7.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6865

Belgjikë: Arrestohen edhe 5 të dyshuar, ‘terroristi’ kryesor ende në arrati

0

Policia në Bruksel ka ndërmarrë më tepër bastisje, me ç’rast i ka arrestuar edhe pesë persona të dyshuar, derisa po vazhdon kërkimi për një të dyshuar për sulmet në Paris, i cili është ende në ikje.

Autoritetet belge sot më herët kanë shpallur se i kanë arrestuar 16 vetë në ndërhyrjet në Bruksel dhe qytetin tjetër, Sharlerua, mbrëmë vonë.

Zëdhënësi i Prokurorisë federale të Belgjikës, Eric Van Der Sypt, tha se i dyshuari kryesor në këtë rast, militanti i lindur në Francë, Salah Abdeslam, nuk “është në mesin e të arrestuarve gjatë kërkimeve të mbrëmshme.

Në sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris, janë vrarë 130 vetë dhe janë plagosur qindra të tjerë.

Pas këtyre sulmeve, në pjesën më të madhe të vendeve evropiane, përfshirë Kosovën, janë shtuar masat e sigurisë. /REL

Edi Rama sërish në avion… për në Kinë

0

Kryeministri Edi Rama, nuk qëndron më shumë se 2-3 ditë në Shqipëri.

Pas një vizite disa ditore në Turqi, Rama ditën e sotme është nisur për në Kinë.

Kryeministri ka qenë disa herë kohët e fundit në Kinë.

Kryeministri Edi Rama sot ka udhëtuar drejt Kinës, pavarësisht se nuk ka ende një njoftim zyrtar që lajmëron qëllimin e vizitës se tij, raporton Syri.

Refugjatët iranianë në Maqedoni nisin grevë urie, qepin gojën me penj e gjilpëra

0

Një grup i refugjatëve iranianë i kanë qepur gojët e tyre dhe kanë filluar grevën e urisë përgjatë kufirit greko-maqedonas.

Në kohën kur qindra refugjatë të lindjes janë ngujuar në kufirin greko-maqedonas, pasi që Maqedonia nuk po i lejon të hyjnë në këtë vend as edhe për tranzit, një grup refugjatësh nga Irani kanë gjetur mënyrën për të protestuar, transmeton Gazeta Express, shkrimin nga Independent.

Ata kanë qepur gojët e tyre me penj e gjilpëra dhe kësisoj kanë filluar grevën e urisë, në shenjë proteste për shkak të politikave të emigracionit që u ashpërsuan pas sulmeve terroriste në Paris, e që po i bllokojnë të gjithë emigrantët nga Siria, Iraku e Afganistani.

Iranianët, marokenët e pakistanezët janë ndër qindra refugjatët që po qëndrojnë përballë kordonëve të policisë dhe po provojnë t’i bllokojnë linjat e trenit ndërmjet Greqisë e Maqedonisë.

Maqedoni-Refugjatet iraniane1

Së paku gjashtë iranianë kanë qepur gojët e tyre dhe kanë shkruar në fytyrë e trup fjalët “Iran” dhe “freedom – liri”.

Njëri nga refugjatët që i është bashkuar grevës së urisë, inxhinier elektrin, 34 vjeçar me emrin Hamid ka thënë se dëshiron të shkojë në cfarëdo vendi ku mund të jetë i lirë. “Nuk mund të kthehem. Do të më varin”, ka shtuar ai.

Gjendja e refugjatëve është renduar me kontrollet e ashpra që po u bëhen nëpër kufij pas sulmeve terroriste që kreu ISIS’i në Paris ku mbetën të vrarë 127 persona. Njëri nga sulmuesit ishte identifikuar që ka hyrë në Francë si refugjat./Gazeta Express

Deputeti ukrainas shqelmon në kokë shefin e shërbimit sekret (Video)

0

Deputeti ukrainas Volodimir Parasyuk e ka goditur me shkelmë në kokë shefin e shërbimit sekret të Ukrainës, Vasily Pisniy.

Sipas Daily Mail protagonistët e kësaj “lufte”, deputeti Parasyuk dhe Shefi i shërbimit të sigurisë, Vasily Pisniy, ishin përfshirë në një fjalosje mes tyre, transmeton lajmi.net

Pas një diskutimi dhe ofendimeve me fjalë, filloi aksioni edhe me duar e këmbë, dhe në një moment deputeti godet shefin e shërbimit sekret me këmbë në kokë.

