19.4 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025
Home Blog Page 6804

Aleksander Vuçiç i përkulet shqiponjës dykrenare

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiçi, i pari politikan i kësaj lartësie nga vendi i tij që e ka vizituar ndonjëherë Tiranën, ka shfaqur një gjest respekti dhe përuljeje gjatë ceremonisë së sotme protokollare.

Pasi u ndal së bashku me homologun Edi Rama pas interpretimit të dy himneve kombëtare, ai u përkul në mesin e tapetit të kuq të pritjes përballë flamurit kuqezi me shqiponjën dykrenare.

Zaev: Nuk ka kërkesa nga Ahmeti dhe Thaçi për postet e larta

0

Kreu i LSDM’së opozitare Zoran Zaev ka thënë se dy liderët e partive shqiptare Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci nuk kanë kërkuar njërin nga postet e larta shtetërore.

Lideri i opozitës, Zoran Zaev, ka hedhur poshtë informatat se gjoja ekziston dokument në të cilin thuhet se në takimin e fundit të liderëve, Ahmeti dhe Thaçi kanë parashtruar disa kërkesa për shqiptarët mes të cilave edhe marrjen e njërit nga tre postet, presidentit, kryeministrit ose kryeparlamentarit. Duke folur për krizën politike, Zaev paralajmëroi se nga e hëna do të ketë negociata më thelbësore dhe përfshirje të drejtpërdrejtë të diplomatëve ndërkombëtarë.

Kjo është agjenda e aktiviteteve të festave të qershorit në Prizren

0

Agjenda e “Manifestimeve të Qershorit – 2015”

(Aktivitetet sportive fillojnë nga data 25.05. – 15.06.2015, sipas agjendës së DKRS-së)
E Diel, 7. 06. 2015
12,00 – 14,00 Program me fëmijët parashkollorë të Kopshtit “Dielli”
(Shtëpia e Kulturës.”Xh. Berisha”)
E Hënë, 8.06.2015 Homazhe në Kompleksin e LSHP-së (ardhja e eshtrave të Isë , Boletinit në Prizren)
E Mërkurë, 10,06.2015
11,00 Akademi Solemne dhe Ora e madhe letrare “Ora e Lidhjes-2015”(Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit)
20,00 Koncert festiv i SHKA “Agimi” (Kopshti veror i kinemasë “Lumbardhi”)
E Enjte, 11.06.2015
13,00 Ekspozitë figurative (foajeu i Shtëpisë së Kulturës “Xh. Berisha”)
20,00 Shfaqja e komedisë “Vigjilje”e Teatrit Profesionist të Prizrenit(Shtëpia e Kulturës)
E Premte, 12.06.2014
10,00 Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë
11,30 Homazhe dhe buqeta lulesh te Monumenti i Lirisë.
20,00 “KONCERTI I MADHE I LIRISË” nga AKV “Lidhja e Prizrenit”
(Keji i Lumbardhit)

Përkujtohen dëshmorët e fshatit Studençan

0

Nën tingujt e muzikës patriotike dhe reshjeve e shiut, u përkujtuan të gjithë dëshmorë e luftës së fundit në fshatin Studençan.Në këtë tubim të organizuar nga OVL e UÇK-së dhe në bashkëpunim me Kryesinë e fshatit Studençan dhe subjektet e tjera politike që veprojnë në këtë fshat, morën pjesë edhe përfaqësues nga Komuna e Suharekës.

Kryetari i Komunës z.Sali Asllanaj para të pranishmëve foli për rolin që kemi ne në të ardhmën, në respektim të veprës së dëshmorëve.

Programi artistik u karakterizua me këngë artistike kushtuar dëshmorëve të fshatit, këngë korale dhe recitale me poezi nga nxënësit e Sh.F.M.U “Kongresi i Manastirit” në Studençan.

Fshati Studençan numëron 6 dëshmorë: Fetah Gega, Omer Gega, Ruzhdi Jupaj, Nehat Jupaj, Arif Gashi, Besnik Përzhaku dhe Ismet Kodra(Leshan) i cili ra heroikisht përkrah dëshmorëve të fshatit Studençan.

Gjithashtu nga fshati Studençan, figurojnë edhe 2 persona të zhdukur, për të cilët ende nuk dihet fati i tyre e ata janë Besnik Gega dhe Nebih Buqaj./therandapost.com

Sali Asllanajt nuk po i qëndron asfalti

0

Kryetarit të Suharekës, Sali Asllanajt nuk po i qëndron asfalti. Në fshatin Nishor të kësaj komuna është prishur rruga pa i bërë dy vite “jetë”,raporton TherandaPost.

