18.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Huffington Post/ Shqipëria, tokë artistësh

Piktori Ali Oseku (foto sipër) ulet dhe pi një kafe në orën 11.00 çdo ditë nga e hëna në të premten, në kafen e bukur të Piazza –s, në perëndim të Tirana International Hotel, në sheshin Harri Truman. Piazza ka qenë bar –restoranti i parë elegant gjatë kohës së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Të hënën e 5 tetorit e takova Ali Osekun në kafe Piazza. Po më priste. Piktori i qeshur më inkurajon të pi raki dhe unë i thashë menjëherë po pijes alkolike më popullore në Shqipëri, të bërë nga rrushi dhe kumbullat, pasi tek e fundit kushton vetëm vetëm 150 Lek ose afro 1 Euro. Bashkëshortja e zotit Oseku është menaxhere e kafe Piazza –s. Në vitin 1991 gazeta “The New York Times” u kujtonte lexuesve të saj se afro 18 vjet më parë Ali Oseku ishte piktori më i njohur në Shqipëri në moshën 28 –vjeçare.

I drejpërdrejtë, pozitiv, transparent, konstruktiv, z. Oseku ka lindur në Tiranë në vitin 1944. I burgosur për 3 vjet gjatë diktaturës, z. Oseku pikturoi Enver Hoxhën, portreti 8 me 10 metër, më i njohuri i tij në vitin 1987 pas vdekjes. Për z. Oseku – i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë të moshës 28 dhe 30 vjeç –familja është më e rëndëishmja, pasi i jep stabilitet dhe rehati, mbi të cilën ai ndërton krijimtarinë e tij. Presidenti amerikan Xhorxh Bush, shkrimtari Ismail Kadare dhe kryeministri Edi Rama kanë blerë piktura të tij. Atij i pëlqen të përshkruajë hapësira të hapura me një pasion për strukturën dhe për qëndrueshmërinë.

Pas 30 minutash artisti Ali Oseku më drejton për në studion e ti. Në pjesën e pasme të kafe Piazza, z. Oseku na ngjit në katin e shtatë, një goxha ushtrim i përditshëm ky. Studioja e tij që sheh nga lindja është e ndriçuar dhe sheh nga malet. Në dy dhoma të mëdha dhe të vogla aim ban më shumë se një mijë piktura. Këto ditë, i sapo tërhequr nga Fakulteti i Arteve të Bukura, ai punon rreth 5 orë në ditë. Artisti e heq këmishën dhe vesh një bluzë. Tirandet i mban gjithnjë. Ndez muzikën, është klasike ose xhaz. Njeriu zhduket. Dhe unë takoj gjeniun në uniformën e tij. Ulem divanin dyvendësh të studios së tij. E sodis duke lëvizur nxitimthi, ankthshëm, duke tranportuar telajon e tij 2 me 3 metër nga njëra anë e dhomës së madhe tek ana tjetër. Është në formë. Gjeniu në studion e tij nuk është vetëm një piktor. Ai është filozof, një poet i rrethuar mes literaturën dhe muzikën me të mirë botërore.

Disa ditë më vonë i bëra një vizitë Kledios, dyqanit që gjendet në rrugën Abdyl Frashëri në ish –Bllok – jo larg sheshit Wilson – ku z. Oseku blen bojërat dhe penelat. Jola, shitësja që punon nga mëngjesi deir pasdite më vendos në drejtimin e duhur. Z. Oseku zakonisht vjen çdo tre muaj rreth mesditës, pas kafesë së tij në Piazaz. Ai blen 45 tubetë 200 ml me 45 ngjyra të ndryshme të bojës britnaike Winsor&Newton, të cilën ai e preferon përpara bojërave italiane që gjenden gjithashtu në dyqan. Piktori ka shije, Ëinsor&Neëton renditet e treta në botë për prodhimin e bojërave më të mira, dy të parat janë amerikane. Penelat e tij janë “made in China”. Vepra e tij është “made in Albania”.

Z. Oseku mbështet evolucionin, jo revolucionin. Ai admiron Napoleon Bonapartin, përbuz Maksimilian Roberspierrin. Nuk merret me elitën politike të sotme. Cili është ndryshimi mes një artisti dhe një piktori? – e pyes. “Ledi Gaga është një artiste, më thotë, “unë jam piktor”. I them mirupafshim gjeniut në studion e tij. Ai më thërret “kameradë”. Do të takohemi edhe një herë javët e ardhshme dhe do të pi një tjetër Raki “për shëndetin tuaj”, Maestro.

