Haradinaj: Thyerja e varrezave në Romajë është akt qyqar

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dënuar ashpër thyerjen e varrezave në fshatin Romajë të Hasit, duke e quajtur këtë një akt qyqar. Ai ka kerkuar nga organet e rendit që bëjnë të pamundurën që të zbardhet ky rast.

“Është një fillimviti i keq thyerja e varrezave në fshatin Romajë. Është vepër kriminale dhe përpjekje dëshpëruese për të zbehur tolerancën fetare në Kosovë, e cila ka kohë që është shembull për shumë vende në rajon dhe më gjerë”, thuhet në një reagim të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“E dënoj ashpër këtë akt qyqar dhe kërkoj që organet e rendit dhe të gjithë ata që mund të ndihmojnë, të bëjnë të pamundurën që të zbardhet ky rast, i cili I qet hije të keqe jo vetëm kësaj ane, por gjithë Kosovës. Varrezat janë objekte të shenjta dhe kushdo ngre dorë mbi to ka ngritur dorë mbi shenjtërinë e jetës së përbashkët shekullore të qytetarëve të të gjitha besimeve në Kosovë. Prandaj, nuk do të lejojmë askënd që të na I rrezikojë këto vlera. Unë dua të besoj se kjo është vepër e kriminelëve dhe keqbërësve ordiner, por pavarësisht prej kësaj, zbardhja e këtij rasti është me interes të jashtëzakonshëm për të gjithë ne”, thuhet në reagim.

Më Shumë

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Lajmet e Fundit