“50 poezi për borën” bashkoi fjollat e borës me bukurinë e fjalës

Festivali ndërkombëtar i poezisë “50 Poems for snow” (50 poezi për borën), zhvilloi edicionin e parë në Prishtinë, në qiell të hapur, në natën e borës së parë.

Mbrëmja e së premtes bashkoi fjollat e borës me bukurinë e fjalës së poetëve Blerina Rogova Gaxha, Halil Matoshi dhe Ndriçim Ademaj. Krahas poezive të tyre, poetët lexuan edhe vargje të poetit persian Mevlana Xhelaleddin Muhammed Rumi.

Festivali mblodhi dashamirët e fjalës së shkruar, në kopshtin e Soma Book Station, të cilët përcollën leximin e poezive, përkundër të ftohtit dhe borës që binte.

Rënia e hershme e borës, bëri që Prishtina t’i prijë listës së qyteteve ku organizohet festivali, pasi qytetet si Toulouse, Londra e Çikago, janë në pritje të borës së parë.

“50 Poems for snow” është festival i përvitshëm, pa buxhet, që organizohet që nga viti 2012. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Sekuestrohen mbi 3,400 aksesorë telefonikë në Terminalin Doganor në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, në kuadër të...

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

Lajmet e Fundit