Home Blog Page 6974

Të mbrohet Policia e jonë !

0

Shkruan: Fatmir Pireci

Të shqetësuar me gjendjen aktuale të sigurisë, të marrjes udhë të katrahurës sociale, të rënimit të vlerave të shtetit dhe të shtetndërtimit, të përdhosjes së vlerave elementare universale të të drejtave dhe të lirive të njeriut, rezikimit dhe përdhosjes së dinjitetit të personalitetit privat e zyrtarë, përmes terrorit me akte të dhunës dhe të anarkisë sociale, pjesa dërmuese e qytetarisë, sigurisht se shprehin shqetësimin e tyre ; si bartës të ndrrimeve shoqërore të viteve të ’90-ta, si intelektualë, si punëtorë, bujqë, nxënës, studentë, prindë , si qytetar të Republikës së Kosovës, për brengosjen serioze të rendit kushtetues , të rrënimit të vlerave të aritura të shtetndërtimit dhe të shtetësisë së Kosovës !

Në gjendjen aktuale kërcnohet jeta e secilit qytetar !

Mbi të gjithë më të rrezikuarit në këtë katrahurë të çmendur janë pjesëtarët e Policisë së Republikës së Kosovës. Ata janë të detyruar të qëndrojnë si barrikada përball eskadroneve të vdekjes, kapobosave të ndryshëm , bajraktarëve të nahive e fiseve , kriminelëve ordiner e inordiner !

Policia jonë i është ekspozuar, detyrimisht helmimit dhe rënimit të shëndetit duke qëndruar e thithur gazin lotësjellës dhe sprejëve të ndryshëm helmues!
Vetëdia jonë qytetare të ngrihet në mbrojtje të Uniformës së rendit dhe të rregullimit kushtetues, në mbrojtje të shtyllës së shtetiti të Republikës së Kosovës, në mbrojtje te shëndetit dhe familjeve te tyre !

Shoqëria Civile të ngrit zërin e arsyes dhe të mospajtimit me rrënimin e Shtetit, të flakë vandalizmin e një grusht njerëzish të cilët e kanë marr në duar fatin tonë kolektivë dhe të këthimit mbrapa të historisë !

Të gjinden forma dhe mjete adekuate demokratike për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë politiko- kombëtare, të ruhet uniteti social-qytetar në çështjet sublime strategjike kombëtare të Shtetit! Por, kursesi të lejohet që policia e jonë, e cila me shumë mund e sakrifica shekullore u ndërtua e u jetësua, sot ne të gjallët e këtij vendi e dënojmë me vdekje në vendin e punës dhe të nderit kombëtarë!
Apel patriotëve në mbrojtje të Uniformës policore të Republikës së Kosovës !

AAK: Qeveria i lë në baltë policët

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media po e quan dënimin e djeshëm të Policëve të Kosovës me gjithsej nëntë (9) vjet burgim, skandaloz dhe dënim politik.

Këta zyrtarë policorë sipas AAK-së, janë dënuar politikisht për shkak se kanë zbatuar ligjin, duke reaguar në detyrën zyrtare të tyre ndaj njerëzve të armatosur (truprojat) e Vulinit, në vitin 2013.

“Por, për shkak se kanë zbatuar ligjin ndaj këtyre serbëve të armatosur, policët janë dënuar rëndë. Kjo është dorëzim i shtetit të Kosovës ndaj Serbisë dhe ndëshkim politik ndaj policëve. Qeveria e Kosovës, e ndikuar direkt prej agjendës politike të Serbisë, duhet të reflektojë në të këqijat që po i bëjnë për çdo ditë e më tepër. Edhe për Asociacionin, edhe për Demarkacionin, edhe për dhunën që po përdorin, por edhe për ndëshkimin politik që i kanë bërë dje policëve”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Sipas AAK-së, thjesht, Qeveria e Kosovës i la në baltë dhe poshtëroi policët, duke mos u ofruar asnjë lloj mbrojtjeje!.

Dy ushtarë vriten në Sarajevë

0

Një burrë vrau me armë zjarri dy ushtarëve të Bosnjës në një lagje të Sarajevës të mërkurën në darkë dhe plagosi shumë të tjerë. Arsyet e sulmit janë të panjohura.

Policia në kantonin e Sarajevës në Bosnjë tha se një burrë vrau dy ushtarë të Ushtrisë së Bosnjës brenda një dyqani bastesh në lagjen Rajlovac të kryeqytetit serb në orën 7.30 të mbrëmjes.

Arsyet e sulmit janë të panjohura por një televizion vendës raportoi se sulmuesi thirri “Allahu Ekber” para se të hapte zjarr. Ky raportim nuk u konfirmua nga autoritetet.

