7.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Në gërmimet në Serbi sot merr pjesë edhe pala kosovare

Të hënën pritet të fillojnë gërmimet në Jalovishte të Serbisë, në një lokacion ku dyshohet se gjendet një varrezë masive me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, të cilët forcat serbe i bartën në Serbi.

Në këtë lokacion ku pritet të kryhen punimet vlerësuese dyshohet për 200 trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Siç është njoftuar opinioni, aty filluan gërmimet vetëm nga pala serbe, ndërsa pas reagimit të palës kosovare u vendos që edhe ajo të jetë prezent nga e hëna.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaLive, kryetari i Komisionit qeveritar për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj.

“Nga dita e hënë të jemi atje dhe do të përcaktojmë edhe ekipet me pjesëmarrësit tonë”, ka thënë shkurt Gjetaj.

Vendimi që të marrë pjesë në gërmime edhe pala kosovare është marrë të premten në takimin që ka zhvilluar Komisioni qeveritar për persona të pagjetur me delegacionin e Serbisë ku të dy grupet punuese me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar kanë biseduar për hapat e mëtutjeshëm sa i përket gërmimeve në Serbi.

Rikujtojmë se pala serbe kishte paralajmëruar se do në nis gërmimet në lokacionin e quajtur Jalovishte në Serbi pa pa prezencën e palës kosovare me arsyetimin se më nuk është i ndjeri akademiku Pajazit Nushi, i cili ka qenë pjesë e Grupit punues për persona të pagjetur.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i palës kosovare duke thënë se çdo gërmim vlerësues pa palën kosovare për ta është i papranueshëm.

Për këtë shqetësim e kishin ngritur zërin edhe familjarët e të zhdukurve duke konsideruar se Komisioni qeveritar për të pagjeturit duhet të bëjë përpjekje dhe të insistoj që me çdo kusht të jetë aty.

Sipas të dhënave që ka KosovaLive ende figurojnë të zhdukur rreth 1.600 persona fati i të cilëve nuk është zbardhur edhe 16 vite pas luftës./KosovaLive

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron një pistoletë

Policia e Kosovës njofton se sot ka realizuar një urdhër-kontroll në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, ku është...

Malishevë: Dyshohet se vazhdimisht ushtroi dhunë psikike dhe tentoi ta rrah nënën, arrestohet

Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën e tij. Policia...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit