri). Më 1903 shkoi në Egjipt, ku filloi punë si mësues i greqishtes për dy vjet (mars 1903-mars 1905).

Kohë kur përkthen në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” që u botua në shtypshkronjën shqipe në Sofje. Në korrik-gusht të 1903, ai nisi të botojë të parat skica letrare në revistën “Numas”.

Në prill 1906, me një biletë avulloreje të klasit të dytë, paguar nga bashkatdhetari që kishte njohur n’Egjipt Spiro Dine, Fan Noli u nis për në Botën e Re duke kaluar nga Napoli dhe mbërriti në Nju Jork më 10 maj. Për njohuritë e tij gjuhësore do dërgohej në një mision rus në Amerikë. Pasi ndenji tre muaj në Buffalo, ku punoi në një kombinat lënde drusore, Noli shkoi në Boston.

Atje, botuesi Sotir Peci i dha një punë si zëvendës-redaktor i gazetës së Bostonit “Kombi”, ku punoi deri në maj 1907 dhe ku botoi artikuj me pseudonimin Ali Baba Qyteza. Tensioni që ndjenin shqiptarët ortodoksë nga ndikimi i Kishës Greke mbërriti kulmin gjatë varrimit të një patrioti shqiptar, të cilit prifti grek nuk pranonte t’i kryente shërbesat e fundme. Me nismën e vet Noli thirri një mbledhje të shqiptarëve ortodoksë nga mbarë Nju Englandi, ku delegatët vendosën të themelojnë Kishën Ortodokse Autoqefale (autonome) Shqiptare, me Nolin si klerikun e saj të parë.

Më 9 shkurt 1908, në moshën njëzetegjashtëvjeçare, Fan Noli u bë diakon (dhjak) në Bruklin, kurse më 8 mars 1908 Platoni, kryepeshkopi ortodoks rus i Nju Jorkut, e shuguroi si prift ortodoks. Vetëm dy javë më vonë, më 22 mars 1908, Noli i ri krenar mbajti për herë të parë liturgji në gjuhën shqipe, në ‘Knights of Honor Hall’ në Boston. Ky ishte hapi i parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Nga shkurti 1909 deri në korrik 1911 Noli botoi gazetën “Dielli”, zëdhënëse e bashkësisë shqiptare të Bostonit. Më 10 gusht 1911 ai u nis për në Evropë, ku ndenji katër muaj dhe kreu shërbesa kishtare në gjuhën shqipe për kolonitë në Kishinjov, Odesë, Bukuresht dhe Sofje.

Më 28 prill 1912, bashkë me Faik bej Konicën është ndër themeluesit kryesor të shoqatës pan-shqiptare Vatra (në fillim më 6 janar 1907 shoqatën “Besa-Besë” me sekretar Kol Tromarën, që u shkri me Vatrën) bashkë me organin e saj të shtypit “Dielli” i Bostonit, gjithashtu dhe “Shkopi” i Kairos që lëvizën kundër një artikulli të Mit’hat Frashërit në shtypin e Selanikut.

Nga viti 1908 deri më 1912 kryen studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit, të cilat i përfundon me cum laude në Bachelor of Arts. Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali. Në marsin e vitit 1913 ai mori pjesë, në Kongresin Shqiptar të Triestes, i organizuar nga shoku dhe rivali i tij Faik bej Konica.

Në korrik 1913 Fan Noli shkoi për herë të parë në Shqipëri ku mbajti shërbesën e parë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në vend më 10 mars 1914, në prani të princit Vilhelm zu Vid, i cili kishte mbërritur në Durrës vetëm tri ditë më parë me një anije austro-hungareze. Në gusht 1914 Noli qëndroi për një farë kohe në Vienë, por me afrimin e reve të zeza të luftës, u kthye në Shtetet e Bashkuara në maj 1915.