E gjithë kjo ndodhi gjatë seancës anti-korrupsion në Kuvendin e Ukrainës.

https://youtu.be/imreDU0sGwI

Prizren: Aktakuzë ndaj 15 personave për kontrabandim me migrantë

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër të pandehurve: A.Rr., V.H., V.H., S.H., H.H., E.Rr., V.J., B.B., I.H., A.I., V.H., M.P., A.H., F.H. dhe L.G., për veprën penale: “Kontrabandimi me migrante”.

Sipas aktakuzës të pandehurit kanë vepruar në bashkëkryerje si anëtarë të grupit kriminal, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare nga hyrja e paligjshme e shtetaseve të Republikës së Kosovës në shtetet tjera, ku nuk janë banorë të përhershëm, duke i rekrutuar dhe transportuar personat e interesuar për migrim dhe duke iu mundësuar që të kalojnë kufijtë shtetërorë dhe të hyjnë në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian pa i përfillur kushtet e domosdoshme ligjore për hyrje në ato shtete.

“Gjithashtu, të pandehurit V.H., V.H. dhe M.P., kanë mbajtur në pronësi dhe posedim, armë ose pjesë të armës, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për armët, të cilat, janë gjetur nga Policia E Kosovës gjatë kontrollimit të shtëpive të tyre”, thuhet në njoftim të prokurorisë.

Po ashtu bëhet e ditur se  këta tre të pandehur përveç veprës së lartcekur penale, secili veç e veç, ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza është ngritur nga një prokurore vendëse e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat e kryera penale dhe të dënohen sipas ligjit. /PrizrenPress.com

Vdes në rrethana misterioze ish-shefi i Zbulimit Ushtarak në Maqedoni

0

Ish-shefi i Zbulimit Ushtarak në Maqedoni, Goran Sofeski, është gjetur i vdekur në rrethana të panjohura në malet e rajonit të Kërçovës.

Sipas disa mediave opozitare maqedonase, Sofeski ka qenë në konflikt me ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov dhe se ai ishte një nga përkrahësit e opozitës, duke qenë edhe truproje i ministres aktuale të Punëve dhe Politikave Sociale nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenski.

Sofeski prej mbrëmë ishte shpallur i zhdukur dhe se së fundi ishte dëgjuar vetëm me babain e tij. Por pas kërkimeve intensive trupi i tij i pajetë u gjet nga gjuetarët lokal dhe policia.

Sofeski ishte një nga ekspertët e sigurisë dhe zyrtari që kishte zbuluar disa afera në ushtri, përfshirë edhe rastin e kontrabandimit me armë. Viteve të fundit 44 vjeçari ishte transferuar në disa kazerma dhe se kishte pozita të ulta në ushtri, raporton INA. Por nga ana tjetër, raportohet se Sofeski ka pasur edhe probleme me zemrën.

Filarmonia e Kosovës shënon 15-vjetorin e themelimit

0

Me një koncert solemn Filarmonia e Kosovës do ta shënojë 15-vjetorin e themelimit, më 24 nëntor në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, me fillim nga ora 20:00.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, në një konferencë për media tregoi se në këtë koncert Kori i Filarmonisë do të prezantojë katër vepra të kompozitorëve shqiptarë, nën dirigjimin e Rafet Rudit, kurse në pjesën e dytë, atë simfonike, do të prezantohen tri vepra, përfshirë edhe dy të Vinçenc Gjinit dhe Krist Lekajt, kompozitorë këta që shënojnë 80-vjetorin e lindjes. Kjo pjesë dirigjohet nga dirigjenti shqiptar që jeton e vepron jashtë vendit, Arbër Dhomi.

“Ky është një jubile numerikisht jo shumë i madh por shumë i rëndësishëm për ne që konsiderohemi institucioni më i lartë muzikor në vend”, tha Jashari.

Në këtë konferencë nuk u la pa u përmendur as mungesa e një salle universale për koncerte, opera e balet dhe duke folur në këtë drejtim, drejtori i Filarmonisë së Kosovës tha se ata tanimë janë lodhur nga kjo zvarritje e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës dhe se po vazhdojnë të punojnë në kushte te mjerueshme, me shpresë që të paktën 20-vjetorin ta presin në një sallë të dinjitetshme.

Koncerti për 15-vjetorin e themelimit po organizohet në bashkëpunim me Shoqatën e Kompozitorëve të Kosovës. /KosovaLive

Filarmonia e Kosoves-Koncert Solemn

Horrori në Bataclan

0

Për herë të parë që pas sulmeve të Parisit, gjatë një interviste për “Vice”, e cila do të transmetohet javën tjetër, pjesëtarët e grupit amerikan Eagles of Death Metal, që po performonin në Sallën e Koncerteve “Bataclan”, kanë përshkruar tmerrin e përjetuar.

