25.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Kush po i djegë veturat e shtetit?!

Në janar të 2013-së ishin djegur tri vetura zyrtare. Ngjarja kishte ndodhur në Prishtinë në tri lagje të ndryshme brenda 20 minutave.

Njëra veturë që ishte djegur në atë kohë ishte parkuar në lagjen “Bregu i Diellit”, që ishte e Ministrisë së Infrastrukturës. Ndërsa vetura e dytë i takonte Ministrisë së Kulturës që ishte e parkuar të Xhamia e Llapit dhe e treta ndodhej në lagjen Ulpiana që ishte veturë e Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale.

Që nga atëherë nuk ishin zbuluar motivet e zjarrvënies së këtyre tri veturave dhe as nuk kishte të arrestuar.

Po ashtu më 26 tetor të këtij viti në orët e vona të natës ishin djegur tri vetura të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku as për këtë rast nuk ka të dyshuar e as të arrestuar.

Më 12 të këtij muaji janë djegur katër vetura zyrtare për një periudhë 40 minutëshe në katër qytete të ndryshme të Kosovës.

“Rreth orës 22:50 ne rruga Ersen Mazreku, Prizren iu është vene zjarri veturës zyrtare Audi A4 me tabela 4Z-231-02 prone e Gjykatës se Apelit.
Rreth orës 23:05 ne parkingun e Gjykatës për Kundërvajtje në Pejë iu është vënë zjarri veturës Toyota me targa 4Z-160-02.
Rreth orës 00:03 ne parkingun e KK. Mitrovice iu është vene zjarri veturës zyrtare me tabela 3Z-156-06 prone e ATK-se.
Rreth orës 23:35 ne parkingun e Prokurorisë ne Gjilan iu është vene zjarri veturës zyrtare Reno Megane me tabela 4Z-138-03 prone e Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, ku sqarohet djegia e katër veturave zyrtare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Indeksonline se ende nuk ka të arrestuar për zjarrvënien e fundit të veturave në katër qytete që ndodhi.
Ai ka thënë se janë duke u hetuar shkaqe që kanë quar deri djegia e veturave.

Mirëpo sot gjatë ditës ka ardhur një komunikatë në adresë të medieve ku një grup i ashtuquajturi “Grupacioni i qytetarëve anonim” ka marr përgjegjësin për djegien e veturave të fundit.

“Kjo Qeveri kolaboracioniste me armikun, ka arrestuar dhe po e mban në burg të sigurisë së lartë Albin Kurtin dhe po i përndjek opozitën e po i burgos djemtë ma të mirë të kombit. Strukturat paralele që e kanë okupuar tokën e Kosovës, Qeveria nuk guxon me i luftu, kurse deputetët që po e mbrojnë atdheun me dinjitet po i ndjek sikur dikur regjimi jugosllav”, thuhet në këtë njoftim. /Indeksonline

Më Shumë

Dy raketa hedhës me predha, granata dore – gjenden dhe konfiskohen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren

Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy personave të tjerë, si dhe...

Egzon Pireci publikon këngën e re

Këngëtari Egzon Pireci ka lansuar projektin e tij të radhës. Kënga mban titullin “Për ty jam betu” dhe i referohet çifteve të martuara. https://youtu.be/ND4BQG-zdAc?fbclid=IwY2xjawC1i9RleHRuA2FlbQIxMAABHTf30cngwp7vdNTzlHnGxQKJCmlN6_586TdK7tUo6QzHh0_WtQ5OCM7UCw_aem_AdS3WMbO2apfTwTXA6ANETEQJdvBv-_29N1MJ1-5mxEnjIftVTx5E4cl3SRfV28AmJKt07iVTEH_MKC_o7PbXBtB Marketing https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/kompleksi-newco-elan-ofron-banesa-te-endrrave-tuaja-ne-zemer-te-prizrenit/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/

Lajmet e Fundit