“Është ende tepër herët për të folur për terrorizmin,” deklaroi Dragan Lukac, drejtor i Drejtorisë së Policisë Federale për televizionin N1.

“Ne ende nuk kemi konfirmim se ky qe një sulm terrorist dhe shpresojmë që nuk qe,” tha Perica Stanic, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes, SIPA.

Pas vrasjes së dy ushtarëve, sulmuesi u kthye ndaj një autobusi që qe parkuar pranë dyqanit të basteve duke plagosur një ushtar tjetër që gjendej aty pranë.

Shoferi i autobusit bashkë me dy pasagjerë raportohen se janë plagosur lehtë.

SIPA tha se p dërgonte një skuadër speciale për të mbështetur hetimet që po kryen nga Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në orët që pasuan, polica rrethoi një shtëpi në lagjen Sokolje. Media raportoi se shtëpia i përkiste të dyshuarit i cili është identifikuar si njeriu që hapi zjar ndaj ushtarëve dhe se i dyshuari ka kryer vetëvrasje.

Gjithsesi, policia konfirmoi vetëm që një njeri ka kryer vetëvrasje dhe se hetimet janë duke u kryer për të identifikuar këtë person si dhe për të përcaktuar nëse ai qe me të vërtetë vrasësi.

Forcat e policisë u panë teksa largoheshin mëngjesin e sotëm nga lagjja Sokolje. /BIRN

Avokati ankohet për paraburgimin e Donika Kadaj-Bujupit

0

Avokati Arianit Koci brenda një ore do të dorëzojë ankesën kundër paraburgimit të Donika Kadaj-Bujupit.

KALLXO.com e ka siguruar ankesën që Koci do ta dorëzojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës me kërkesë që ajo t’i shkojë Gjykatës së Apelit.

Koci në ankesë e quan të padrejtë vendimin për paraburgimin e Donika Kadaj-Bujupit.

“Ky vendim nuk ka qenë as i drejtë as i ligjshëm, e as proporcional. Prandaj ky vendim as nuk ka ndikuar në forcimin e zbatimit të ligjshmërisë e as në qetësimin e situatës politike. Gjykata ka pasur hapësirë juridike ta marrë ndonjë vendim tjetër,” tha Koci.

Ai në ankesë rendit edhe elemente tjera me të cilat konteston vendimin.

“Vendimi i gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit përmban të meta të shumta. Gjykata bën formulime të standardizuara dhe stereotipe duke mos iu referuar fakteve të veçanta të lëndës. Asnjë nga pretendimet e mbrojtjes nuk është trajtuar në arsyetim të këtij vendimi,” thuhet në ankesën e avokatit Koci.

Deputetes së AAK-së iu caktua të mërkurën masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa avokati Koci nuk e di se në cilën qendër paraburgimi ndodhet Kadaj-Bujupi, por supozon se ajo duhet të jetë në Lipjan.

Koci thotë se në kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit nuk është bërë ekspertiza për tymin në seancë.

Po ashtu në ankesën e Kocit thuhet se mbrojtja ka argumentuar se kualifikimi juridik i veprës penale është I gabuar.

“Prokuroria nuk ka arritur të argumentojë se ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale,” sqaron ankesa.

Në ankesë Koci thotë se nuk janë marrë parasysh nga gjykata pretendimet e mbrojtjes lidhur me imunitetin, ndërsa ia zë për të madhe gjykatës se në arsyetimin e vendimit të saj përmend edhe rrezikun e ikjes, një gjë të cilën sipas Kocit nuk e bën as prokuroria. /Kallxo.com

Ka vdekur muzikanti Isak Muçolli

0

Mbrëmjen e 18 nëntorit ka vdekur muzikanti kosovar, Isak Muçolli, violinisti i parë i orkestrës simfonike të RTP-së.

Muçolli lindi më 20 maj 1940, në fshatin Bajçinë të komunës së Podujevës. Ai ishte pjesë e orkestrës simfonike të RTP-së dhe anëtar i Filarmonisë dhe Operës së Kosovës.

Muçolli ka krijuar shumë këngë me motive popullore, që janë prezantuar në “Akordet e Kosovës”, “Zambaku i Prizrenit”, “Kosovarja këndon”, e ngjarje të tjera.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 19 nëntor në orën 14:00, në varrezat e qytetit, në Prishtinë.

“Future Architecture Platform” thërret për ide

0

Platforma më e madhe evropiane e arkitekturës, “Future Architecture Platform”, në të cilën janë mbledhë 15 organizata të arkitekturës nga e mbare Evropa, ka hapur thirrje për ide në fushën e arkitekturës, njofton Fondacioni Kosovar i Arkitekturës.

Platforma ka për qëllim të përzgjedhë mbi 25 arkitektë të ri, nën 40 vjeç, nga e mbar Evropa dhe të promovojë punën e tyre ne festivalet, konferencat dhe institucionet që bëjnë pjesë në platformë.

