Reagojnë historianët: Turp i madh, manipulimi me listat e luftëtarëve

Pas publikimit të listave të dëshmorëve, veteranëve, pjesëtarëve dhe invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”- Dega në Deçan, duke konsideruar se është shkelur mbi kontributin e atyre që dhanë në luftën e fundit.

“Publikimi i listave të veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit, është një dëshmi se kontributi i atyre djemve dhe vajzave që kapën pushkën dhe u rreshtuan në kauzën kombëtare, e sot në Kosovën e lirë e të pavarur të mos vlerësohet, është turp shumë i madh”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Sipas historianëve është turp i madh dhe i pashlyeshëm të mos ju njihet e drejta e luftëtarit atyre që kanë shkuar në Shqipëri për armatim, duke rrezikuar jetën e tyre, pastaj duke u rikthyer në Kosovë dhe duke qëndruar në ballë të pikave të luftës posaçërisht nga fundi i muajit maj e deri në gjysmën e muajit shtator 1998 (fjala është për Isniq).

“Në mesin e tyre ka njerëz që kurrë nuk e kanë parë frontin e luftës me sy, e as që e kanë ditur se ku janë pikat e luftës. Marre mos me ju njofto kontributi atyre që luftuan dhe që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës. Historia një ditë, do t’i dënoj ata që shkelen mbi kontributin e tjetrit”, thuhet në reagim të histirianëve të cilët i konsiderojnë listat e veteranëve të manipuluara./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit