22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Ngjashmëritë mes Dostojevskit dhe Vonnegut

11 nëntori është ditëlindja e dy prej shkrimtarëve më të mëdhenj që shkruanin për pasojat e dhunës: Kurt Vonnegut dhe Fjodor Dostojevski.

Dostojevski është një autor rus i shekullit të 19-të, romanet e të cilit ndoshta ua kanë caktuar t’i lexoni gjatë verës së shkollës së mesme. Vonnegut është një shkrimtar i shekullit të 20-të që shkroi vepra filozofike dhe fanta-shkencë. Por të dy shkrimtarët janë më të ngjashëm sesa duken, shkruan “ew.com” .

Të dy, Vonnegut dhe Dostojevski, ishin të interesuar në atë se çfarë na bën njerëzor në pragun e dhunës ekstreme. Romani më i famshëm i Dostojevskit, “Krim dhe Ndëshkim”, shqyrton se çfarë ndodh me protagonistin e tij Raskolnikov, pasi ai vendos të grabisë dhe të vrasë një grua të vjetër. Ai besonte se kishte të drejtë ta vriste gruan sepse e shihte veten si njeri superior, i cili vazhdimisht e krahasonte veten me Napoleonin dhe justifikonte vrasjen e tij në shërbim të një qëllimi më të lartë. Kjo bindje e njëjtë është përdorur për të filluar luftëra botërore nga njerëz, të cilët menduan se ishin mbi gjithë të tjerët. Vetëm po të ndaleshin një moment dhe të shihnin shkatërrimin që i solli kjo Raskolnikovit.

Puna e Vonnegut gjithashtu iu kushtua dhunës. Ai si një ushtar në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte parë vdekje të tmerrshme dhe shkatërrim, kjo e bëri të kundërshtonte portretizimin e luftës si diçka e thjeshtë, e mira kundër të keqes, Vonnegut e kuptonte se ishte diçka më e madhe. Ai kishte parë me sytë e tij bombardimin e Drezdenit dhe më vonë e përshkroi atë në romanin “Thertorja pesë”. Ky libër dha përgjigjen e vetme racionale ndaj shkatërrimit të papërligjur që ishte në shekullin e 20-të.

Që të dy kishin momentet e tyre të mendjelehtësisë. Humor i zi dhe sarkazma e Vonnegut është e pranishme në çdo faqe të romaneve si “Thertorja pesë” dhe “Cat’s Cradle”.

Karakteret e Dostojevskit shpesh janë të dehur në vetëmohim. Edhe pse portretizuan efektet e tmerrshme të dhunës, armiku i tyre kryesor ishte nihilizmi, duke treguar se njerëzit janë shpesh mizorë, por kjo nuk do të thotë se janë të pavlefshëm. Dostojevski dhe personazhet e tij gjejnë ngushëllim në botën e krishterimit, edhe pse ai shkëlqyeshëm e kundërshton kishën, ndërsa Vonnegut mbështetet në një humanizëm ateist.

Janë dy nga shkrimtarët më të zgjuar dhe argëtues, që trajtojnë pyetje intensive të dhunës dhe se si të jetojmë në një botë moderne që shpesh nuk vlerëson jetën individuale. Dostojevski dhe Vonnegut depërtojnë në gjendjen e njeriut më thellë sesa që e kemi menduar. /Zëri/

Më Shumë

Lajmet e Fundit