Home Blog Page 6957

30 ditë paraburgim për Albin Kurtin

0

Albin Kurtit i caktohet masa e sigurisë, paraburgim prej 30 ditësh.

Gjykata Themelore ka caktuar këtë masë të sigurisë, pas kërkesës së Prokurorisë, mëson lajmi.net.

Masa e sigurisë i është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer tri vepra penale, pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, mbajtje të armës dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.

“50 poezi për borën” bashkoi fjollat e borës me bukurinë e fjalës

0

Festivali ndërkombëtar i poezisë “50 Poems for snow” (50 poezi për borën), zhvilloi edicionin e parë në Prishtinë, në qiell të hapur, në natën e borës së parë.

Mbrëmja e së premtes bashkoi fjollat e borës me bukurinë e fjalës së poetëve Blerina Rogova Gaxha, Halil Matoshi dhe Ndriçim Ademaj. Krahas poezive të tyre, poetët lexuan edhe vargje të poetit persian Mevlana Xhelaleddin Muhammed Rumi.

Festivali mblodhi dashamirët e fjalës së shkruar, në kopshtin e Soma Book Station, të cilët përcollën leximin e poezive, përkundër të ftohtit dhe borës që binte.

Rënia e hershme e borës, bëri që Prishtina t’i prijë listës së qyteteve ku organizohet festivali, pasi qytetet si Toulouse, Londra e Çikago, janë në pritje të borës së parë.

“50 Poems for snow” është festival i përvitshëm, pa buxhet, që organizohet që nga viti 2012. /PrizrenPress.com

Rona Nishliu, sot premierën e “Me motive tonat” (Video)

0

“Më vjen mirë që kësaj radhe arrita t’ju uroj ndryshe. Me shumë dashuri nga të gjithë ne, në këtë ditë të shtrenjtë ndajmë me të gjithë ju përpjekjen dhe përkushtimin tonë njëvjeçar”.

Kështu ka shkruar sot këngëtarja Rona Nishliu duke lansuar kësisoj premierë “Me motive tonat”, bashkë me Kuartetin e saj, një punë kjo e kamotshme dhe e cila u kurorëzua me një koncert në qendër të kryeqytetit.

Gent Rushi, Valton Beqiri, Edon Ramadani dhe emra të tjerë janë pjesë e ekipit që ka sjellë këtë realizim muzikor.

Sot po ashtu është lansuar edhe videoja tjetër e grupit, “Moj e bukura more”, ndërsa duket se këngë të tjera të Ronës do të vijnë gjatë këtyre ditëve.

Rona mbetet një prej zërave më të fuqishëm aktualisht, dhe këtë e ka dëshmuar vit pas viti me hitet e saj si “Suus”, “Zonja Vdekje”, “Veriu”, “Shenja”, “Shko pastro pas saj” etj.

Shumë malishevas iu bashkuan manifestimit të Opozitës (Video)

0

Qytetarët e Malishevës sot kanë pritur autobusët për t’u nisur në Prishtinë në mënyrë që t’i shprehnin pakënaqësitë e tyre.

Rreth shtatë autobusë u nisën drejt Prishtinës nga Malisheva, ku pushtetin e mbante Nisma për Kosovën.

Në mesin e tyre pati edhe shumë femra. /Klan Kosova

Ballin lartë e kurrizin drejtë

0

Nga Rexhep Qosja

Sllobodan Millosheviqi ka vdekur, e kanë dënuar faktorët ndërkombëtarë dhe e ka dënuar historia ballkanike. Por mënyrat e dhunës dhe terrorit të Sllobës nuk kanë vdekur: ato, ja, po përsëriten në Kosovë! Po i përsërisin ata që i kanë shërbyer regjimit të Millosheviqit, e fati i zi i Kosovës ka bërë që sot ata të sundojnë në Kosovë.

Mënyrat e dhunës e të terrorit psikologjik e policor që përdorte regjimi i Millosheviqit u panë pardje, dje e sot në Prishtinë. Pardje e dje u panë në përpjekjet e qeverisë që ta frikësojë popullin për të dalë në protestën paqësore të 28 Nëtorit kundër dy marrëveshjeve: kundër Marrëveshjes mbi krijimin e Bashkësisë së Komunave serbe – në të vërtetë të shtetit të ri të Serbisë në Kosovë dhe kundër Marrëveshjes për caktimin e kufijve të ri të Kosovës me Malin e Zi – në të vërtetë të faljes Malit të Zi një pjese të Kosovës.

Mënyrat e asaj dhune e terrori u panë posaçërisht sot më 28 Nëntor. Mbarimi paqësor i protestës së tri partive opozitare e shqetësoi qeverinë dhe e shqetësoi sepse ajo protestë masive tregoi se do të trashëgohej me protesta të reja kundër të njëjtave shkaqe dhe kundër shkaqeve të reja që e kanë bërë Kosovën plaçkë të zhvatur të klasës sunduese politike dhe vend pa kurrfarë shprese për jetë e ardhmëri të më tepër se gjysmës së popullit shqiptar të Kosovës.

Mënyrat e kësaj dhune e terrori u panë mbas përfundimit të kësaj proteste paqësore – u panë e na i përkujtuan terroret e policisë së Millosheviqit gjatë bastisjes së zyrave të selisë së një partie politike të Kosovës – të Vetëvendosjes.

U panë duke arrestuar në mënyra të egra aq protestues sa arrestoheshin në kohën e Millosheviqit.

Ato mënyra të dhunës e terrorit u panë në mënyrën e burgosjes së anëtarit më të ri të Vetëvendosjes: të ish avokatit të popullit, Sami Kurteshi.

Në mënyrë të veçantë këto mënyra të dhunës e terrorit u panë kur u arrestua vrazhdë, egër, urrejtshëm ish-kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Të pa setër veshur policia e futi në “maricën” e saj dhe të pa setër veshur policia e çoi në Pallatin e Drejtësisë! Ashtu arrestoheshin dikur ata që konsideroheshin armiq të Kosovës dhe ashtu, siç e thashë, arrestoheshin protestuesit që kërkonin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Albin Kurti duhet të krenohet pamatshëm për fatin e tij të sotëm, për ballin lartë e kurrizin drejtë. Donika Kada Bujupi duhet të krenohet për fatin e saj të sotëm. Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli duhet të krenohen me fatin e tyre të sotëm. Qeveria e Kosovës, pushteti i Kosovës, duke e bërë fatin e këtyre dy djemve dhe të këtyre dy grave të tillë çfarë e bëri sot – të lavdishëm po tregohet pushtet i dhunës dhe i terrotit ndaj atyre që ia duan të mirën më të madhe Kosovës. Ky pushtet s’ka ardhmëri.

Partia Demokratike e Kosovës duhet sa më parë të shpëtojë nderin e trashëguar prej luftës së saj çlirimtare: duhet sa më parë, sa nuk është bërë vonë, sa nuk është përlyer politikisht e kombëtarisht përgjithmonë, të distancohet prej politikës që Kosovën e ka bërë shtet privat me polici private.

Kosova do ta tejkalojë krizën e madhe në të cilën është sot atë ditë kur kjo qeveri të shkojë ku e ka vendin: në plehun e historisë.

Vehapi bën homazhe për 28 Nëntor

0

Në kuadër të shënimit të festës së 28 Nëntorit, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, së bashku me stafin e tij, Vajdin Berisha – kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, kanë bërë sot homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh tek varrezat, pllaka përkujtimore dhe përmendoret e dëshmorëve dhe heronjve në qytetin e Rahovecit.

Në qytetin e Rahovecit, homazhe dhe kurora lulesh janë vënë tek Varrezat e Dëshmorëve, Pllaka Përkujtimore, Teqja e Madhe, përmendoret e Heronjve Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici dhe Mensur Zyberaj.

 Po ashtu gjatë paradites së sotme drejtorët, kuvendarët dhe familjarët e dëshmorëve kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh në të gjitha varrezat dhe përmendoret e dëshmorëve nëpër të gjithë fshatrat e Komunës së Rahovecit. /PrizrenPress.com

Opozita: Ky pushtet e urren popullin e vet

0

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kanë shprehur qëndrimin e tyre të përbashkët për dhunën që siç thonë ata, u përdor kundër aktivistëve.

Opozita, akuzon Qeverinë se zgjodhi pikërisht 28 nëntorin e vitit 2015 për të ringjallur në rrugët e Prishtinës imazhin e dhunës policore, që siç theksojnë ata, ky popull kujtoi se e kishte lënë pas, me mbarimin e Luftës Çlirimtare.

Madje ata fajësojnë Policinë duke thënë se u tregua e pamëshirshme, pasi ata pëdorën dhunë të paparë kundër aktivistëve. Sipas tyre, ka rreth 100 të arrestuar, dhe numri i të lënduarve rëndë është i madh.

