15.8 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025
Home Blog Page 6803

Kosova organizon sot konferencën globale ndërfetare

0

Nga sot deri me 30 maj, Kosova do të organizojë konferencën e 4-të ndërkombëtare ndërfetare në të cilën do të nxirren në pah roli, përvoja dhe kontributi i Kosovës dhe rajonit të Ballkanit në debatin global mbi promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Konferenca e sivjetme e nivelit të lartë do të përfshijë prezantimet dhe fjalimet kryesore nga liderë botërorë fetarë, ministra dhe zyrtarë të lartë qeveritarë, ndërmarrës, përfaqësues ndërkombëtarë, si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile me synim që të lëvizet nga debati publik drejt krijimit të mjeteve që do t’u shërbejnë brezave të rinj të aktivistëve socialë.

Në mesin e më shumë se 200 pjesëmarrësve në konferencë do të ketë edhe delegatë të rinj të cilët do të udhëtojnë nga vende të largëta si Afganistani, shtete të Amerikës e Jugut dhe Nigerisë për të shkëmbyer ide për mënyrat e luftimit të ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes në internet.

Kjo konferencë, e cila fillon të enjten, më 28 maj, dhe mbaron më 30 maj, do t’i bashkojë të rinjtë nga Kosova, Ballkani dhe komuniteti global për t’u takuar me krerë fetarë, diplomatë, juristë, gazetarë, udhëheqës të OJQ-ve, akademikë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Konferenca fillon sot 28 maj, me fillim në orën 17:00, në hotelin “Swiss Diamond”.

Cak gjurmimi për të pagjeturit, një lokacion në Novi Pazar

0

Çështja e personave të pagjetur, si trashëgimi e dhimbshme e luftërave kudo në botë, është njëra nga plagët më të rënda të shoqërisë në Kosovë që kërkon zbardhje të plotë të fatit të të pagjeturve për të siguruar paqen shpirtërore edhe për të gjitha familjet e këtyre personave, që edhe 16 vjet pas luftës evidencohen si të zhdukur.

Familjarët e këtyre personave vazhdimisht vlerësojnë se përpjekjet e deritashme të institucioneve vendore, por edhe të faktorit ndërkombëtar, kanë qenë të pamjaftueshme për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Kryetari i Komisionit qeveritar për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj, e pranon se dhimbja për të pagjeturit bëhet më e madhe me kalimin e kohës dhe moszgjidhja e kësaj çështjeje po mban peng shpirtrat e familjarëve të tyre dhe gjithashtu edhe çdo proces të normalizimit të jetës në Kosovë.

Në një bisedë për KosovaLive ai flet për vështirësitë që po e përcjellin procesin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve dhe thekson se përpjekjet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve duhet të shtohen po aq sa edhe përpjekjet për të vënë në vend drejtësinë, duke nxjerrë përpara saj të gjithë përgjegjësit për krimet e kryera.

Ai përmend se numri i të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë ende është rreth 1.600, prej të cilëve më se 400 i përkasin komunitetit joshqiptar.

Gjetaj tregon se aktualisht caku i gjurmimeve për të pagjeturit është një lokacion në Serbi, në Novi Pazar, saktësisht në fshatin Kozarevo ku dyshohej për një varrezë masive. Me 23 prill të këtij viti aty edhe kishin nisur gërmimet, mirëpo ato u ndërprenë pasi që ishte vlerësuar se punimet janë duke u zhvilluar në pjesë të gabuar.

Vazhdimi i gërmimeve në pjesën tjetër të lumit në fshatin Kozarevo, që vlerësohej se ndodhej varreza masive, nuk u lejua nga pala serbe me arsyetimin e mungesës së një urdhërese gjyqësore për gërmime në atë pjesë.

Kryetari i Komisionit qeveritar për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj, nuk e di se kur mund të rifillojnë punimet në gërmim, ngase kjo varet nga pala serbe, e cila duhet t’i lejojë gërmimet e stopuara para më shumë se një muaji.

“Dyshimet tona për ekzistimin e një varreze masive në fshatin Kozarevo të Novi Pazarit janë përputhur edhe me disa informacione nga pala serbe. U bë kërkesa për gërmime vlerësuese dhe këtë e lejoi pala serbe.

Gërmimet filluan me 23 prill, mirëpo nuk vazhduan ditën tjetër me që nga pala serbe erdhi njoftimi se po gërmohet në anën e gabuar, në anën e djathtë të rrjedhjes së atij lumi, edhe pse informacionet tona ishin për anën e majtë.

Ndërprerjen pala serbe e arsyetoi me mungesë të urdhëresës gjyqësore për gërmime në anën tjetër, urdhëresë kjo që po pritet tash e më shumë se një muaj”, deklaron Gjetaj.

Sipas tij, nuk është kjo hera e parë që ka zvarritje të tilla nga pala serbe për të cilën thotë se vazhdimisht përpiqet që t’i ikë përgjegjësisë.