E pyeta piktorin Ali Oseku cili ishte artisti i tij i preferuar. Ai më prezantoi me piktorin Mikel Temo në kafe Piazza. Z. Temo më shpjegoi që, ndryshe nga gjuhët e tjera, në shqipq një artist që merret me piktorë quhet “piktor”, në krahasim me dikë që merret me ngjyrosjen në idustri apo ndërtim i cili është një “bojaxhi”. Z. Temo ka lindur në vitin 1962 në Korçë dhe e ka përfunduar Doktoraturën e tij për Psikologji Arti në vitin 2000. Ai ka jetuar në Paris në vitet 1996 – 2000 dhe më vonë në Kanada nga 2000 deri në 2015. Ai kombinon portrete mbresëlënës abstrakte dhe realiste.

Piktori Mikel Temo na merr nga kafe Piazza të martën e 6 tetorit 2015 pasi ne kishim mbaruar makianton dhe kishim pirë Raki, e dyta për mua këtë javë. Hipim në Audin e zi A2 me sedilje të kuqe, prodhim i 2005 që e ka blerë të përdorur dhe i drejtohemi studios së tij. Studioja e z. Temo është në zonën e Komunës së Parisit, ku një duzinë piktorësh janë të përqendruar në studio të përbashkëta pak blloqe në perëndim të stadiumit Selman Stërmasi. Studioja e z. Telo gjendet në një pallat të ri pranë tre atelieve të skulpturave. Ai duket i impresionuar nga lartësua e ateliesë, në të cilën u ndërtua monumenti “Nënë Shqipëri” në vitin 1972. Ashtu si z. Oseku, z. Temo është profesor në Fakultetine Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve, ku jep grafik dizajn për piktorët e ardhshëm.

Të mprehta dhe të sofistikuara, pikturat e z. Temo janë ekspozuar në mbarë Europën dhe në Amerikën e Veriut. Ai më shpjegon se një pikturë e tij 0.09 m2 është shitur për 500 euro, po aq sa e Ali Osekut. Në vitin 2004 disa producentë të Hollivudit morën me qera disa piktura të tij abstrakte nga ekspozita e Vankuverit për t’i përdoru në filmin Catëoman, për 15 mijë dollarë. Z. Temo ka studiuar me kryeministrin aktual, Edi Rama, ish –Ministër i Kulturës dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, gjithashtu një piktor në Tokën e Artistëve.

Bëra një vizitë në Akademinë e Shkencave të martën e 7 tetorit 2015. Akademia e Shekncave ndodhet në një ndërtesë që në fillim u ndërtua si Parlamenti i Parë Shqiptar në vitin 1921, vetëm 9 vjet pasi Shqipëria u bë vend i pavarur pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, pjesë e të cilës ishte për 5 shekuj. Gjatë viteve 1930 ndërtesa ka qenë rezidenca zyrtare e Mbretit Zog dhe familjes së tij, i cili e drejtoi vendin nga viti 1925 derisa Benito Musolini e pushtoi Shqipërinë në vitin 1939. Në akademi takova sekretarin Vasil S. Tole, një muzikant i njohur dhe mik i ngushtë i piktorit Maks Velo. Librat e z. Tole janë shpesh të ilustruar nga z. Velo, çka konfirmon shijen e madhe në veprat e artit. Nga z. Tole mora dy libra arti të z. Velo. 30 minuta më vonë gjendem i ulur me presidentin e Akademisë, Muzafer Korkutin, arkeologun më të njohur të vendit, të specializuar në artin shkëmbor. Shiqja e z. Korkuti është përkthyer me mjeshtëri në anglisht nga përkthyesi Edmon Cane. Z. Korkuti me shpjegon se shkrimtari Ismail Kadare është anëtar i Akademisë së Shkencave. Gjithësesi, anëtarët mbi moshën 75 vjeç konsiderohen në pension.

Çmimi Nobel në Letërsi do të jepet gjatë ditës. Ekipi i futbollit të Shiqpërisë do të luajë një ndeshje jektike kundër Serbisë në mbrëmjë. Është një ditë e mbushur plot emocione dhe ankth. U largova në mesditë nga Akademia. Vetëm 5 minuta më vonë mbërrita në Galerinë Kombëtare te Arteve ku më priste Maks Velo. /Jaime Pozuelo-Monfort – Huffington Post – Përgatiti Lapsi.al/

Më Shumë

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Një muaj paraburgim për shoferen e cila dyshohet për vdekjen e dy personave në Shirokë të Suharekës

Gjykata Themelore në Prizren e ka aprovuar kërkesën për një muaj paraburgim ndaj shoferes e cila është e dyshuar për vdekjen e dy persona...

Lajmet e Fundit