21.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Fillon java e të ushqyerit me qumësht gjiri në Kosovë

Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Dr. Currë Gjocaj, drejtori i Spitalit të përgjithshëm të Prizrenit, Dr.sc. Afrim Avdaj dhe zëvendësshefi i UNICEF-it për Kosovë, James Mugaju, të enjten në Spitalin e Prizrenit kanë hapur aktivitetet e shënimit  të “Javës së të ushqyerit me gji të nënës ‘Drejtori i përgjitshëm i Spitalit në Prizren, Dr.sci.  Afrim Avdaj, në emër të stafit menaxhues dhe personelit të spitalit ka falnderuar UNICEF-in që spitalin e Prizrenit e ka  përzgjedhur për promovimin e aktiviteteve të javës së të ushqyerit me gji të nënës, ndërsa drejtorin e përgjithshëm të SHSKUK-së, Dr. Curr Gjocaj, për angazhim dhe përkrahjen e realizimit të reformave në shëndetësi dhe arritjen e cakut të duhur.

”Ne jemi të përkushuar që të bëjmë më të mirën e mundshme në shëndetësi. Besoj se ky përkushtim i të gjithë neve do të rezultojë me sukseset që janë synimet në  agjendën tonë të përbashkët për krijimin e kushteve sa më të mira për punë dhe shërbime sa më cilësore për pacientë”,- theksoi drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Dr. sci. Afrim Avdaj.

Zëvendësshef i UNICEF-it për Kosvë, James Mugaju, e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm këtë javë, duke shprehur përkushtimin e vazhdueshëm të përkrahjes për shëndetin e fëmijëve në Kosovë.”Ne si UNICEF ju konsiderojmë si një model i mirë për vizionin dhe angazhimin për të pasur njësistem më të mirë shëndetësor në Kosovë.  Shoh se punën e bëni me pasion dhe dëshirën për të bërë  ndryshime, dhe që ky ndryshim e bën dallimin në jetë. Të gjithë duhet të angazhohemi dhe të punojmë për një Kosovë të fuqishme dhe me fëmijë të shëndoshë, sepse  ata janë e ardhmja e Kosovës’,-pohoi zëvendësshefi i UNICEF-it, James Magaju, duke shprehur mirënjohje për stafinmenaxhues dhe gjithë personelin e Spitalit të Prizrenit.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Dr. Currë Gjocaj,  këto aktivitete i  ka vlerësuar si ngjarje të një mesazhi jashtëzakonisht të rëndësishëm për fëmijët që po riten nga nënat tona.”Jemi shtet i ri dhe kemi pasur mangësi,por kemi edhe rritje substanciale në shëndetësi, kemi ndërtuar politikat vizionare, kemi përmirësuar defektet ligjore dhe jemi në fillim të reformave të reja në shëndetësi, dhe në këto refarorma pa dyshim se vend kyç zenë shëndeti i nënës dhe fëmijëve.  Është kënaqësi që dy vitet e fundit nuk kemi asnjë vdekje maternale dhe kemi ulje të ndjeshme të vdekshmërisë prenatale.

Ky është rezulltat i punës dhe angazhimit të punëtorëve  shëndetësor dhe bashkëpunimit me agjencione dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare,  nëveçanti UNICEF-in, për bashkëpunimi dhe përkrahjen e vazhdueshme që është duke dhënë jo vetëm për këtë fushë shumë të rëndësishme që lidhet me shëndetin e fëmijëve dhe nënave, por edhe fushat tjera siç është vaksinimi i fëmijëve.

Ne do të angazhohemi që këtë javë ta përcjellim mesazhin kryesor se gjidhënja është shumë e rëndësishme, jo vetëm si koncept i ngopjes së fëmijës, por edhe ruajtja e fëmijës prej sëmundjeve të ndryshme”, theksoi drejtori i përgjithshëm i SHSKUk-së, dr. Curr Gjocaj, duke dhënë edhe fjalë miradie për Spitalin e Prizrenit, i cili veqohet për suksese të jashtëzakonshme dhe që është zgjedhur si  fokus për promovimin e gjidhënjes dhe që do të reflektojnë edhe te të tjerët. Aktivitetet kanë vazhduar me vizitën e lehonave me fëmijët e porsalindur hde shpërndarjen e nganjë buqete me lule të freskëta.

Më Shumë

Egzon Pireci publikon këngën e re

Këngëtari Egzon Pireci ka lansuar projektin e tij të radhës. Kënga mban titullin “Për ty jam betu” dhe i referohet çifteve të martuara. https://youtu.be/ND4BQG-zdAc?fbclid=IwY2xjawC1i9RleHRuA2FlbQIxMAABHTf30cngwp7vdNTzlHnGxQKJCmlN6_586TdK7tUo6QzHh0_WtQ5OCM7UCw_aem_AdS3WMbO2apfTwTXA6ANETEQJdvBv-_29N1MJ1-5mxEnjIftVTx5E4cl3SRfV28AmJKt07iVTEH_MKC_o7PbXBtB Marketing https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/kompleksi-newco-elan-ofron-banesa-te-endrrave-tuaja-ne-zemer-te-prizrenit/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/

9 vite pas ndarjes; Zayn Malik kujton fejesën me Perrie Edwards!

Zayn Malik ka folur së fundmi për marrëdhëniet e tij të kaluara nga prishja e fejesës me Perrie Edwards deri te mirëpritja e një...

Lajmet e Fundit