Nga 21 dhjetori 1915 deri më 6 korrik 1916, u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit, tashmë gazetë e përditshme. Në korrik 1917 u bë edhe një herë kryetar i Federatës Vatra. Në shtator të vitit 1918 Noli themeloi të përmuajshmen në anglishte The Adriatic Revieë (Revista e Adriatikut), që financohej nga Federata për të përhapur informacion për Shqipërinë dhe për kauzën e saj. Gjashtë muajt e parë revista u botua nga Noli, ndërsa më 1919, këtë detyrë e mori në d orë Kostandin Çekrezi.

Me fondet e Vatrës, të mbledhura nën drejtimin e Nolit, u dërguan në Paris, Londër dhe Uashington delegatë shqiptaro-amerikanë për të promovuar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë. Më 24 mars 1918, Noli u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në fillim të korrikut të atij viti mori pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku u takua me presidentin Udrou Uillson, përkrahës i të drejtave të pakicave në Evropë. Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që tashmë ishte dioqezë e pavarur.

Një vit më pas, duke pasur parasysh rritjen e figurës së Nolit si udhëheqës politik e fetar i bashkësisë shqiptare dhe si shkrimtar, orator dhe komentator politik i talentuar, ishte e logjikshme që ai të zgjidhej kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku arriti ta anëtarësonte Shqipërinë më 17 dhjetor 1920.

Gazeta The Manchester Guardian, në një koment më 23 korrik 1924, e përshkruante Nolin si një burrë që do të kishte qenë i shquar në çdo vend. Diplomat i përkryer, ekspert i politikës ndërkombëtare, mjeshtër i debatit, që prej fillimit ai la mbresa të thella në Gjenevë. Me shumë mjeshtëri, por gjithmonë me buzë në gaz, ai i vuri me shpatulla pas murit të gjithë kundërshtarët e tij ballkanas. Ai është një njeri me kulturë të pamasë, që ka lexuar çdo gjë që ia vlen të lexohet në anglishte dhe frëngjishte.

Me zgjedhjet e mbajtura më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921 – 30 shtator 1923). Ai shërbeu si ministër i Jashtëm në qeverinë e Xhaferr Ypit, vetëm për pak kohë përpara se të dorëhiqej. Noli ishte kryetar i Partisë Popullore, e majta e asaj kohe, kundrejt Partisë Përparimtare. Përkrah Luigj Gurakuqit dhe Stavro Vinjaut është ndër oratorët më shpotitës të foltores parlamentare. Më 21 nëntor 1923, u shugurua peshkop i Korçës dhe mitropolit i Durrësit në Durrës, ndërsa më 27 dhjetor 1923 zgjidhet deputet i Korçës.

Gjatë Lëvizjes së Qershorit 1924 nuk ishte për përmbysjen me forcë që ndodhi; u vendos në krye të saj vetëm si kërkesë e krahut të të rinjve, që shihnin tek ai një njeri me formim perëndimoro-amerikan. Regjimi zogist i rikthyer me të ashtuquajturën Fitoren e Legalitetit më 24 dhjetor, e dënoi atë me vdekje në mungesë.

Programi i tij me njëzet pika për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, ndër të cilat edhe reforma agrare, ishte tejet i nxituar e idealist për një vend të prapambetur dhe pa tradita parlamentare. Më vonë Noli i shkroi arsyet e dështimit të tij në një letër që ia drejtonte një mikut të tij anglez “Duke këmbëngulur tek reformat agrare, zgjova zemërimin e aristokracisë çifligare; duk e mos i zbatuar reformat, humba mbështetjen e masave fshatare”.

Ardhja e një delegacioni rus me në krye Arkady Krakovetsky shqetësoi kancelaritë perëndimore deri në atë pikë, sa të mbështisnin ardhjen e Zogut me anë të 106-112 oficerëve të ish-Ushtrisë Perandorake Ruse. Sipas mendimit të A. Këlcyrës në “Shkrime për historinë e Shqipërisë” vërehet se lidhjet me Bashkimin Sovjetik ishin munduar ngaherë t’i sendërtonin, por ishte pikërisht kjo lëvizje që duhej të soste.

Më 1953, në moshën shtatëdhjetë e një vjeç, Fan Nolit iu dhurua shuma prej 20 000 dollarësh nga Federata Vatra, me të cilën bleu një shtëpi, në Fort Lauderdale Florida, ku vdiq më 13 mars 1965.