“Kjo është gjendja e rrugës se asfaltuar që gati 2 vite”,shkruan një banor i këtij fshati.
“Edhe pse e dimë që në komunën tonë ka probleme te tjera edhe ma serioze, mirëpo mendoj që duhet me tregu punën e dobët që po e bëjnë”.

Zafir Berisha fajëson Hashim Thaçin për dënimin e Grupit të Drenicës

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka fajësuar Hashim Thaçin për dënimin e Grupit të Drenicës.

“Për dënimin e padrejtë të Grupit të Drenicës, nuk duhet fajsu EULEX-in, por H.TH i cili ka degraduar këtë vend deri në atë shkallë sa që vlera dhe antivlera të shikohet me të njëjtin sy”,vlerëson Berisha.

“Me qindra luftëtarë pas luftës janë burgos me dosje të Serbisë, dhe zagarve të saj si sojit të Salustros, me dëshmitarë të shantazhuar dhe të joshur me të mira materiale”.

Sipas tij, dhjetëra luftëtarë pas luftës janë vra dhe askush nuk ka dal para drejtësisë.

“Shtrohet pyetja ku ishte H.TH. që po thirret se ka qenë udhëheqës i luftës kur kanë ndodhë këto maskarada kundër luftëtarëve? Pergjigja dihet, ai gjatë gjithë kohës ka shikuar si mu pasurar dhe me ruajt veten për vjedhjet që i ka bërë”

“Dënimi i Grupit të Drenicës, është përgatitje e trenit për ata që me procese të montuara ka mi dënu Gjykata Speciale, që është fundi i ,,detyrave të shtëpisë,, që H.TH. i ka, pasi shtetin e Kosovës e ka bërë jo funksionalë me kthimin e politikës serbe në Kosovë pas kompromiseve që ka bërë në Bruksel”./PizrenPress.com/

Rexhep Selimi: “Me ty Komandant”

0

Njëri prej bashkëluftëtarëve të tij, Rexhep Selimi, në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar disa fjalë dhe postuar disa fotografi.

“Një grusht qe s’na rrëzon, veç çka na forcon!”, “Për ditë e më shumë jam UÇK” dhe “Me ty jemi komandant”, janë fjalët dhe fotografitë që ka shpërndarë Rexhep Selimi.

Vucic: Ua zgjasë dorën e miqësisë shqiptarëve

0

Kryeministri i Serbisë ka thënë se dy vendet kanë mospajtime por kjo nuk duhet ti prekë marrëdhëniet strategjike.

“Për 100 vjet marrëdhëniet tona do të jenë kurrizi i Europës dhe të mos mendojmë se me luftëra nuk do ti rregullojmë punët. Me marrëdhënie të sinqerta të shkojmë të përpara.

“Dua ti zgjasë dorën miqësore popullit shqiptarë. Mendojmë ndryshe edhe deklaratat i kemi ndryshe por kjo nuk guxon ti ndryshojë marrëdhëniet strategjike”, ka thënë ai.

Reagon djali i Sami Lushtakut: EULEX-i, mision rus dhe serb

0

Djali i ish-komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtakut, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj dënimit që i është bërë babait të tij, i cili u dënua me 12 vjet burgim.

Ai në profilin e tij në “Facebook”, EULEX-in e ka quajtur mision rus dhe serb.

“It’s not an European Mission, It’s a Russian and a Serbian Mission! Nuk është një Mision Evropian, është një Mision rus dhe serb!”, ka shkruar Mergim Lushtaku.

Limaj: Hashim Thaçi po tallet me viktimat e luftës

0

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se Hashim Thaçi është duke u tallur e përqeshur kur tha në Këshill të Sigurimit se Serbia do të hetohet për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare.

Lexojeni të plotë reagimin

Qytetarë të dashur,

Tallje dhe përqeshje me viktimat do ta quajnë të gjithë ekspertët e drejtësisë deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, kur tha se do ta padisim Serbinë, e do të hetohen krimet serbe në Gjykatën Ndërkombëtare.

Asnjëherë më krimet e masakrat që ka kryer shteti serb në Kosovë nuk do hetohen, e as nuk do të gjykohen nga gjykatat ndërkombëtare, sepse kjo temë është mbyllur për shtetin serb me përfundimin e mandatit të Gjykatës së Hagës.

Paraqitja e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tregon se në vendin tonë jemi duke parë diplomaci në shërbim të interesit individual, e asnjëherë në shërbim të shtetit, tash e shtatë vjet, fatkeqësisht!