“Nuk është vetëm kjo zvarritje, sepse vazhdimisht ka pasur zvarritje. Pala serbe vazhdimisht përpiqet për t’i ikur kësaj përgjegjësie. Ne vazhdimisht bëjmë një presion te autoritetet serbe, por kjo po shihet se nuk po mjafton. Ky presion duhet të jetë shumë më i madh ndaj Serbisë nga faktori ndërkombëtar”, thotë Gjetaj.

Ai pohoi se kërkesë e palës kosovare është që gërmimet të rifillojnë menjëherë, ndërsa ka shtuar se kjo varet nga ajo serbe e cila duhet të caktojë një datë.

“Ende nuk është caktuar ndonjë datë se kur do të rifillojnë gërmimet, por jemi në kompletim të informacioneve shtesë dhe kur t’i kompletojmë do t’ia përcjellim palës serbe. Kërkesat tona janë që të fillojnë menjëherë, ndërsa ata të caktojnë datë, sepse e kanë të drejtën të sigurojnë një urdhëresë gjyqësore”, shton Gjetaj.

Ai për KosovaLive tregon se pala kosovare ka marrë përsipër që të sigurojë edhe imazhe satelitore të periudhës së bombardimeve për të ditur a ka pasur ndonjë lëvizje, ndryshim të konfiguracionit të tokës, apo hapësirës aty ku dyshohet për lokacionin që mund të jetë një varrezë masive./KosovaLive/

“Pishmanët” e AAK-së

0

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nesër pritet ta japin votën kundër themelimit të Gjykatës Speciale, ndonëse një qëndrim krejt të kundërt kanë mbajtur në legjislaturën e kaluar.

Derisa disa deputetë të këtij subjekti politik ndryshimin e qasjes rreth Speciales e arsyetojnë, siç thonë ata me “gabime teknike”, analistët politikë vlerësojnë se ky ndryshim i konceptit, sidomos i AAK-së rreth Gjykatës Speciale, nga mandati i kaluar ka të bëjë pikërisht me vazhdimin e qëndrimit të saj në opozitë, shkruan ‘Zëri’.

Në legjislaturën e katërt të Kosovës, pro Gjykatës Speciale kishin votuar këta deputetë të AAK-së: Donika Kadaj-Bujupi, Ardian Gjini, Burim Ramadani, Teuta Haxhiu, Kymete Bajraktari, Blerim Shala, Bali Muharremaj dhe Xhevdet Neziraj, përderisa kundër saj kishin votuar vetëm Daut Haradinaj, Ahmet Isufi dhe Time Kadriaj. /Zëri/

Zaev: Nuk thash se shqiptarët e “Monstrës” janë të pafajshëm

0

Udhëheqësi opozitar i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaraur sot se me siguri është interpretuar gabimisht deklarata e tij për gazetën gjermane ‘Die Zeit’, se shqiptarët e dënuar për vrasjen e katër djemve dhe një peshkatari në liqenin e Smilkovës janë të pafajshëm.

“Me siguri ka qenë interpretimi i gabuar i gazetarit. Megjithatë, ka dyshime të mëdha në lidhje me këtë rast. Këtë e shpjegova edhe në atë intervistë dhe natyrisht me zbulimin e së vërtetës rreth liqenit së Smilkovës apo procesit të qeverisë, Monstra, siç ata e quajnë në akuzë, do të zbulojë një të vërtetë të dhimbshme “, tha Zaev.

“Dyshimet janë të mëdha, qëllimi ynë nuk është për të vënë kualifikime, por sigurisht të vërtetën do e zbulojmë, qytetarët do të dinë në thelb se çfarë tregon ajo e vërtetë, sepse ka dyshime të mëdha në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur me rastin Monstra”, u përgjigj Zaevi, në pyetjen gazetareske, raporton Zhurnal.

Gashi: Dëshmitari tha se edhe Hashim Thaçi kishte marrë pjesë në tortura (Video)

0

Avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi ka hedhur dyshime në vërtetësinë dhe faktet që ka prezantuar dëshmitari “A” në rastin e klientit të tij.

Ai ka thënë se ky dëshmitar kishte përmendur edhe Hashim Thaçin si pjesëmarrës në torturat, sipas tij, kishin bërë ushtarët e UÇK’së. /Gazeta Express/

Masakër në mes të Tiranës

0

Ditën kur në Tiranë dhe në periferitë e saj u rreshtuan 1500 forca policore, të cilat gjendeshin me të vërtetë në çdo cep të kryeqyetit dhe ndërkohë që një helikopter ushtarak mbikëqyrte të gjithë territorin, nuk ka qenë e vështirë që të ndodhte gjithsesi një krim i rëndë.

Kryeqyteti e ka pritur me një vrasje të dyfishtë kryeministrin e Serbisë, pasi pranë Fakultetit të Shencave të Natyrës, ose maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ka patur një konflikt me armë, nga i cili mësohet se kanë mbetur të vdekur dy persona.

Edhe pse vendi i krimit ndodhet disa qindra metra larg nga Kryeministria dhe Kuvendi, ku qe për vizitë Vuçiç sot, policia, Garda dhe anti-terrori nuk kanë mundur ta parandalojnë ngjarjen tragjike.

Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një përplasje mes dy grupeve, pasi siç shihet nga pamjet, trupat e dy të vdekurve gjenden në krahe të kundërta, njëri në rrugë pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe tjetri në krahun e Maternitetit në trotuar.

Mësohet se autorët kanë ndjekur me makinë viktimat dhe u kanë prerë rrugën.

Ndërkohë personi i tretë që ka mbetur i plagosur është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës për marrjen e ndihmës mjekësore.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.

Baldedaj: Bashkatdhetarët do t’i presim me shumë aktivitete

0

Drejtori i Drejtorisë së Administratës në Prizren Ilir Baldedaj tregon se këtë vit kanë bërë më shumë përgatitje për pritjen e bashkatdhetarëve .

“Bashkatdhetarët në kufi do të priten me disa materiale njoftuese për aktivitetet që do të organizohen në vend”, tregon ai për TV Opinion.

Ai shpreh besimin se shërbimi online do t’i ndihmojë bashkatdhetarët të mos humbin kohë.

Drejtori i Administratës,Baldedaj thotë se Ministria e Diasporës ka zhvilluar disa takime me bashkatdhetarët tanë në diasporë dhe shpreh besimin se ata me pushimet në vendlindje këtë vit do të jenë më të kanqur./TV Opinion/

NISMA për Kosovë: Mjaft më me politika të logjikës së strucit

0

NISMA për Kosovë ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës për dënimin e pjestarëve të grupit “Drenica”. Në reagimin e tyre thuhet se vlerat e luftës kanë filluar të merren nëpër këmbë qysh nga përfundimi i luftës së lavdishme të UÇK-së, njëherë me UNMIK-un e më pas me EULEX-in dhe pritet të vazhdoj edhe me Gjykatën Speciale nëse e merr miratimin e deputetëve të Kosovës.

Ky është reagimi i plotë i tyre:

“Mjaft më me politika të logjikës së strucit
Marrja nëpër këmbë e vlerave të luftës që filloi menjëherë pas përfundimit të luftës së lavdishme të UÇK-së nuk ka të ndalur. Filloi me UNMIK-un, po vazhdon me EULEX-in dhe nëse të premten merr miratimin e deputetëve të Kosovës do të vazhdojë me Gjykatën Speciale.

Aktgjykimi i sotëm kundër Sulejman Selimit, Sami Lushtakut dhe të tjerëve është edhe një dëshmi se segmente të caktuara të sistemeve ndërkombëtare të instaluara në Kosovë kanë bërë në vazhdimësi ndjekje selektive të krimeve të luftës. Kanë qenë shumë aktivë në rastet kur të dyshuar ishin pjestarët e UÇK-së.

Janë gjetur “dëshmitarë” ku janë e ku s’janë. Ndërsa krimet dhe aktet e gjenocidit të kryera nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë edhe pse dihen me emra, mbiemra edhe urdhërdhënësit edhe kryesit e tyre nuk kemi ndjejkjen dhe denimin e tyre.
Prandaj është koha e fundit që politikës të logjikës së strucit ti jepet fund.

Kam kremte

0

Shkruan: Skender Berisha

Sonte edhe nata e zezë e mrrolur
po mendohet në vete e më këndon
ma këndon këngën që nuk e harrova
për tokën time të premtuar kahmot

nis edhe këndoj si kam kënduar
nëpër vitet që u shtrinë krejt nëpër gjak
nuk të jap moj përjetë nuk të jap
të mbaj sa fort dhe prap të uli me gjak

kam kremte kam nuk më shkon gjë kot
prap ngjallem nëpër fatet tua sikur sot
dhe frymë marr lirshëm oj e imja ëmë
më dilni më dilni sërish atje në lëmë

dua t’ju shoh në rreshtin ngjeshur prap
ti edhe unë edhe ti edheti në vrap
të kam moj e uruar dhe nuk dua të të jap
as për shumë e shumë mos Zot për pak

Dragash, A.S. i dorëzohet policisë pas 4 vitesh

0

Gjatë ditës së martë është vetë dorëzuar i kërkuari A.S., nga Komuna e Dragashit, ish – menaxher i Organizatës Mikrofinanciare “FINKA” dega në Dragash.

I njëjti ka qenë në arrati që nga vitit 2011. Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prizren, Gjykata Themelore e Prizrenit kishte lëshuar urdhër arrestin që nga muaji nëntor i vitit 2011.

Prokuroria Themelore në Prizren, në mungesë të të dyshuarit kishte pezulluar hetimet, ndërsa tani pas vetë dorëzimit i ka rihapur vendimet ndaj tij për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale: shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 paragrafi.3 në bashkëkryerje nga neni 23 të KPK-së, falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 348 të KPK-së, përvetësimi në detyrë nga neni 340 paragrafi.3 lidhur me paragrafin.1 dhe lidhur me nenin 23 të KPK-së, në bashkëkryerje, si dhe vepra penale asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor nga neni 324 lidhur me nenin 23 të KPK-së, në bashkëkryerje.

Ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e paraburgimit me qël lim të zhvillimit të procedurës normale ndaj tij