Hilmi Jashari denoncon Gjykatën Kushtetuese

Kosova është i vetmi vend ku Gjykata Kushtetuese nuk i përfillë vendimet e institucioneve tjera. Kjo Gjykatë nuk po e liron objektin në qendër të Prishtinës i dedikuar për Avokatin e Popullit. Ndërkohë, këtij institucioni, Shteti ia ka ndërtuar objektin në periferi të Prishtinës, në lagjen Hajvali, i njohur si “Pallati i Drejtësisë”. Atje, ndërtesa është e gatshme, por udhëheqja e Kushtetueses, pa dhënë ndonjë arsyetim, s’po akomodohet në objektin e saj.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka treguar se paguajnë mbi pesë mijë euro qera, ndërkohë, objekti i dedikuar për këtë institucion mbetet në shfrytëzim nga Gjykata Kushtetuese.

“Akomodimi i institucioneve publike është kompetencë e Ministrisë së Administratës Publike. Është një vendim i nxjerr në vitin 2012, i cili e obligon Gjykatën Kushtetuese për të dalë në Pallatin e Drejtësisë. Ndërsa, institucionin e Avokatit të Popullit, prej këtij objekti që është privat, duhet të vendoset në objektin ku është aktualisht Gjykata Kushtetuese. Ky vendim ende nuk është zbatuar”, ka thënë Avokati i Popullit Hilmi Jashari në një intervistë për Gazetën Express.

Jashari ka treguar se i është drejtuar edhe Kryeministrit për këtë problem por ende s’ka asnjë lëvizje për lirimin e objektit.

“Për këta katër muaj kemi paguar më tepër se 20 mijë euro qera”, ka shtuar ai.

Avokati Jashari ka thënë se ka vend për hetime nga Prokuroria e Shtetit për shkak se në mënyrë të paarsyeshme po detyrohen të paguajnë qera.

“Çdo para e taksapaguesve e harxhuar në mënyrë jo të drejtë bartë përgjegjësi në vete”, ka shtuar ai.

Në këtë intervistë Avokati i Popullit flet edhe për sistemin e drejtësisë; drejtësinë selektive; kompetencat e reja të avokatit të popullit; të drejtat e LGBT’së; shaminë nëpër shkolla etj. /Gazeta Express

Më Shumë

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit