22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Gjykatat dhe prokuroritë, oazë korruptive

Top-skandalet në drejtësi

As 2015-ta nuk e përmirësoi sistemin e drejtësisë

Gjyqësia dhe Prokuroria vazhdojnë të jenë më tepër nxitëse të padrejtësive dhe aferave, sesa të luajnë rolin e tyre ligjor dhe kushtetues

Edhe ky vit që po e lëmë pas u karakterizua nga afera në sistemin e drejtësisë, akuza ndaj krerëve të gjyqësorit dhe prokurorisë, për korrupsion dhe abuzim me pozitën. Nuk munguan as skandalet në misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Akuzat në KPK

Në muajin mars të këtij viti, u.d i kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha, pezulloi takimet e Këshillit Prokurorial deri në dekretimin e kryeprokurorit të ri të Shtetit, mirëpo pezullimi u quajt i kundërligjshëm nga nënkryetari i KPK-së, Idain Smaili, si dhe nga disa anëtarë të tjerë. Pas pezullimit të takimeve të KPK-së, Hoxha doli me akuza thuajse ndaj të gjithë anëtarëve të këshillit, por sot e kësaj ditë askush nuk është marrë me këto akuza.

Fshehja e rasteve të ndjeshme

Pas emërimit të kryeprokurorit të ri të shtetit, Aleksandër Lumezi, dolën në dritë dhe një sërë rastesh që kishin qenë mbajtur të fshehura nga paraardhësi i tij, Ismet Kabashi. Një ndër këto raste ka të bëjë edhe me hetimet ndaj ish-kryegjyqtarit të Kushtetueses, Enver Hasani.

Kryegjyqtari i Apelit, Sali Mekaj, në arrest

Më 20 korrik 2015, Policia e Kosovës arrestoi kryegjyqtarin e Apelit, Sali Mekaj, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në seancën paraprake gjyqësore, gjyqtarja Alltëne Murseli vendosi një muaj arrest shtëpiak për Mekajn, duke hedhur kështu poshtë kërkesën e Prokurorisë për paraburgim. Por, më vonë një kolegj i Gjykatës së Apelit, i përberë nga tre anëtarë të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe i udhëhequr nga kolegu i Mekajt, gjyqtari Avni Dinaj, e ka konsideruar si joadekuate masën e arrestit shtëpiak të ricaktuar nga gjyqtarja Alltëne Murseli dhe ka vendosur që kjo masë të ndryshohet dhe e njëjta t’i zëvendësohet me masën e ndalimit për t’iu ofruar vendit ose personit të caktuar me kohëzgjatja prej 2 muajsh.

Saliuka, në KGJK me shkelje ligjore

Gjykata e Apelit, në takimin e kolegjiumit, të mbajtur më 5 gusht 2015, ka bërë përzgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku thuhet se e kanë propozuar dhe zgjedhur për anëtare të KGJK-së gjyqtaren Makifete Saliuka. Mirëpo, kjo procedurë, sipas gjyqtarëve të Apelit, ka kaluar me shumë parregullsi. Më herët KGJK-ja kishte nxjerrë rregulloren mbi zgjedhjen e anëtareve të KGJK-së, e cila parasheh që nëntë nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor dy të jenë të gjinisë femërore, duke e respektuar përfaqësimin gjinor. Rregullorja kishte paraparë që anëtari nga Gjykata e Apelit në këtë këshill të jetë femër, mirëpo me këtë vendim nuk ishin pajtuar gjyqtarët e apelit, të cilët kishin thënë së gjyqtarëve të gjinisë mashkullore nga kjo gjykatë po u mohohet e drejta për nominim për anëtar në KGJK-së dhe kishin kërkuar që të bëhet rishikimi dhe ndryshimi i rregullores, në mënyrë që të krijohet mundësia e kandidimit edhe për gjyqtarë nga gjinia mashkullore/kosova sot/

Më Shumë

Plagoset me armë zjarri një person në Nashec të Prizrenit

Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin Nashec të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhnësi i...

Ylli sot pret Trepçën në ndeshjen e dytë finale

Sot zhvillohet përballja e dytë finale e “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ylli synon titullin e kampionit, që do...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit