Varri i Sari Salltikit në Pashtrik të Hasit, vendi që gëzon nënat me fëmijë

Një udhëtim mistik tri pika të ndryshme i lidhte me një emër të vetëm. Pelegrinazhi përfshin varrin e Sari Salltikit në majën e Pashrikut në Kosovë, në teqenë e Sari Salltikit që ndodhet në malin mbi Krujë dhe tek qafa e Zhurit po me këtë emër.

Pelegrinazhi fillon nga 1 gushti te vendpushimi i shenjtë i shkëlqësisë së tij, Sari Salltik Babës, në Malin e Pashtrikut. Llogaritet se pikërisht në gushtin e vitit 1614, kalon misionari i parë dhe më i shquar i Tarikatit Saadi në Ballkan dhe Evropë, postmbajtësi i parë i Teqesë së Madhe Autoqefale Ballkanike, hirësia e tij, sheh Sulejman Axhiza Baba.

“Gjurma e të shenjtit” në Krujë

Mejdi Elezi, historian, shpjegon se më 1 gusht të këtij viti e ka vizituar Teqenë e Sari Salltikit në Krujë. Sipas tij, udhëtimi nis për në Malin e Skënderbeut, ose siç njihet nga vendasit Mali i Krujës, që është i lartë 1176 metra dhe në majë të tij është dhe vendi i shenjtë i Sari Salltikut.“Nëse do të ecësh këmbë duhet të gjesh një ditë me diell të pastër për të shijuar të gjitha pamjet e rralla që të jep lartësia e këtij mali. Mali i Krujës është si ballkoni i Adriatikut”, thotë Elezi, duke shtuar se Mali i Krujës përfshin dy komponentë, që ia vlejnë për t’i vizituar, duke nisur me selinë e Sari Salltikut në majë të malit, po ashtu me teqenë e “Haxhi Shajnit”, një objekt i shenjtë i fesë bektashiane, ose siç quhet ndryshe dhe “gjurma e të shenjtit”, që ndodhet para se të hysh në Krujë.

“Në këtë teqe është bërë tanimë traditë që të sapomartuarit e zonës përreth e vizitojnë atë, në ditën e tyre të dasmës, marrin bekimin, bëjnë fotografi dhe nisen ma karvanin e makinave të tyre. Në “gjurmën e të shenjtit” shkojnë edhe besimtarë të fesë bektashiane, që në Krujë është e përhapur shumë, po ashtu edhe njerëz të tjerë që nuk i përkasin këtij besimi. Ky objekt është ndërtuar këtu e 500 vjet më parë. Në brendësi të teqesë ndodhet dhe “gjurma e të shenjtit”, pra gjurma e parë e Sari Salltikut, në ikje e sipër. Është një gjurmë që krutanët e ruajnë me fanatizëm. Sari Salltiku, ky shenjtor i madh, gjurmën e dytë të tij e ka lënë në Korfuz, ku edhe atje ka një teqe të tillë dhe në atë vend është dhe varri i shenjtë”, thotë Elezi.

Pelegrini në Pashtrik ka vazhduar edhe në kohën e komunizmit dhe ka qenë një festë gjithëpopullore

“Hasjanët atje shkojnë pas martesave të tyre, e kur Zoti nuk i gëzon me fëmijë atje shkohet për pelegrinazh dhe nga atje thuhet se fillon mbarësia. Në të shumtën e rasteve nuset e reja pastaj mbeten me barrë, sepse, siç thuhet, Zoti i ndihmon që pasardhësit të gëzojnë botën”, shpjegon Nexhat Çoçaj/Kosova Sot/

Më Shumë

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit