Home Blog Page 6956

Shqiptari ngacmoi 19-vjeçaren në tren, dëbohet nga Britania

0

Një 21-vjeçar me kombësi shqiptare do të dëbohet në Shqipëri pasi u shpall fajtor për ngacmim seksual.

Besnik Ferizolli, u arrestua nga polica e transportit pasi ngacmoi një femër në një stacion treni në Londër.

Sipas policisë, Ferizolli i ka kërkuar një 19-vjeçareje që të ulej pranë tij.

Më pas ai e ka puthur atë dhe i e ka përfaquar atë para se të hipnin në tren.

Më pas ai është ulur krah saj duke e puthur sërish në qafë. Shqiptari pretendon se vajza i ka dhënë atij dhe numrin e telefonit.

Gjatë udhëtimit, Ferizolli ka vazhduar ta ngacmojë vajzën dhe intimiduar atë deri sa ai ka zbritur nga treni.

Hetuesit thonë se Ferizolli ka bërë që 19-vjeçarja të ndihet e frikësuar, e kërcënuar dhe në kushte jo të rehatshme.

“Askush nuk duhet të ndihet në këtë mënyrë dhe çdo kush ka të drejtë të udhëtojë pa frikë në rrjetin e transportit. Inkurajojmë qytetarët që të raportojnë sjelljet e padëshiruara seksuale”, u shpreh hetuesi i çështjes./Shqiptarja.com

Arrestohen 3 persona për pengmarrje

0

Pasditen e premtes, rreth orës 18:30, Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë operacionin “Pengu” në fshatin Plan në zonën e Dukagjinit.

Me këtë rast është bërë i mundur lirimi i S.K., i cili mbahej peng që nga data 21 nëntor si dhe u bë kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të pengmarrjes.

Gjatë operacionit, të dyshuarit si pengmarrës shkëmbyen zjarr me policinë. Megjithatë, është bërë i mundur arrestimi i tre prej tyre. Në pranga përfunduan shtetasit Tomë Shkrepa, Lek Shkrepa, dhe Kolë Dushku si dhe janë shpallur në kërkim P. Dushku, P. Dushku, L. Vala dhe F.Vala.

Besohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng në qytetin Shkodër, shtetasit S.K dhe A.K, ku më pas shtetasin A.K e kanë lënë të lirë me qëllim gjetjen e shumës prej 10 mijë eurosh në këmbim të lirisë së vëllait të tij të cilin e kanë mbajtur peng në fshatin Plan.

“Arsyja e pengmarrjes dyshohet të jetë ndërmjetësimi që ky shtetas kishte bërë me disa shtetas të tjetër të cilët u kishin blerë lëndën narkotike shtetasve të sipërpërmendur dhe s’ju kishin dhënë lekët”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë kontrollove u gjetën 15 gëzhoja, model 56, kaliber 7.62, si dhe 275 gram lëndë bimore e dyshuar kanabis sativa. /Top Channel

Limaj: Thaçit e Mustafës iu shqye maska

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka reaguar me rastin e arrestimeve të fundit në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje!, ku u arrestua edhe deputeti Albin Kurti.

Ai ka shpërndarë një video në të cilën shihet ndërhyrja e policisë në zyrat e VV-së.

“Shikojeni regjimin e Isës e të Hashimit se si futet në selinë e një partie parlamentare. Ky regjim me masa represive dhunon zyre, shtyp zërin opozitar, ky regjim burgos deputetë. Kjo është demokracia e Isës e Hashimit. Mirë që maska u shqye më në fund, kjo është fytyra e vërtetë e tyre. Ata dy dhe regjimin e tyre sot e tmerroj manifestimi madhështor i popullit, sot u pa kush janë dhunuesit e shtetit”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook.

Prizreni feston kuq e zi (Video)

0

Prizreni festoi në qetësi fetën e 28 Nëntorit, ndërkohë që qytetarët zgjodhën mënyra të ndryshme që të kalojnë këtë ditë.

Në këtë qytet monumenti i Lidhjes së Prizrenit është vendi më i vizituar nga qytetarë që kishin ardhur nga shumë treva shqiptare.

