13.8 C
Prizren
E shtunë, 11 Maj, 2024

Kuvendi: Akuzat e NISMË-s për skandal janë shpifje

Lidhur me akuzat e NISMË-s për Kosovën se Kuvendi ka shkelur procedurat në seancën e 14 dhjetorit të vitit 2015, ka reaguar Kuvendi i Kosovës.

Sipas Kuvendit të Kosovës, pretendimet për shkelje janë të paqëndrueshme dhe shpifëse, pasi siç thuhet në sqarim, ligji në fjalë i ka kaluar të gjitha procedurat e parapara me dispozitat e Rregullores së Kuvendit të Kosovës gjatë procesit ligjvënës.

Më poshtë shihni të plotë sqarimin e Kuvendit:

Sqarim i Zyrës së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

lidhur më dezinformimin e opinionit publik nga Partia Parlamentare Nisma për Kosovën, të paraqitur në Konferencen për media, datë 12 mars 2016, ora 14:00, për Ligjin 05/L-063 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194

Me vëmendje përcollëm paraqitjen e anëtarit të Kryesisë të Partisë Nisma për Kosovën, ku pretendohet për gjoja skandal , përveç tjerave edhe të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për Ligjin 05/L-063 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194, miratuar në seance plenare me 14 dhjetor 2015.

Lidhur me ketë paraqitje e njoftojmë publikun se pretendimet për shkelje janë absolutisht të pa qëndrueshme dhe shpifëse, ngase me përgjegjësi deklarojmë se ligji ne fjalë i ka kaluar të gjitha procedurat e parapara me dispozitat e Rregullores se Kuvendit për procesin ligjvënës, si në vijim:

Kuvendi në seancën plenare të mbajtur me 14 dhjetor 2015, ka shqyrtuar projektligjin në lexim të dytë, dhe ka miratuar amendamentet 1, 3, 4 dhe 5, të propozuara nga Komisioni Funksional, ndërsa amendamenti 2 nuk është miratuar dhe Kuvendi ka miratuar projektligjin me amendamentet e miratuara.

Teksti final i ligjit është përgatitur mbi bazën amendamenteve të miratuara në seancë plenare dhe i njëjti është proceduar për dekretim te Presidentja e Republikës se Kosovës dhe për publikim në Gazetën Zyrtare.

Në rastet kur nuk miratohet amendamenti i propozuar, në tekstin final të ligjit mbetet teksti siç është në projektligj.

Amendamenti 2 nuk është miratuar dhe nuk është inkorporuar në tekstin e ligjit i cili është publikuar në gazete zyrtare.

Vërejtje: Shqyrtimi, diskutimet dhe votimi i Ligjit nr.03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjet nr.03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr.04/L-194 dhe amendamenteve te propozuara, mund te gjendet ne Transkriptin e Seancës Plenare, te datës 14.12.2015:

http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/proc/trans_s_2015_12_14_10_6251_al.pdf

Dokumentet qe e demantojnë adresimin e Nismës, janë në dispozicion në Administratë

Më Shumë

Trepça fiton finalen e parë

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Prishtina fiton minimalisht ndaj Lirisë

Fitore ka shënuar Prishtina e cila në udhëtim mundi Lirinë, me rezultat minimal 0-1. Krasniqi (88’), shënoi golin e fitores dhe të vetmin në këtë...

Lajmet e Fundit