Bust për Anton Çettën në Rrëshen të Mirditës

Humanisti me nam shqiptar, Anton Çetta do të kujtohet në Rrëshen të Mirditës. Për të është ngritur një bust në këtë qytet verior të Shqipërisë.
Ai është zbuluar dje, ndërsa ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Aty ai ka thënë se iniciativa e këtij heroi për pajtimin e gjaqeve në Kosovë u ka paraprirë luftërave çlirimtare të shqiptarëve nga ish-Jugosllavia.

“Dje në Rrëshen të Mirditës u përurua busti i personalitetit të madh të pajtimit të popullit shqiptar të Kosovës, profesor Anton Çetta. I përgëzoj mirditorët për nderimin e kësaj figure të madhe shqiptare, kontributi i të cilit në pajtimin dhe mbylljen e hasmërive në mes të shqiptarëve, luajti rol të madh në përgatitjen për fillimin e luftërave të armatosura çlirimtare të shqiptarëve në viset e tyre në ish-Jugosllavi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, përcjell koha.net. “Prof. Anton Çetta është simboli i shuarjes së gjakmarrjes në mes të shqiptarëve andaj shpreh respektin tim për kontributin e madh të misionarit të paqes e të pajtimit të popullit shqiptar”, ka shtuar më tej ai.

Më Shumë

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Lajmet e Fundit