Themeluesit e platformës janë Muzeu i Dizajnit dhe Arkitekturës në Lubjanë, ORIS Shtëpia në Zagreb, Java e Arkitekturës në Prishtinë, Java e Arkitekturës në Tiranë, Java Arkitektonike në Beograd, Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit MAXXI në Romë, Shtëpia e Arkitekturës në Graz, Festivali Arkitekturës në Kopenhage, Design Biotop në Lubjanë, Trienalja e Arkitekturës në Lisbonë, Ruby Press në Berlin, Muzeu i Arkitekturës zvicerane në Bazell dhe CANaction në Kiev.

Krasniqi: NISMA, pjesë e pandashme e Opozitës së bashkuar

0

Nisma për Kosovën ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e opozitës së bashkuar, në të gjitha veprimet politike që do të ndërmerren.
Mbrëmë në media është raportuar se Nisma për Kosovën nuk do të merr pjesë në protesta e organizuara nga opozita për shkak të dhunës që është shfaqur.

Por, këto raportime i ka mohuar Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se partia e tij do të jetë pjesë e protestave dhe të gjitha veprimeve politike të opozitës së bashkuar.

Ja reagimi i Krasniqit:

Është e drejtë e kujtdo që të bëjë analiza e komente deklarimeve tona. Edhe një herë po nënvizoj: Ne jemi pjesë e pa ndashme e opozitës së bashkuar në të gjitha veprimet politike në mbrojtje të kauzës kombëtare të deklaruar e të argumentuar me dëshmi e fakte të shumta. Jemi për protesta paqësore për ta detyruar koalicionin qeverisës që të heq dorë nga marrëveshjet e dëmshme. Jemi për protesta të vazhdueshme (pa elementet e dhunës), për të detyruar dy Kryeministrat e Kosovës, që të tërhiqen nga dhuna policore që po e drejtojnë kundër opozitës, jemi për protesta që i detyrojnë të përmendurit t’i kthehen komunikimit e bisedimeve me opozitën për të dalë nga kjo krizë institucionale. NISMA nuk do të jetë pjesë e dhunës as ndaj pronës e as ndaj njerëzve tanë të uniformuar. Për ketë në Nisma ka vetëm një zë.

NISMA është duke punuar për të pasur edhe më shumë se një opozitë të bashkuar! Në ketë rrafsh, nuk ka e as do të ketë dallim mes meje e Kryetarit të Kryesisë se NISMËS për KOSOVËN, z. Limaj

E konfirmuar: Nuk ka protestë deri më 28 nëntor

0

Tre liderët e opozitës kanë mbajtur një konferencë të mbajtur në selinë e AAK-së.
Lideri i AAK-së Ramsuh Haradinaj ka thënë se ajo që ka ndodhur dje është ajo që është paralajmëruar nga Isa Mustafa për ta ndëshkuar opozitën.

“Ata që po kundërshtojnë ‘Zajednicën’ janë sulmuar tek familjet e tyre. Kundërshtimi ynë politik për këto tema të dëmshme do të vazhdojë edhe nëse Mustafa, Thaçi, Shpend Maxhuni janë në gjendje me hedh aq shumë gaz për ‘Zajednicën’. Ndaluni sa s’është bërë vonë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se nuk do të ndalen në kërkesat e tyre ndërsa i ka bërë thirrje policisë që mos të bëhen instrument i politikës.

Edhe kryetari i Nismas, Fatmir Limaj ka thënë se kundërshtimi i tyre do të vazhdojë edhe më tutje.

Liderët e opozitës kanë bërë të ditur se takimi i tyre i radhës do të jetë më 28 nëntor.

Opozita protestën e nis pas orës 13:00, synojnë ta vazhdojnë deri në orët e vona

Pas përfundimit të protestës së dhunshme të opozitës, mbrëmë janë mbledhur liderët dhe njerëzit kryesorë të opozitës.
Telegrafi mëson se në mbledhjen e vonshme dje opozita ka vendosur që të mos tërhiqet prej veprimeve të tyre të dhunshme dhe t’i vazhdojnë protestat deri në realizimin e qëllimeve të tyre.

Mësohet se opozita sot është duke mobilizuar njerëz edhe nëpër komunat e tyre dhe protestën do ta nisin pas orës 13:00.

Telegrafi merr vesh se qëllimi i organizatorëve të protestës së opozitës është që protestat t’i vazhdojnë deri në orët e vona, që situata të duket sa më dramatike.

Muharrem Nitaj: Sot do të ketë protestë

Partitë opozitare edhe sot pritet të organizojnë një protestë, por për detajet e veprimeve të sotme do të takohen gjatë ditës.
Një gjë të tillë e konfirmoi Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së.