Pati edhe të tjerë që krahas festimit menduan edhe për bamirësi si një grup i studentëve të Fakultetit të Arteve në Prishtinë që zgjodhën Prizrenin për të shitur pikturat e tyre.

http://dai.ly/x3g0s34

Mediat botërore raportojnë për arrestimin e Albin Kurtit

0

Mediat botërore kanë raportuar për arrestimin e sotëm të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Reuters raporton se “forcat special të policisë në Kosovë kanë arrestuar liderin opozitar”, ndonëse Kurit është vetëm deputet i Vetëvendosjes.

Në lajmin e Reutes raportohet për ndërhyrjen me forcë të Policisë në lokalet e Lëvizjes Vetëvendosje, ku njësitet special thyen edhe dyert e selisë së Lëvizjes, njofton Klan Kosova.

Lajmin për arrestimin e Albin Kurtit e ka dhënë edhe Yahoo news e ABC News.

Të dy këto mediume kanë theksuar rëndësinë e Kurtit në skenën politike dhe arysen përse ai është arrestuar.

30 ditë paraburgim për Albin Kurtin

0

Albin Kurtit i caktohet masa e sigurisë, paraburgim prej 30 ditësh.

Gjykata Themelore ka caktuar këtë masë të sigurisë, pas kërkesës së Prokurorisë, mëson lajmi.net.

Masa e sigurisë i është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer tri vepra penale, pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, mbajtje të armës dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.

“50 poezi për borën” bashkoi fjollat e borës me bukurinë e fjalës

0

Festivali ndërkombëtar i poezisë “50 Poems for snow” (50 poezi për borën), zhvilloi edicionin e parë në Prishtinë, në qiell të hapur, në natën e borës së parë.

Mbrëmja e së premtes bashkoi fjollat e borës me bukurinë e fjalës së poetëve Blerina Rogova Gaxha, Halil Matoshi dhe Ndriçim Ademaj. Krahas poezive të tyre, poetët lexuan edhe vargje të poetit persian Mevlana Xhelaleddin Muhammed Rumi.

Festivali mblodhi dashamirët e fjalës së shkruar, në kopshtin e Soma Book Station, të cilët përcollën leximin e poezive, përkundër të ftohtit dhe borës që binte.

Rënia e hershme e borës, bëri që Prishtina t’i prijë listës së qyteteve ku organizohet festivali, pasi qytetet si Toulouse, Londra e Çikago, janë në pritje të borës së parë.

“50 Poems for snow” është festival i përvitshëm, pa buxhet, që organizohet që nga viti 2012. /PrizrenPress.com

Rona Nishliu, sot premierën e “Me motive tonat” (Video)

0

“Më vjen mirë që kësaj radhe arrita t’ju uroj ndryshe. Me shumë dashuri nga të gjithë ne, në këtë ditë të shtrenjtë ndajmë me të gjithë ju përpjekjen dhe përkushtimin tonë njëvjeçar”.

Kështu ka shkruar sot këngëtarja Rona Nishliu duke lansuar kësisoj premierë “Me motive tonat”, bashkë me Kuartetin e saj, një punë kjo e kamotshme dhe e cila u kurorëzua me një koncert në qendër të kryeqytetit.

Gent Rushi, Valton Beqiri, Edon Ramadani dhe emra të tjerë janë pjesë e ekipit që ka sjellë këtë realizim muzikor.

Sot po ashtu është lansuar edhe videoja tjetër e grupit, “Moj e bukura more”, ndërsa duket se këngë të tjera të Ronës do të vijnë gjatë këtyre ditëve.

Rona mbetet një prej zërave më të fuqishëm aktualisht, dhe këtë e ka dëshmuar vit pas viti me hitet e saj si “Suus”, “Zonja Vdekje”, “Veriu”, “Shenja”, “Shko pastro pas saj” etj.

Shumë malishevas iu bashkuan manifestimit të Opozitës (Video)

0

Qytetarët e Malishevës sot kanë pritur autobusët për t’u nisur në Prishtinë në mënyrë që t’i shprehnin pakënaqësitë e tyre.

Rreth shtatë autobusë u nisën drejt Prishtinës nga Malisheva, ku pushtetin e mbante Nisma për Kosovën.

Në mesin e tyre pati edhe shumë femra. /Klan Kosova

Ballin lartë e kurrizin drejtë

0

Nga Rexhep Qosja

Sllobodan Millosheviqi ka vdekur, e kanë dënuar faktorët ndërkombëtarë dhe e ka dënuar historia ballkanike. Por mënyrat e dhunës dhe terrorit të Sllobës nuk kanë vdekur: ato, ja, po përsëriten në Kosovë! Po i përsërisin ata që i kanë shërbyer regjimit të Millosheviqit, e fati i zi i Kosovës ka bërë që sot ata të sundojnë në Kosovë.

Mënyrat e dhunës e të terrorit psikologjik e policor që përdorte regjimi i Millosheviqit u panë pardje, dje e sot në Prishtinë. Pardje e dje u panë në përpjekjet e qeverisë që ta frikësojë popullin për të dalë në protestën paqësore të 28 Nëtorit kundër dy marrëveshjeve: kundër Marrëveshjes mbi krijimin e Bashkësisë së Komunave serbe – në të vërtetë të shtetit të ri të Serbisë në Kosovë dhe kundër Marrëveshjes për caktimin e kufijve të ri të Kosovës me Malin e Zi – në të vërtetë të faljes Malit të Zi një pjese të Kosovës.

Mënyrat e asaj dhune e terrori u panë posaçërisht sot më 28 Nëntor. Mbarimi paqësor i protestës së tri partive opozitare e shqetësoi qeverinë dhe e shqetësoi sepse ajo protestë masive tregoi se do të trashëgohej me protesta të reja kundër të njëjtave shkaqe dhe kundër shkaqeve të reja që e kanë bërë Kosovën plaçkë të zhvatur të klasës sunduese politike dhe vend pa kurrfarë shprese për jetë e ardhmëri të më tepër se gjysmës së popullit shqiptar të Kosovës.

Mënyrat e kësaj dhune e terrori u panë mbas përfundimit të kësaj proteste paqësore – u panë e na i përkujtuan terroret e policisë së Millosheviqit gjatë bastisjes së zyrave të selisë së një partie politike të Kosovës – të Vetëvendosjes.

U panë duke arrestuar në mënyra të egra aq protestues sa arrestoheshin në kohën e Millosheviqit.

Ato mënyra të dhunës e terrorit u panë në mënyrën e burgosjes së anëtarit më të ri të Vetëvendosjes: të ish avokatit të popullit, Sami Kurteshi.

Në mënyrë të veçantë këto mënyra të dhunës e terrorit u panë kur u arrestua vrazhdë, egër, urrejtshëm ish-kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Të pa setër veshur policia e futi në “maricën” e saj dhe të pa setër veshur policia e çoi në Pallatin e Drejtësisë! Ashtu arrestoheshin dikur ata që konsideroheshin armiq të Kosovës dhe ashtu, siç e thashë, arrestoheshin protestuesit që kërkonin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Albin Kurti duhet të krenohet pamatshëm për fatin e tij të sotëm, për ballin lartë e kurrizin drejtë. Donika Kada Bujupi duhet të krenohet për fatin e saj të sotëm. Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli duhet të krenohen me fatin e tyre të sotëm. Qeveria e Kosovës, pushteti i Kosovës, duke e bërë fatin e këtyre dy djemve dhe të këtyre dy grave të tillë çfarë e bëri sot – të lavdishëm po tregohet pushtet i dhunës dhe i terrotit ndaj atyre që ia duan të mirën më të madhe Kosovës. Ky pushtet s’ka ardhmëri.

Partia Demokratike e Kosovës duhet sa më parë të shpëtojë nderin e trashëguar prej luftës së saj çlirimtare: duhet sa më parë, sa nuk është bërë vonë, sa nuk është përlyer politikisht e kombëtarisht përgjithmonë, të distancohet prej politikës që Kosovën e ka bërë shtet privat me polici private.

Kosova do ta tejkalojë krizën e madhe në të cilën është sot atë ditë kur kjo qeveri të shkojë ku e ka vendin: në plehun e historisë.