13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Opozita: Ky pushtet e urren popullin e vet

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kanë shprehur qëndrimin e tyre të përbashkët për dhunën që siç thonë ata, u përdor kundër aktivistëve.

Opozita, akuzon Qeverinë se zgjodhi pikërisht 28 nëntorin e vitit 2015 për të ringjallur në rrugët e Prishtinës imazhin e dhunës policore, që siç theksojnë ata, ky popull kujtoi se e kishte lënë pas, me mbarimin e Luftës Çlirimtare.

Madje ata fajësojnë Policinë duke thënë se u tregua e pamëshirshme, pasi ata pëdorën dhunë të paparë kundër aktivistëve. Sipas tyre, ka rreth 100 të arrestuar, dhe numri i të lënduarve rëndë është i madh.

Ky është postimi i plotë i Opozitës:

Ditën e festës pushteti e ktheu në ditë të dhunës

Qytetarë të Kosovës, mbështetës të Opozitës së Bashkuar, bashkëkombas të nderuar.

Pjesëmarrja e mbi 35.000 qytetarëve në Manifestimin për Republikën shkoi paqësisht, siç ishte planifikuar. Por ky pushtet me sjelljet e tij menjëherë pas tubimit paqësor, dëshmoi se nuk e duron opozitën paqësore. Ky pushtet ka frikë nga opozita. Ky pushtet e urren opozitën, ashtu siç urren qytetarët, ashtu siç urren popullin e vet.

Qeveria kriminale zgjodhi 28 nëntorin e vitit 2015 për të ringjallur në rrugët e Prishtinës imazhin e dhunës policore, që populli ynë kujtoi se e kishte lënë pas, me mbarimin e Luftës Çlirimtare.

Në 28 nëntor, qindra policë, reparte speciale të armatosura rëndë, të maskuara, kanë thyer zyrat e subjektit më të madh opozitar, Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku ndodheshin qindra aktivistë që sapo ishin kthyer prej Manifestimit.

Policia u tregua e e pamëshirshme, duke përdorur dhunë të paparë kundër aktivistëve. Ka rreth 100 të arrestuar, dhe numri i të lënduarve rëndë është i madh.

Në 28 nëntor 2015 u arrestua Albin Kurti. Pushteti u tregua i gatshëm të përdorë dhunën më ekstreme për të mbrojtur Zajednicën e Demarkacionin, pavarësisht peticionit, pavarësisht aksioneve opozitare, pavarësisht Manifestimit paqësor për Republikën.

Më tej do t’ju njoftojmë në vazhdimësi për të arrestuarit, të lënduarit, e veprimet tona të radhës.

I bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen rreth opozitës së përbashkuar. Aksionet tona nuk mund t’i ndalë asnjë shtet policor, asnjë arrestim, asnjë dhunë. Aktivistët do të lirohen. Dhunuesit do të vihen shumë shpejt përpara një drejtësie së vërtetë dhe funksionale, në një Republikë që ka për të qenë vërtet sovrane dhe pavarur.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
NISMA për Kosovën

Më Shumë

Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat

Shumica e sektorëve në tregun e punës në Kosovë janë të dominuar nga burrat. Por, edhe në sektorët që punësojnë më shumë gra –...

Lexojeni kodin 20 pikësh që indianët e Amerikës ia dhuruan njerëzimit

1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet. 2. Ji tolerant me njerëzit që...

Lajmet e Fundit