18.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Me propagandë gebellsiane kundër opozitës

Nga Bilall Sherifi – Sekretar i NISMA për Kosovën

Përpjekjet e pandalshme të  pushtetit me qëllim që e vërteta për marrëveshjet e saj me Serbinë dhe Malin e Zi të mos depërtoj në popull dështuan. Ky dështim e ka tërbuar pushtetin aq shumë, sa që për të mbijetuar më tej ka filluar tani të shërbehet edhe me mjete propagandistike të arsenalit Gebellsian kundër opozitës.

Në funksion të mbijetesës së pushtetit të tyre, në stilin Gebellsian, kanë shpikur dhe shpërndarë gënjeshtrën e madhe se: “Opozita e Kosovës është duke vepruar me skenar të shërbimeve ruse për të destabilizuar vendet e ballkanit perëndimor”. Këtë gënjeshtër e plasoi Lutfi Haziri dhe e përsëriti Hashim Thaçi. Sipas të gjitha gjasave do ta përsërisin sërish në të ardhmen por kush do ta ketë radhën ta përsëris atë do të shohim ditëve në vazhdim.

Për të fshehur qëllimin e vërtetë të naziztëve, e që ishte mbrojtja e pushtetit, Gebellsi i cili ishte arkitekt i filozofisë së propagandës naziste, së pari barazoi shtetin me pushtetin. Pra, sipas filozofisë së tij, “shteti ishte vet pushteti” dhe “pushteti ishte vet shteti”.

Edhe këta dy, Lutfiu dhe Hashimi, sikur Gebellsi, së pari e barazojnë shtetin me pushtetin. Sipas tyre, vetëm kur ata janë në pushtet kemi shtet, po ranë ata nga pushteti padyshim që bie edhe shteti. Prandaj, janë hedhur në sulm propagandistik, për të mbrojtur “Shtetin e Pushtetit” të tyre dhe jo shtetin e të gjithëve sepse për ta, shteti, pa ta në pushtet nuk ekziston.

Filozofia e Gebellsit thotë që gënjeshtra duhet të jetë e madhe dhe duhet të përsëritet shumë shpesh, në mënyrë që atë dikur ta besojnë edhe të tjerët. Pikërisht këtë po e bëjnë Lutfiu dhe Hashimi, shpikën dhe e shpërndanë një gënjeshtër, edhe atë jo një dosido por një gënjeshtër të madhe se: “Opozita po vepron me skenar të shërbimeve ruse”.

“E vërteta, thotë Goebbelsi është armiku vdekjeprurës i gënjeshtrës prandaj e vërteta është gjithashtu armiku më i madh i shtetit” .

Këtë e din mirë edhe “Pushteti Shtet” i Lutfiut dhe Hashimit, prandaj, kanë shpikur, shpërndarë dhe po e përsërisin gënjeshtrën e tyre, në mënyrë që përmes gënjështrës të luftojnë të vërtëtën e marrëveshjeve të tyre me Serbinë dhe Malin e Zi.

Kjo filozofi ashtu siç nuk e ka ndihmuar dot as arkitektin e saj Paul Joseph Goebbels, nuk do ti ndihmojë as Lutfiut dhe Hashimit të cilët po shërbehen me këto mjete propagandistike.

P.S. Përkthim i thënënjes së Gebellsit për Gënjeshtrën:

“Nëse dikush e lëshon një gënjeshtër të madhe dhe e përserit atë mjaft shpesh, dikur do ta besojnë edhe të tjerët. Gënjeshtra mund të përdoret për aq sa i duhet shtetit ta mashtroj popullin për pasojat politike, ekonomike dhe ushtarake. Prandaj, është me rëndësi jetike për shtetin që të përdor tërë pushtetin për shtypjen e mendimeve ndryshe. E verteta është armiku vdekjeprurës i gënjeshtrës, prandaj e vërteta është armiku më i madh i shtetit.”

Më Shumë

A do të luajë Mbappe në finalen e Kupës? Përgjigjet Enrique

Paris Saint-Germain mbylli me sukses Ligue 1. Skuadra nga kryeqyteti francez mbeti e pamposhtur jashtë shtëpisë në ndeshjet e ligës dhe tani po përgatitet...

9 vite pas ndarjes; Zayn Malik kujton fejesën me Perrie Edwards!

Zayn Malik ka folur së fundmi për marrëdhëniet e tij të kaluara nga prishja e fejesës me Perrie Edwards deri te mirëpritja e një...

Lajmet e Fundit