9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Zvarritja e procesit të Ramadan Mujës, po e degradon Prizrenin

Sot bëhen 2 vjet që kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja është dënuar nga Gjykata Themelore për shpërdorim të detyrëszyrtare – korrupsion, mirëpo ky vendim ende nuk ka marrë formën e prerë. Në lidhej me këtë dhe me kalimin e kësaj lënde nga një gjykatë në tjetrën, “Qytetarët Aktiv për Prizrenin”,kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me sistemin kosovar të drejtësisë.

Në një komunikatë për media këta qytetarë thonë se për 2 vjet, ndoshta edhe më shumë, Gjykatat e shtetit të Kosovës qytetarëve të Prizrenit ua legjitimuan krimin, ua legalizuan kriminelët dhe ua degraduan institucionet publike, të cilat mbahen me paratë e tyre.Sipas kësaj komunikate zvarritja e këtij procesi gjyqësor po e tërheqzvarrë edhe qytetin e Prizrenit duke degraduararsimin, trashëgiminë, urbanizmin, kulturën, sportin dhe fusha të tjera.

Në këtë komunikatë, “ Qytetarët aktiv Për Prizrenin”, akuzojnë gjykatat eKosovës për krim në bashkëpunim, si pasojë e zvarritjes së procesit për Ramadan Mujën.

“Qytetarët Aktivë Për Prizrenin duan t’ia bëjnë me dije ‘drejtësisë kosovare’ se në shkatërrimin e Prizrenit, më nuk është autorë vetëm Ramadan Muja dhe vartësit e tij, për tërheqjen zvarrë të qytetit dhe mbajtjen peng të qytetarëve ata kanë edhe një mbështetës. 2 vjet zvarritje nën pushtetin e Ramadan Mujës për Prizrenin janë krim, madje krim edhe më i madh se ai që kishte kryer para 2 viteve, dhe këtë ata po e kryejnë në bashkëpunim me ju, ‘Gjykatat e Sistemit Kosovar të Drejtësisë!’”, thuhet në komunikatë.

Pas vendimit të gjykatës Themelore, që shpalli fajtor Ramadan Mujën për shpërdorin të detyrës zyrtare, lënda me 9 Korrik, 2014(5 muaj pas dënimit), u bart në Gjykatën e Apelit, për të vazhduar me 31 Gusht 2015, kuGjykata e Apelit dha aktvendimin e saj për ta kthyer në rigjykim këtë rast.Mirëpo, me 24 Dhjetor, 2015(6 muaj pas vendimit të Gjykatës së Apelit), Gjykata Supreme vendosi që kjo lëndë duhet të vendoset përsëri në Gjykatën e Apelit.

Më Shumë

Blenita Krasniqi zgjidhet kryetare e Aleancës së të Rinjve të Kosovës në Rahovec

Në një atmosferë entuziaste dhe demokratike, është mbajtur kuvendi zgjedhor i Aleancës së të Rinjve të Kosovës, dega në Rahovec, me pjesëmarrje të gjerë...

Muzeu i Hidroelektranës në Prizren bëhet funksional, hap dyert për publikun

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se Muzeu i Hidroelektranës në Prizren tashmë është funksional dhe i hapur për vizitorët, pas përfundimit të...

Lajmet e Fundit