Fan Noli është varrosur në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit. Kisha Autoqefale që kishte krijuar u bë më vonë Kryedioqeza ortodokse shqiptare në Amerikë e Kishës ortodokse në Amerikë.

Deputetët dorëzohen para SHIK-ut

0

Kanë kaluar pesë vjet qëkur në Kuvendin e Kosovës është kërkuar nga deputetët e opozitës formimi i një Komisioni hetimor rreth veprimtarisë së Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), të cilin e ka udhëhequr Kadri Veseli, por një iniciativë e tillë ka dështuar qysh në fillim.

Ish-deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, në mars të 2011-s paraqiti në Kuvend idenë e themelimit të këtij Komisioni.

“Kur e kam nisur atë iniciativë për komision hetimor, ndoshta nuk e kam njohur mjaftueshëm skenën politike. Porse si një aktivist i ri në politikë dhe pa të kaluar pengmbajtëse, kam menduar se është më mirë për Kosovën dhe politikën kosovare që të përmbyllej diskursi rreth SHIK-ut. Pavarësisht rezultateve që do të mund të dilnin, ky lloj debati çoroditës do të përmbyllej. Në fakt, kjo ka qenë pothuajse fjalia kryesore edhe në fjalimin tim në Kuvend atëherë. Tash pesë vjet më vonë, ky diskurs fatkeqësisht ka mbetur pothuajse i njëjtë”, thotë Ramadani.

Ramadani: Politika e ka legjitimuar SHIK-un

Pesë vjet më pas Ramadani vlerëson se ideja që kishte nisur ka qenë e mirë dhe e qëlluar, por, siç thotë ai, e parealizueshme.

Sipas tij, politika në përgjithësi e ka legjitimuar SHIK-un, ani pse e përdor në diskurs publik sipas nevojave elektorale dhe kryesisht nga ajo pjesë e politikës që ka dhënë prova të kundërta në praktikë…/zeri/

Rrugëtimi i Kadri Veselit drejt kreut të PDK-së

0

Për më pak se tri vjet e gjysmë prej se u anëtarësua në PDK, ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, arriti ta marrë drejtimin e partisë. Pavarësisht se e drejton partinë më të madhe në vend, Veseli në zgjedhjet e 8 qershorit 2014 ka marrë më pak vota se dy liderët e partive më të vogla parlamentare
Partia Demokratike e Kosovës, pas rreth 17 vjetëve të themelimit do ta ketë një lider të ri në krye të saj.

Kadri Veseli, një personalitet i kyçur vonë në këtë subjekt politik, arriti shumë shpejt ta marrë drejtimin e partisë më të madhe në vend, pas më pak se katër vjet prej se është bërë pjesë e saj.

Shpejtësia e ngjitjes në krye të PDK-së, për anëtarët e kësaj partie nuk është e rastësishme, duke qenë se Veseli, siç thonë ata, ka të gjitha tiparet për të qenë lider i një partie të madhe në vend.

Megjithatë, mungesa e ish-liderit të PDK-së Hashim Thaçi, i cili javë më parë është zgjedhur president i shtetit, për deputetët e kësaj partie do të ndihet gjithmonë.

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), pos që mori udhëheqjen e partisë me madhe në vend, ai vetëm pak kohë pasi hyri në politikë u zgjodh edhe kryetar i Kuvendit, njërit prej tri institucioneve më të larta shtetërore.

Më 2 nëntor 2012, Veseli iu bashkua degës së PDK-së në Mitrovicë. Pas zgjedhjeve të përgjithshme në PDK, që u zhvilluan gjatë vitit 2012, Veseli u emërua zëvendëskryetar duke u bërë kështu njeriu i dytë në PDK pas Thaçit, ndërkaq në zgjedhjet e 8 qershorit 2014, doli i dyti në parti me numrin më të madh të votave.