Vokalisti Jesse Hughes tha se disa adhurues që u fshehën në dhomën e zhveshjes se grupit, u gjetën dhe u vranë nga agresorët, përveç një fëmije që u fsheh pas xhaketës së vokalistit.

“Disa njerëz u fshehën në dhomat e zhveshjes dhe vrasësit arritën t’i zbulojnë dhe t’i vrasin të gjithë, përveç një fëmijë i cili u fsheh pas xhaketës sime të lëkures”, u shpreh Hughes.

Lideri i grupit tha se një prej arsyejeve që u vranë kaq shumë njerëz ishte sepse shumë prej pjesëmarrësve kishin hezituar të largoheshin pasi deshën të shpëtonin miqtë e tyre.

“Një aryse se pse kishte kaq shumë të vrarë ishte se shumë prej tyre nuk donin të linin miqtë e tyre. Shumë vunë veten e tyre përpara të tjerëve”.

Diskutim me përkthyesen Zuzana Finger

0

Në një takim me përkthyesen Zuzana Finger, organizuar nga Qendra Multimedia, lexuesit do të mund të diskutojnë për letërsinë e Kosovës në Gjermani.

Qendra njofton se në prezantimin e saj Finger do të flasë për përvojën e saj si përkthyese si dhe për letërsinë nga Kosova të përkthyer e botuar në Gjermani.

Zuzana Finger ka lindur më 1959 në Sala, ish Çekosllovaki. Ajo ka studiuar gjuhët sllave dhe Ballkanologjinë në Universitetin e Berlinit dhe për doktoraturë ka pasur temën “Komunikimi i komunitetit Sllovako-Hungarez”. Që nga viti 2010 ajo është kuratore e historisë dhe trashëgimisë së studentëve gjerman. Në vitet 2013, 2014 dhe 2015 ajo ka qenë lektore e Albanologjisë në LMU në Munih. Ajo përkthen në gjermanisht nga gjuhët shqipe, serbishte, slovakishte dhe çekishte.

Ndër autorët shqiptar që ka përkthyer në gjermanisht janë Eqrem Basha, Arben Idrizi, Jeton Neziraj, Doruntina Basha, Halil Matoshi, Ervina Halili, Shpëtim Selmani, Ballsor Hoxha etj.

Zuzana Finger është duke qëndruar në Prishtinë si pjesë e programit writer-in-residence “Prishtina nuk ka lum” që organizohet nga Qendra Multimedia, ndërsa mbështetet nga TRADUKI dhe nga Goethe Institute.

Takimi me të mbahet në Qendrën Multimedia, më 25 nëntor me fillim nga ora 17:00.

Në Ditën Botërore të Filozofisë

0

Nga Fatmir Pireci

Konferenca e Përgjithshme  e UNESCO-s, në  vitin 2005, të enjten e tretë të muajit nëntor  e shpalli   Ditë ndërkombëtare të filozofisë. Qëllimi  i shënimit botëror të kësaj Dite   është që publikut t’i ofrohet filozofia  në domethënien e saj të të kuptuarit të  fenomeneve shoqërore, të  meduarit në mënyrë  kritike e racionale.

Për lexuesin  zgjodhëm fragmente  nga  ligjerata  e mbajtur  enkas për këtë Ditë, të filozofit malazias, prof.dr.  Savo Llauseviq .

Filozofimi  dmth. të merresh me filozofi, të medosh dhe ta  hulumtosh  të vërtetën për jetën, të  kërkosh   përmes  njohurive hulumtuese, përmes përcaktimit  dhe lidhshmërisë së fenomeneve  të arrish  deri tek e verteta.  Ndryshe ndër popull  fenomeni i tillë  njifet edhe si  mençurim. Shënimi i ditës së lartëpërmendur  nga UNESCO-ja,  është identifikimi i filozofisë si dije promotore mbi të cilat  njohuri  bazohet  shoqëria demokratike si dhe mënyra e drejtimit dhe e përcaktimit të ngritjes së mirëqenies  së individit dhe të shoqërisë .