“Ka me pasë protestë, por nuk dimë më shumë detaje,” thotë Nitaj.

Ndërsa Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes “Vetëvendosje”, ende nuk e di se çka do të ndërmerret nga opozita gjatë ditës së sotme.

Ai e konfirmoi se shumë shpejt pritet që të takohen liderët e partive opozitare.

“Tri partitë opozitare pritet të takohen sot për të vendosur në lidhje me atë se çka do ndodhë…. Ende nuk kemi informacion se a do ketë ose jo protestë”, tha Krasniqi.

Ai tha se mbas takimit do ta shpallin edhe veprimin e ardhshëm. /kallxo.com/

Liderët opozitarë takohen në AAK

0

Liderët e partive opozitare, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, do të takohen në orën 11:00 tek zyrat e AAK-së.

Një ditë më parë liderë të opozitës, deputetë dhe përkrahës të tyre, e që sipas Policisë së Kosovës ishin rreth 150 pjesëmarrës, janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë ndaj arrestimit të deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donikë Kadaj-Bujupi.

Në kundërshtim edhe të fletëarresteve për tre deputetë të tjerë opozitar, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin, ata kanë gjuajtur objektin e Qeverisë, me ngjyrë, kube betoni e koktej molotovi, andej kah po qëndronin pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës.

Këtyre veprimeve Policia e Kosovës i është përgjigjur me gaz lotësjellës për shpërndarjen e protestuesve. /GazetaTribuna/

Ngjashmëritë mes Dostojevskit dhe Vonnegut

0

11 nëntori është ditëlindja e dy prej shkrimtarëve më të mëdhenj që shkruanin për pasojat e dhunës: Kurt Vonnegut dhe Fjodor Dostojevski.

Dostojevski është një autor rus i shekullit të 19-të, romanet e të cilit ndoshta ua kanë caktuar t’i lexoni gjatë verës së shkollës së mesme. Vonnegut është një shkrimtar i shekullit të 20-të që shkroi vepra filozofike dhe fanta-shkencë. Por të dy shkrimtarët janë më të ngjashëm sesa duken, shkruan “ew.com” .

Të dy, Vonnegut dhe Dostojevski, ishin të interesuar në atë se çfarë na bën njerëzor në pragun e dhunës ekstreme. Romani më i famshëm i Dostojevskit, “Krim dhe Ndëshkim”, shqyrton se çfarë ndodh me protagonistin e tij Raskolnikov, pasi ai vendos të grabisë dhe të vrasë një grua të vjetër. Ai besonte se kishte të drejtë ta vriste gruan sepse e shihte veten si njeri superior, i cili vazhdimisht e krahasonte veten me Napoleonin dhe justifikonte vrasjen e tij në shërbim të një qëllimi më të lartë. Kjo bindje e njëjtë është përdorur për të filluar luftëra botërore nga njerëz, të cilët menduan se ishin mbi gjithë të tjerët. Vetëm po të ndaleshin një moment dhe të shihnin shkatërrimin që i solli kjo Raskolnikovit.

Puna e Vonnegut gjithashtu iu kushtua dhunës. Ai si një ushtar në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte parë vdekje të tmerrshme dhe shkatërrim, kjo e bëri të kundërshtonte portretizimin e luftës si diçka e thjeshtë, e mira kundër të keqes, Vonnegut e kuptonte se ishte diçka më e madhe. Ai kishte parë me sytë e tij bombardimin e Drezdenit dhe më vonë e përshkroi atë në romanin “Thertorja pesë”. Ky libër dha përgjigjen e vetme racionale ndaj shkatërrimit të papërligjur që ishte në shekullin e 20-të.

Që të dy kishin momentet e tyre të mendjelehtësisë. Humor i zi dhe sarkazma e Vonnegut është e pranishme në çdo faqe të romaneve si “Thertorja pesë” dhe “Cat’s Cradle”.

Karakteret e Dostojevskit shpesh janë të dehur në vetëmohim. Edhe pse portretizuan efektet e tmerrshme të dhunës, armiku i tyre kryesor ishte nihilizmi, duke treguar se njerëzit janë shpesh mizorë, por kjo nuk do të thotë se janë të pavlefshëm. Dostojevski dhe personazhet e tij gjejnë ngushëllim në botën e krishterimit, edhe pse ai shkëlqyeshëm e kundërshton kishën, ndërsa Vonnegut mbështetet në një humanizëm ateist.

Janë dy nga shkrimtarët më të zgjuar dhe argëtues, që trajtojnë pyetje intensive të dhunës dhe se si të jetojmë në një botë moderne që shpesh nuk vlerëson jetën individuale. Dostojevski dhe Vonnegut depërtojnë në gjendjen e njeriut më thellë sesa që e kemi menduar. /Zëri/