Ky është postimi i plotë i Opozitës:

Ditën e festës pushteti e ktheu në ditë të dhunës

Qytetarë të Kosovës, mbështetës të Opozitës së Bashkuar, bashkëkombas të nderuar.

Pjesëmarrja e mbi 35.000 qytetarëve në Manifestimin për Republikën shkoi paqësisht, siç ishte planifikuar. Por ky pushtet me sjelljet e tij menjëherë pas tubimit paqësor, dëshmoi se nuk e duron opozitën paqësore. Ky pushtet ka frikë nga opozita. Ky pushtet e urren opozitën, ashtu siç urren qytetarët, ashtu siç urren popullin e vet.

Qeveria kriminale zgjodhi 28 nëntorin e vitit 2015 për të ringjallur në rrugët e Prishtinës imazhin e dhunës policore, që populli ynë kujtoi se e kishte lënë pas, me mbarimin e Luftës Çlirimtare.

Në 28 nëntor, qindra policë, reparte speciale të armatosura rëndë, të maskuara, kanë thyer zyrat e subjektit më të madh opozitar, Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku ndodheshin qindra aktivistë që sapo ishin kthyer prej Manifestimit.

Policia u tregua e e pamëshirshme, duke përdorur dhunë të paparë kundër aktivistëve. Ka rreth 100 të arrestuar, dhe numri i të lënduarve rëndë është i madh.

Në 28 nëntor 2015 u arrestua Albin Kurti. Pushteti u tregua i gatshëm të përdorë dhunën më ekstreme për të mbrojtur Zajednicën e Demarkacionin, pavarësisht peticionit, pavarësisht aksioneve opozitare, pavarësisht Manifestimit paqësor për Republikën.

Më tej do t’ju njoftojmë në vazhdimësi për të arrestuarit, të lënduarit, e veprimet tona të radhës.

I bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen rreth opozitës së përbashkuar. Aksionet tona nuk mund t’i ndalë asnjë shtet policor, asnjë arrestim, asnjë dhunë. Aktivistët do të lirohen. Dhunuesit do të vihen shumë shpejt përpara një drejtësie së vërtetë dhe funksionale, në një Republikë që ka për të qenë vërtet sovrane dhe pavarur.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
NISMA për Kosovën

Kim Mehmeti: Në Prishtinë u kremtua 28 Nëntori si në kohën e Milloshevicit

0

Rreth arrestimeve të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, ka reaguar edhe shkrimtari dhe publicisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti.

Pas manifestimit të Ditës së Flamurit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, policia ka arrestuar deputetin, Albin Kurti dhe dhjetëra aktivistë tjerë të Vetëvendosje!-s.

“Kush mund ta paramendonte se Prishtina ku u shënua kalendari i rezistencës dhe i krenarisë shqiptare, këtë 28 nëntor do e kremtojë si në kohën e Milloshevicit – me rrugë të bllokuara nga policia, me seli partiake të pushtuara nga forcat policore, me arrestime provokuese!?

Vallë kush e tradhtoi ëndrrën: ne që besonim se liria duhet të na takojë të gjithëve, apo këta pushtetarët e sotëm që na i morën të gjitha, që nga pasuria e deri te festat kombëtare, këta pushtetarë që ende nuk e kanë kuptuar se regjimi që fshihet pas shpinës së policëve, kurrë nuk mund të jetë e mira e popullit!”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Pushtetet me dajak dështojnë

0

Publicisti Veton Surroi, duke komentuar ngjarjet e sotme pas arrestimit të Deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, si dhe rreth 90 aktivistëve të tjerë, ka deklaruar se pushtetet kanë dështuar kur kanë përdorur dajakun si argument.

“Pushtetit që arreston 90 opozitarë, dajaku i shndërrohet në argument madhor e prangat në mjet debati. Kështu provuan edhe të tjerët. Dështuan”, ka shkruar Surroi në llogarinë e tij në Facebook.

A vjen ajo ditë kur policia arreston vrasësin e Elvisit ?

0

Motra e Elvis Pistës, Beatrisa Pista përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se a do vjen dita se kur do të shoh policinë duke arrestuat vrasësit e Elvis Pistës.

“A do vjen ajo dite kur do ta shoh policinë tone duke arrestuar vrasësit e Elvis Pistës?’, ka shkruar Beatrisa Pista.