Asnjëherë më parë se sa sot, filozofia dhe mendimi  kritikë  nuk  i ka munguar  botës, dhe se,  më se i nevojshëm paraqitet identifikimi i  tendencave globale dhe krizave  botërore dhe të njeriut,  të shkaktuara nga dominimi i aplikimit  të  forcës-fuqi  në kuptimin me të zhveshur  të saj, e që për  pasojë ka  rrënimin   dhe depersonalizimin, mbisundimin e përditshmërisë, rënien përdhosëse  të egzistencës së jetës në të gjitha poret e saja. Pra fjala është  për rendin shoqëror pa liri,  ku  të gjitha vendet janë të njejta, ku ndryshim-dallimi  dhe e mvetësishmja  janë  zhdukur, thot filozofi  Llausevic.

Është paradoksale, medon prof. Llausevic; “…… të menduarit, si  e mirë dhe  dobi për  njeriun aq e afërt  dhe po  aq e largët, nga se  kërkon mund dhe  guxim të jashtëzakonshëm.

“Më i afërt na është  mendimi  ynë, sepse ai na përcjell  si mundësi  dhe si e vërtet.  Gjithnjë mundemi  ta  kërkojmë dhe ti  thirremi mendimit tone  ose të humbim në stuhitë e botës së pakuptimtë. Prandaj, si  edhe Dekarti (filozof franqez iluminist) me ironi  veneroi;  Zoti më s’miri shpërndau mendtë (mençurinë)-askush nuk ankohet  se ka pak, por e vërteta  është se mendtë  dhe mendimi   gjithnjë na mungojnë“.

Shih për këtë, thot prof. Llaushevic, njerëzit më s’shpeshti nuk duan të mendojnë nga se të menduarit kërkon  hapje, hapje dhe liri , por edhe rezistencë.  Per këtë, ai që zgjedhë  të studioj  filozofinë paraprakisht ka zgjedhur lirinë. Mohimi   i së drejtës në filozofi  nënkupton mohimin e së vërtetës si tërësi.  E vërteta sot është  thërmuar në shumë pjesë, thërmi këto të cilat vështirë  mund të tërësohen  në tërësi  kuptimplote, pa një thellësi  të të  menduarit nga pozicioni i të lirit pa kushtëzime, pa interese dhe  të mendimit  të patregtueshëm.

Kur studentët e vititi të I-rë të filozofisë  e kishin pyetur asistenitn  mr. Darko  B.  se “ ç’na duhet filozofia në shoqërinë postmoderne, në civilizimin bashkëkohor”, përgjigjja ishte: “Nga asgjëja të mbrrijmë tek diçkaja”.

“Filozofia  është njohuri  shliruese nga dëshprimi të cilën njeriu e ndjen në civilizimin bashkëkohor.  Ajo domosdo   përfaqëson shlirimin e njeriut nga tjetërsimi (alijenimi) si nga vetëvetja ashtu edhe nga të tjerët. Filozofia patjetër duhet të ofrojë moduse alternative të  shqyrtimeve (hulumtuese)  që njeriu mos të mbetet peng i  formave klishe të arsyetimeve dhe dëshprimeve.”

Për nder të  ditës Botërore të  filozofisë, prof. dr. S. Llausevic mbajti  ligjëratën me titull “Filozofia dhe Unioni  Europian”, duke  potencuar se bashkësia e lartëpërmendur duhet të egzistoj si kulturë dhe filozofi , dhe jo vetëm si hapësirë e shkëmbimit  ekonomik të mallrave, njerëzve  dhe dijes.

“nuk duhet të thjeshtësohet   kjo traditë kuturore e shpirtërore e as të shndrrohet  në çështje muzeale , por të bëhet  realitet i jetës. Pa  këtë kapital kulturo-filozofik, Europa  fundoset  në krizë, nga se, para se gjithash ajo është kategori kulturo-historike dhe jo projekt dogmatikë i ekonomisë  neoliberale.”

“Kjo botë gjithnjë ka qenë, është dhe do të jetë  zjarr i gjallë ,e cila ndizet me masë dhe me masë fiket”janë thëniet e filozofit antik  grek Heraklitit, i cili njihej me nofkën “I Errëti”

Si  përfundim; Filozofinë duhet këthyer  në lëndë mësimore në shkollat e mesme përmes disciplinave mësimore , siç janë; logjika, teoria e njohjes (gnosis dhe ontos) dhe etika. Kjo mundëson që filozofia në vehte   të  implementoj dimenzionin praktik të të meduarit dhe të  të vepruarit, në mënyrë që shoqëria mos të shfaqet  si trupa qe vetëm gumzhojnë, por të jetë shoqëri njerëzish tek të cilët plebishitohet  mençuria dhe  dija!