10.3 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Rrugëtimi i Kadri Veselit drejt kreut të PDK-së

Për më pak se tri vjet e gjysmë prej se u anëtarësua në PDK, ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, arriti ta marrë drejtimin e partisë. Pavarësisht se e drejton partinë më të madhe në vend, Veseli në zgjedhjet e 8 qershorit 2014 ka marrë më pak vota se dy liderët e partive më të vogla parlamentare
Partia Demokratike e Kosovës, pas rreth 17 vjetëve të themelimit do ta ketë një lider të ri në krye të saj.

Kadri Veseli, një personalitet i kyçur vonë në këtë subjekt politik, arriti shumë shpejt ta marrë drejtimin e partisë më të madhe në vend, pas më pak se katër vjet prej se është bërë pjesë e saj.

Shpejtësia e ngjitjes në krye të PDK-së, për anëtarët e kësaj partie nuk është e rastësishme, duke qenë se Veseli, siç thonë ata, ka të gjitha tiparet për të qenë lider i një partie të madhe në vend.

Megjithatë, mungesa e ish-liderit të PDK-së Hashim Thaçi, i cili javë më parë është zgjedhur president i shtetit, për deputetët e kësaj partie do të ndihet gjithmonë.

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), pos që mori udhëheqjen e partisë me madhe në vend, ai vetëm pak kohë pasi hyri në politikë u zgjodh edhe kryetar i Kuvendit, njërit prej tri institucioneve më të larta shtetërore.

Më 2 nëntor 2012, Veseli iu bashkua degës së PDK-së në Mitrovicë. Pas zgjedhjeve të përgjithshme në PDK, që u zhvilluan gjatë vitit 2012, Veseli u emërua zëvendëskryetar duke u bërë kështu njeriu i dytë në PDK pas Thaçit, ndërkaq në zgjedhjet e 8 qershorit 2014, doli i dyti në parti me numrin më të madh të votave.

Pas arritjes së marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK, Veseli u zgjodh kryetar i Kuvendit, ndërkaq pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, Veseli është ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, ndërkaq në zgjedhjet që do të mban më 7 maj, konsiderohet kandidat serioz për të marrë kreun e PDK-së./Zëri

Më Shumë

Nafta 1.74 € e benzina 1.42 €, publikohen çmimet e derivateve për sot

1.74 euro do të shitet sot nafta në Kosovë, ndërsa benzina 1.42 euro për litër dhe gazi 0.88 euro, sipas çmimeve maksimale të lejuara...

Vazhdon rënia e çmimit të naftës, maksimalja e sotme 1.74 euro për litër

Çmimi i derivateve të naftës ka filluar të bie në Kosovë. Çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e sotme, 17 prill, shkon...

Lajmet e Fundit