Pas arritjes së marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK, Veseli u zgjodh kryetar i Kuvendit, ndërkaq pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, Veseli është ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, ndërkaq në zgjedhjet që do të mban më 7 maj, konsiderohet kandidat serioz për të marrë kreun e PDK-së./Zëri

Forumi i Gruas i LDK-së, mban aktivitet në Prizren

0

Forumi i Gruas i LDK-së në vazhdën e aktiviteteve me rastin e shënimit të 26 vjetorit të themelimit sot në Prizrenin e kulturës dhe besëlidhjes zhvilloi një serë aktivitetesh.

Musafire nga Shqipëria nga Lidhja Demokratike e Gruas Albana Vokshi- Kryetare dhe anëtare nga Kukësi. Në këtë takim solemn morën pjesë edhe Kryesia Qendrore e FGLDK-së e kryesuar nga Kryetarja Lirije Kajtazi, që e përshëndeti takimin dhe vlerësoi kontributin e Forumit të Gruas për 26 vite.

Aktiviteti u pasurua me pjesë kulturore. Nikoqirja Sadije Jakupi Kryetare e FGLDK Dega në Prizren dhe Haxhi Avdyli Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren shprehën zotimin e tyre në angazhimet e mëtejme në forcimin e demokracisë.

Kuvendi: Akuzat e NISMË-s për skandal janë shpifje

0

Lidhur me akuzat e NISMË-s për Kosovën se Kuvendi ka shkelur procedurat në seancën e 14 dhjetorit të vitit 2015, ka reaguar Kuvendi i Kosovës.

Sipas Kuvendit të Kosovës, pretendimet për shkelje janë të paqëndrueshme dhe shpifëse, pasi siç thuhet në sqarim, ligji në fjalë i ka kaluar të gjitha procedurat e parapara me dispozitat e Rregullores së Kuvendit të Kosovës gjatë procesit ligjvënës.

Më poshtë shihni të plotë sqarimin e Kuvendit:

Sqarim i Zyrës së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

lidhur më dezinformimin e opinionit publik nga Partia Parlamentare Nisma për Kosovën, të paraqitur në Konferencen për media, datë 12 mars 2016, ora 14:00, për Ligjin 05/L-063 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194

Me vëmendje përcollëm paraqitjen e anëtarit të Kryesisë të Partisë Nisma për Kosovën, ku pretendohet për gjoja skandal , përveç tjerave edhe të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për Ligjin 05/L-063 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194, miratuar në seance plenare me 14 dhjetor 2015.

Lidhur me ketë paraqitje e njoftojmë publikun se pretendimet për shkelje janë absolutisht të pa qëndrueshme dhe shpifëse, ngase me përgjegjësi deklarojmë se ligji ne fjalë i ka kaluar të gjitha procedurat e parapara me dispozitat e Rregullores se Kuvendit për procesin ligjvënës, si në vijim:

Kuvendi në seancën plenare të mbajtur me 14 dhjetor 2015, ka shqyrtuar projektligjin në lexim të dytë, dhe ka miratuar amendamentet 1, 3, 4 dhe 5, të propozuara nga Komisioni Funksional, ndërsa amendamenti 2 nuk është miratuar dhe Kuvendi ka miratuar projektligjin me amendamentet e miratuara.

Teksti final i ligjit është përgatitur mbi bazën amendamenteve të miratuara në seancë plenare dhe i njëjti është proceduar për dekretim te Presidentja e Republikës se Kosovës dhe për publikim në Gazetën Zyrtare.

Në rastet kur nuk miratohet amendamenti i propozuar, në tekstin final të ligjit mbetet teksti siç është në projektligj.

Amendamenti 2 nuk është miratuar dhe nuk është inkorporuar në tekstin e ligjit i cili është publikuar në gazete zyrtare.

Vërejtje: Shqyrtimi, diskutimet dhe votimi i Ligjit nr.03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjet nr.03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr.04/L-194 dhe amendamenteve te propozuara, mund te gjendet ne Transkriptin e Seancës Plenare, te datës 14.12.2015:

http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/proc/trans_s_2015_12_14_10_6251_al.pdf

Dokumentet qe e demantojnë adresimin e Nismës, janë në dispozicion në Administratë